BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Bloomberg dhe Gates, 500 milionė dollarė pėr tė luftuar duhanin

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Bloomberg dhe Gates, 500 milionė dollarė pėr tė luftuar duhanin

    Mesazh nga Albatros 25/7/2008, 09:34

    Bill Gates, presidenti i Microsftit dhe Michael R. Bloomberg, janė shprehur dje nė njė konferencė shtypi se janė gati tė shpenzojnė 500 milionė dollarė pėr tė ndaluar pirjen e duhanit nėpėr botė.

    Kėtė herė, shumica pritet tė shpenzohen nė vendet e varfra si Bangladesh dhe vendet me tė ardhura tė mesme si Rusia. Nė njė pėrpjekje pėr tė ulur numrin e duhanpirėsve, fondacioni Bloomberg planifikon tė shpenzojė 250 milionė dollarė brenda katė viteve nga 125 milionė dollarė qė kishte dhuruar dy vite mė parė.

    Ndėrkohė qė nė vitin 1999, fondacioni Gates ka shpenzuar mė shumė se 2 miliardė dollarė pėr programet kundra SIDA-s dhe rreth 1.2 miliardė pėr malarien. Gates tashmė ka ikur nga puna e tij nė Microsoft pėr tė bėrė bamirėsi, dhe kėrkon edhe bashkėpunimin e filantropistėve tė tjerė.

    Kėto deklarata janė dhėnė nė njė konferencė tė pėrbashkėt nė Manhatan midis Gates dhe Bloonmbergut. Gates ka vite qė lufton pirjen e duhanit, por investimi i kėtij viti ėshtė njė drejtim i ri pėr Fondacionin Gates.

    Gates tha: “Unė jam optimist por gjithashtu edhe realist”.

    “Sikur gjithė paratė e botės tė pėrdoren sėrish do tė jetė e pamundur tė zhduket cigarja” – tha ai. “Por ky bashkėpunim kėkron tė shpėtojė disa jetė nga kjo epidemi vdekjeprurėse.

    500 milionė dollarėt do tė shpenzohen nė njė fushatė githėpėrfshirėse – tė quajtur Mpoėer – qė Bloomberg dhe Margaret Chan, drejtor i organizatės sė shėndetit kanė prezantuar nė Shkurt. Kjo fushatė ėshtė njė pėrpjekje pėr reduktimin e pėrdorimit tė duhanit tė iniciuar nga Bloomberg, Organizata Botėrore e Shėndetėsisė, Fondacioni i Mushkrive, etj.

    Njė ndėr masat ėshtė edhe nxitja e qeverive pėr tė rritur taksat e duhunit, tė ndalojnė duhanin nė vendet publike, tė bėjnė reklama antiduhan dhe tu ofrojnė njerėzve cigare tė tjera qė bėjnė tym por nuk janė tė dėmshme.

    Dr. Richard Peto, profesor epidemiologjie nė Oksford tha se kjo fushatė ėshtė ‘njė lajm i shkėlqyer”.

    “Mendoj se kjo do tė ndikojė nė zgjatjen e jetės sė miliona njerėzve dhe fėmijėve” – tha ai.

    Catherine Armstrong, zėdhėnėse pėr British American Tobacco – njė nga kompanitė e duhanit e fokusuar nė shitjen e duhanit nė botėn e tretė – nuk e ka komentuar drejtpėrdrejt kėtė iniciativė tė re. Por ajo tha: “Ne nuk kemi problem me organizatat qeveritare qė edukojnė publikun pėr rrezikun e cigareve”.

    Njė zėdhėns pėr Philip Morris, i cili prodhon Marlborot, markėn mė tė njohur nė botė tė cigareve, tha se kompania pranon qė fėmijėt tė mbahen larg cigareve por jo nėpėrmjet rritjes sė taksave.

    Bloomberg, themeluesi i njė prej stacioneve televizive mė tė rėndėsishme nė botė (Bloomberg), ka kohė qė ka shprehur antipatinė e tij kundėr duhanit.

    Gjatė kohės qė ai ka qenė nė krye tė bashkisė sė New Yorkut, ka marrė shumė masa antiduhan, pėrfshirė edhe ndalimin e duhanit nga baret dhe restorantet, dhe njė rritje shumė tė madhe tė taksave mbi duhanin.

    Fushata globale premton tė jetė njė luftė e vėrtetė. Cigaret janė njė burim i madh tė ardhurash jo vetėm pėr kompanitė publicitare por edhe pėr qeveritė nė botė. Nė Kinė dhe disa vende tė tjera, cigaret janė monopol shtetėror, dhe vendet me tė ardhura tė ulėta dhe tė mesme mbledhin rreth 96 milionė taksa nė vit nga cigaret.

    Vetėm 5% e vendeve nė botė kanė masa antiduhan. Por Dr. Peto tha se fushatat antiduhan kanė efekt edhe nė vendet qė nuk kanė masa antiduhan. Ai pėrmendi mijėra duhanpirės nė Kinė rreth viteve 1990 – “para se qeveria ta merrte seriozisht kėtė problem” – tha ai- ndėrkohė qė tani janė vetėm 20% e tyre.

    Nė Indi, ku prodhohet shumica e duhanit nė botė duhanpirėsit janė rritur. Dr. Peto tha se pothuaj askush nuk e ka lėnė duhanin. “India ėshtė aty ku ishte Kina nė vitet 1990” – tha ai.

    Duhanpirja nuk ėshtė shumė e pėrhapur nė Afrikė, ku vetėm 20% e meshkujve pijnė duhan rregullisht.

    “Kur doktorėt, gazetarėt dhe qeveritė e marrin seriozisht kėtė luftė, fillojnė ndryshimet” – tha Peto.

    Fokusi kryesor i Fondacionit tė Gates ėshtė shėndeti nė tė gjithė botėn, por deri mė sot ai ka qenė i pėrqėndruar nė sėmundjet infektive. Gates tha se ai “kishte parė vdekjet nga duhani por ishte i pasigurt se ēfarė duhej tė bėnte”. Lufta ndaj duhanit duhet tė pėrqafohet nga tė gjithė nė mėnyrė qė tė ketė efekt.

      Ora ėshtė 28/4/2024, 00:46