BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

2 posters

    Lirohet Ingrid Betancourt!!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Lirohet Ingrid Betancourt!!

    Mesazh nga LePuRuShJa 3/7/2008, 10:42




    Ish-kandidatja presidenciale nė Kolumbi, Ingrid Betancourt, e cila mbahej peng nga rebelėt majtistė qė prej gjashtė vjet e gjysėm, ka mbėrritur nė njė bazė ushtarake nė Bogota, pasi u lirua nė njė operacion tė ushtrisė kolumbiane.

    Ajo dukej mirė dhe kishte veshur rroba ushtarake.

    Ajo falenderoi trupat e ushtrisė pėr operacionin e lirimit tė pengjeve, tė cilin e quajti tė pėrsosur.

    "Ushtarėt dukeshin si rebelė tė Farcut. Ata flisnin si rebelėt dhe disa prej tyre kishin bluza me imazhin e Che Guevarės. Hipėm nė helikopter me shumė vėshtirėsi sepse ata na lidhėn duart dhe kėmbėt. Papritur ata i asgjesuan rebelėt dhe komandanti i operacionit na tha se ishim tė lirė", tha Ingrid Betancourt.

    Zonjusha Betancourt, e cila ka edhe nėnshtetėsi franceze ishte ndėr 15 pengjet e liruara, tre prej tė cilėve shtetas amerikanė.

    Ajo ishte rrėmbyer gjatė fushatės presidenciale nė vitin 2002.

    Disa nga pengjet qė mbėrritėn nė Bogota u liruan pasi u mbajtėn pėr mė shumė se dhjetė vjet.

    Presidenti Bush e falenderoi homologun e tij kolumbian, Alvaro Uribe, pėr lirimin e ish-kandidates presidenciale Ingrid Betancourt dhe pengjeve tė tjera.

    Ai e quajti zotin Uribe udhėheqės tė fortė.

    Zotin Uribe e vlerėsoi lart edhe presidenti francez Nicholas Sarkozi, i cili e kishte shndėrruar lirimin e zonjushės Betancourt nė prioritet tė politikės sė jashtme.

    Zoti Sarkozy iu bėri thirrje rebelėve tė FARC-ut qė t'i jepnin fund asaj qė ai e quajti luftė absurde.

    Nė njė fjalim televiziv presidenti Alvaro Uribe falenderoi ushtrinė pėr kėtė operacion qė, siē u shpreh ai, ishte kryer pa asnjė tė shtėnė arme.

    Ai iu bėri thirrje rebelėve qė t'i lironin pengjet e tjera dhe tė pranonin ftesėn e qeverisė kolumbiane pėr vendosjen e paqes.

    Ky operacion i pazakontė pėr lirimin e pengjeve tregoi qėndrimin e ashpėr tė presidentit kolumbian Alvaro Uribe ndaj gurerilasve tė majtė, tė cilėt i patėn vrarė edhe tė atin.
    Tironsja
    Tironsja
    ♫ Anėtar/e ♫
    ♫ Anėtar/e ♫


    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 09/03/2008
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 78
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 23
    <b>Votat</b> Votat : 4

    Buzqeshje Re: Lirohet Ingrid Betancourt!!

    Mesazh nga Tironsja 6/7/2008, 09:18

    Ingrid Betancourt nė Francė, pritet nga Sarkozy


    Ish-kandidatja presidenciale nė Kolumbi e liruar nga pengmarrja ditėn e mėrkurė Ingrid Betancourt, ka mbėrritur nė Francė, vendin ku ėshtė rritur. Avioni presidencial me tė cilin udhėtoi ajo u ul nė aeroportin ushtarak tė Villacoublay, jashtė Parisit.

    Gruaja, e mbajtur peng pėr vite u prit me dashuri nga presidenti francez Nicolas Sarkozy dhe gruaja e tij, Carla Bruni, tė cilėt e pėrqafuan atė, sapo u shfaq nė shkallėt e fundit tė avionit.

    “E gjithė Franca ėshtė e lumtur t’ju pėrqafojė dhe ėshtė krenare pėr ju. Lirimi ėshtė njė mesazh i mirė shprese”- tha presidenti Sarkozy.

    Betancourt nuk e ka fshehur mallėngjimin pėr pritjen qė iu bė. “Kam pritur 7 vjet pėr tė jetuar kėto ēaste, kaq intensive, kaq tė pashpjegueshme me fjalė. Ju detyrohem tė gjithėve, i detyrohem gjithė Francės. Kam qarė aq shumė gjatė kėtyre kohėve, nga dhimbja dhe nga indinjata. Sot, vazhdoj ende tė qaj, por kėsaj radhe nga gėzimi”.

    Kėto kanė qenė fjalėt e para qė tha gruaja, tashmė e famshme nė gjithė botėn.

    Pastaj ajo i ka kėrkuar ndihmė Sarkozy pėr lirimin e njė numri shumė tė madh pengjesh, qė provojnė vuajtje pa fund.

    Senatorja u nis nga Bogota me tė ėmėn, motrėn, fėmijėt dhe bashkėshortin. Me ta ka qenė edhe ministri i Jashtėm francez Bernard Kouchner.

    Javėn e ardhshme, ajo do tė pritet nga Papa, qė i ka nisur njė mesazh pėrgėzimi pėr lirimin e saj.

      Ora ėshtė 28/4/2024, 18:21