BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Bojken Lako: Po shijoj lirinė!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Bojken Lako: Po shijoj lirinė!

    Mesazh nga LePuRuShJa 18/9/2009, 11:02

    Bojken Lako: Po shijoj lirinė! 1253213084-bojken-lako-po-shijon-lirin


    Albumi i ri, bashkėpunimet, koncertet, tregu muzikor. Bojken Lako na njeh dhe me njė ditė tė tijėn, me njerėzit qė ai do t'i ketė pranė.


    60 minuta me Bojken Lakon:



    Ėshtė njė ndėr ata persona, pamja e tė cilėve nuk lė shteg pėr tė thėnė mė shumė nga ē'duket. Jashtė skenės, po. Jashtė saj, kėngėtari rebel i rock-ut ėshtė i thjeshtė, i ēlirėt, i drejtpėrdrejtė dhe nė pak minuta tė duket sikur e njeh prej kohėsh.Nė kėtė intervistė pėr "Shekulli"-n nuk ndalet vetėm tek albumi i ri, bashkėpunimet, koncertet, tregu muzikor. Njė orė me Bojken Lakon na njeh me njė ditė tė tijėn, me njerėzit qė ai do t'i ketė pranė.


    Bojken, u bė njė muaji qė ke hedhur nė qarkullim albumin e ri, "Rrugė". Si po shkon shitja?


    Nuk kam njė pėrgjigje tė saktė pėr kėtė pyetje, pasi albumi ka vetėm pak kohė qė ėshtė publikuar. Nga reagimet e njerėzve kam kuptuar se kėnga "Rrugė", ajo "Nuk ka humbur parajsa" dhe "Jeto sot kėtė ditė", tė cilat janė bėrė edhe video, janė pėlqyer shumė.


    A ėshtė njė album rock, apo pėrfshihen edhe alternativa tė tjera?


    Unė nuk jam fanatik i muzikės rock dhe nuk krijoj vetėm kėtė lloj muzike. Nė kėtė pėrmbledhje ka njė pėrzierje tė shumė rrymave.Ka rock tė pastėr, tė cilin e luaj me grupin tim (The fish) nė koncerte live, por edhe kėngė tė regjistruara qė tregojnė tendenca drejt elektronikes, dance-it, motiveve popullore. Artisti ėshtė gjithmonė nė proces kėrkimi, tė sė resė, tė rrymave ndryshe, pavarėsisht se nė ēdo krijim muzikor ndihet vula e autorit.


    Duket sikur ke njė lloj tėrheqjeje tė veēantė nga muzika tradicionale?


    Mendoj se sa mė tepėr tė mbėshtetesh nė tabanin muzikor tė vendit tėnd, aq mė origjinal je. Nė kėto momente kam njė bashkėpunim shumė tė mirė me grupin italian "Banda Adriatica", me tė cilėt eksperimentoj nė kombinimin e rockut me folklorin. Kėnga "Bullet" mund tė shėrbejė si njė shembull, i cili e dėshmon mė sė miri kėtė gjė.


    Pėrveē grupit "The fish" dhe "Banda Adriatica", ke disa bashkėpunime me kėngėtare tė reja. Si do t'i cilėsoje ato duete?


    Ka ca vite, qė kur punoja pėr "Top Fest"-in, qė kam filluar tė kompozoj pėr tė tjerėt. Kam pasur kėnaqėsi vitet e fundit tė zbuloj talente tė reja.Disa nga duetet qė pėlqej mė shumė i kam futur edhe nė kėtė album. Njėri prej tyre ėshtė me Ajkunėn dhe tjetri me Borėn. Kam tri kėngė, tė cilat i kam riorganizuar dhe riorkestruar me Ajkunėn, "Rrugė", "Asgjė e largėt" dhe "Merre lehtė".


    Ėshtė njė kėngėtare, tė cilėn e vlerėsoj shumė pėr sa i pėrket vokalit dhe personalitetit tė saj dhe mendoj se do tė arrijė tė bėhet dikush nė muzikė.


    Nė njė terren ku kėngėtarėt fshihen pas play back-ut, me grupet e rock-ut ndodh ndryshe. Pėrse e kanė mė tė lehtė tė japin koncerte live?


    Nė Shqipėri duhet tė zhvillohet shumė fusha e muzikės dhe koncerteve, nė mėnyrė qė kėngėtarėt tė luajnė live. Grupet e rock-ut e kanė mė tė lehtė, pasi janė mė kompaktė dhe artistėt punojnė mė shumė pėr ta mbajtur tė bashkuar grupin. Ėshtė edhe mė e kushtueshme pėr kėngėtarėt qė tė bėjnė njė grup qė nuk i pėrket rock-ut.


    Cili ka qenė koncerti qė nuk mund ta harrosh?


    Vjet nė gusht kam qenė nė Itali me "Banda Adriatica" dhe kemi dhėnė koncert nė 22 komuna tė Leēes. Ishte njė festival shumė i madh, i organizuar shumė mirė dhe kishte 20 mijė vetė. Jam ndjerė me tė vėrtetė mirė ato ditė.


    A ke nostalgji pėr muzikėn e viteve '90 nė Shqipėri, vit nė tė cilin krijove grupin tėnd?


    Ngaqė ėshtė shtuar shumė prodhimi muzikor nė Shqipėri, 80% e materialeve janė komerciale, por 20% tjetėr sa vjen e po zhvillohet mė shumė. Ajo e viteve '90 ishte pikėnisja e lindjes sė rrymave muzikore ndryshe, kurse tani muzika e vėrtetė sa vjen e zhvillohet.


    Cilėt emra tė muzikės botėrore ndjeje afėr atėherė?


    "U2" janė ata qė ende vazhdojnė tė bėjnė muzikė shumė tė mirė. Por unė jam rritur me "The doors", Michael Jackson, "Beatles", David Boy, Duran Duran. Ajo qė unė pėlqej dhe pėrzgjedh nuk u pėrket vetėm disa viteve. Muzika moderne dhe e realizuar mirė ndėr vite ėshtė ajo qė mė udhėheq edhe tani.


    Pėrmende emra qė i pėrkasin njė kohė kur muzika, ajo rock po ashtu, nuk ishte vetėm muzikė, po edhe mėnyrė jetese. Po tani?


    Nuk besoj se nė ditėt e sotme rock-u shikohet si njė mėnyrė jetese. Ata qė e pėlqejnė kėtė lloj muzike thjesht i bashkojnė disa ndjesi tė njėjta. Nė vitet '70, me kėtė muzikė konceptoheshin revoltat ndaj politikave tė ndryshme shoqėrore.


    Festivalet e mėdha tė atyre viteve ishin mė tepėr protesta tė rinisė pėr tė ndryshuar politikat, pėr tė ndaluar luftėn. Atėherė mund tė cilėsohej si mėnyrė jetese. E shoh tek vetja ime, unė nuk jetoj me sloganet: "Sex, drogė, rock&roll".


    Pse, si ėshtė njė ditė e Bojkenit sot?


    Pėr momentin po shijoj njė lloj lirie artistike, pasi nuk jam i angazhuar nėpėr punė fikse, nėpėr institucione me detyrėn e regjisorit. Jam i lirė dhe po punoj pėr krijimtarinė time, pėr disa artistė tė tjerė kryesisht tė rinj. Ka pasur njė periudhė tė gjatė qė unė kam punuar shumė dhe kam qenė i kufizuar pėr sa i pėrket kohės sė lirė pėr tė bėrė muzikė, kurse tani jo.


    Qė prej njė viti nuk je mė vetėm. Si ka ndikuar jeta nė ēift?

    Jeta nė ēift ėshtė njė mėnyrė shumė e mirė pėr t'u ndjerė ngrohtė dhe tė kesh mbėshtetje, dhe pėr tė mposhtur vetminė.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 7/5/2024, 22:41