BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Bebe tė kėnaqura? Po, pas njė masazhi

    Tironsja
    Tironsja
    ♫ Anėtar/e ♫
    ♫ Anėtar/e ♫


    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 09/03/2008
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 78
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 23
    <b>Votat</b> Votat : 4

    Pikpytje Bebe tė kėnaqura? Po, pas njė masazhi

    Mesazh nga Tironsja 6/7/2008, 09:25

    Qetėson fėmijėn, por ėshtė edhe njė mėnyrė e mirė komunikimi mes nėnės dhe foshnjes, qė pėrpiqen tė njihen mė mirė dhe tė vendosin njė raport afektiv mė tė thellė. Dhe jo vetėm. Rivendos kontaktin e ndėrprerė “dhunshėm” gjatė lindjes, aq mė tepėr nėse ky proces ėshtė ndėrlikuar nga ndonjė cezarian, apo fėmija ka ndenjur nė incubator.

    Po flasim pėr masazhin e bebeve, qė nuk kėrkon ndonjė pėrgatitje tė madhe dhe parashikon ca veprime tė thjeshta dhe delikate. E rėndėsishme ėshtė tė gjesh momentin e duhur.

    Ėshtė mė mirė qė ta evitosh kur ka uri, sepse kjo do ta nervozonte, ose menjėherė pas ngrėnies, pasi rezikon ta nxjerrė qumėshtin. Mirė, sipas specialistėve do tė jetė pasi ka bėrė banjė, apo sapo i keni ndėrruar panolinon. Ėshtė mirė qė edhe ambienti pėrreth tė jetė i qetė. Psh tė mos ketė zile telefonash, apo prani njerėzish tė tjerė.

    Pėr tė arritur rrėshkitshmėrinė e duarve mund tė pėrdorni krem, apo vaj pėr fėmijė. Duhet bėrė kujdes qė veprimet qė kryeni tė sjellin qetėsi dhe jo bezdi.

    Disa veprime qė mund tė provoni janė:

    Mbi gjoks. Vendos pėllėmbėt e duarve mbi kraharor, pastaj rrėshkiti drejt krahėve me lėvizje tė vogla rrethore.

    Nė bark. Me pėllėmbėn e dorės nisu nga zona rreth kėrthizės dhe bėj lėvizje nė formė spirale, derisa tė formosh njė rreth.

    Nė shpinė. E vė fėmijėn pėrmbys dhe i pozicionon duart nė qendėr tė shpinės dhe bėn lėvizje nė mėnyrė diagonale.

    Krahė dhe duar. Merr dorėn e fėmijės dhe rrėshket gishtin e madh nga pulsi drejt gishtave. Mė pas duke mbajtur dorėn e tė voglit ndalo dhe kalo dorėn tėnde pėrgjatė krahut duke shkuar drejt pulsit dhe pastaj drejt shpatullės.

    Kėmbė. Duke mbajtur tė palėvizur kaviljen me njė dorė, me tjetrėn masazhon shputėn e kėmbės, nga thembrat drejt gishtave, pastaj masazhon gishtat me rradhė, duke i shtrėnguar butėsisht mes gishtit tė madh dhe treguesit.

    Edhe pėrgjatė kėmbės kryej tė njėjtat lėvizje si tek krahėt, nga kavilja drejt kofshės dhe anasjelltas.

      Ora ėshtė 2/5/2024, 03:04