BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Edisoni, si gjeniu i llampės

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Edisoni, si gjeniu i llampės

    Mesazh nga LePuRuShJa 6/8/2008, 14:03

    Prezantohet nė Festivalin e Filmit nė Lokarno dokumentari “Ėndėrroja retė me ngjyra”. Ėshtė jeta e njė 9-vjeēari nga Shqipėria qė emigroi i vetėm nė Itali

    “Edison, mė quajtėn Edison, si njeriu qė shpiku llampėn elektrike”. Me kėto fjalė, Edison Duraj, njė fėmijė 9-vjeēar, i arratisur me gomone nga Shqipėria, fillon tė tregojė historinė e udhėtimit tė tij tė shpresės, nė spektaklin “Kėpucė”. Qė atėherė kanė kaluar 9 vjet. Janė realizuar disa variante tė kėtij tregimi, derisa u bė dokumentar qė do tė shfaqet nė Zvicėr. “Sognavo le nuvole colorate”, filmi dokumentar i regjisorit italian Mario Balsamo, me producent Thomas Torelli, ėshtė seleksionuar nė seksionin “Ici & Ailleurs” nė edicionin e 61-tė tė Festivalit tė Filmit nė Lokarno, 2008. Filmi i cili pak ditė mė parė u prezantua edhe nė Trani Film Festival, tregon 9 vitet e jetės sė djaloshit shqiptar nė Itali. Kthimi nė Shqipėri gjatė Krishtlindjeve vitin qė shkoi, qendrat e pėrkohshme tė pritjes, shkollat, shtėpia e Alessandros, mikut tė tij kineast, shtėpia nė Fier dhe vendet ku kaloi vitet e para tė fėminisė. Mes personazhit dhe personit Edison, nuk ka distancė dhe kjo krijon njė qark tė mbyllur mes krijimit dhe realitetit, mes jetės dhe prezantimit tė saj.

    Filmi ėshtė xhiruar nė Salento dhe njė pjesė nė Shqipėri, nė vendlindjen e protagonistit, Edison Duraj. Muzika mban firmėn e mjeshtėrve Francesco Libetta e Alessandro Santoro.

    Dokumentari e ka zanafillėn tek njė projekt social qė e pėrdori teatrin si instrumentin qė ndihmoi Edisonin tė ndėrtojė njė histori dhe njė identitet. Nė tė vėrtetė, nė krahė tė punės sė institucioneve, duke filluar qė nga Gjykata e tė miturve nė Leēe dhe nga qendrat qė mikpritėn djalin, njė ndihmė tė madhe pėr tė ka qenė laboratori teatral pranė njė shkolle tė mesme dhe spektakli “Kėpucė. Njė palė kėpucė tė reja pėr tė kaluar kanalin e Otrantos” (“Kėpucė. Un paio di scarpe nuove per attraversare il Canale d’Otranto”) pranė Universiteteit tė Leēes.

    Edisoni lindi nė Zhupan, nė njė fshat tė Fierit. U gjend nė njė plazh tė Salentos, kur ishte vetėm 9 vjeē, por rilindi nė skenė, nė teatėr. Jeta e shqiptarit, do tė prezantohet nė Lokarno, por jo vetėm. Sė shpejti do tė botohet edhe ditari i tij.

    Dokumentari “Ėndėrroja retė me ngjyra”, tregon se kinemaja dhe teatri mund tė bashkėpunojnė dhe ngrenė pyetje tė rėndėsishme. Mjafton toleranca zero pėr tė pėrballuar problemin e emigracionit? Nėse arrihet nė pėrfundimin se e vetmja zgjidhje realiste ėshtė integrimi, a ėshtė e mjaftueshme kur bėhet fjalė pėr fėmijėt? Mjafton t’u ofrosh vetėm njė vend pėr tė fjetur dhe pėr tė ngrėnė? Historia e Edisonit ėshtė mė sė shumti njė rast pėr tė reflektuar mbi ata qė duan njė palė kėpucė tė reja dhe retė me ngjyra.


      Ora ėshtė 2/5/2024, 12:30