BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Poezi kushtuar gjuhes Shqipe

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Poezi kushtuar gjuhes Shqipe

    Mesazh nga Vizitor 10/10/2009, 13:29

    GJUHA JONE

    Vellezer shqiptar!
    Te prekim urtesine,
    te zem' udhen e mbare
    te ngjallim Shqiperine.

    Shqiperia ka qene
    edhe po do te jete
    Po sot ne ditet tona
    te mete te mos kete.

    E ka nderuar zoti
    gjithnje Shqiperine
    ish fort mire qemoti
    do behet dhe tanine.

    Sa ishte trimeria
    n'ate kohe te vjetre
    kish emer Shqiperia
    sa s'kish ndonje vend tjeter.

    Sa burra kordhetare
    ka nxjerre Shqiperia
    me pastaj e me pare
    c'i shkruan historia!

    Ajo ish koh' e zjarrte
    Dhe kish mundime teper
    po sot pende dhe karte
    na duhet,nuke tjeter.

    O burra,shqipetare
    te marrim diturite
    se s'eshte koh' e pare
    tani lipsete drite.

    Te shkruajm gjuhen tene
    kombine ta ndritojme
    gjithe c'eshte e c'ka qene
    ngadaleze ta msojme.

    Pa shihni c'gjuh e mire
    sa shije ka e hije
    c'e bukur' edh' e lire
    si gjuhe perendie.

    Shum' e bardh kjo dite
    per gjithe shqipetaret
    do na sjell nje drite
    qe s'e kishin te paret.

    Kjo drite do na bjere
    te gjitha miresite
    dhe gjithe do t'i ngrere
    demet e marrezite.

    Si lum kush ze te mbjelle
    lum kush ve kete peme!
    Se kjo ka per te pjelle
    s'mbulohete me reme.

    NAIM FRASHERI
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: Poezi kushtuar gjuhes Shqipe

    Mesazh nga Vizitor 10/10/2009, 13:29

    GJUHA SHQIPE

    MBLIDHMANI GJAKUN

    Nje plage plumbi
    nje varge shpate
    dhe fshehtaz helmi;
    ca fjale u shkoqen
    ca rrokje rane
    ...po thelbi mbeti

    Fjalet e shqipes si zaje lumi
    rruges e bjerren gjithcka te tepert
    gjithcka te qullet;
    ngjizur e lidhur si eshtra trupi
    dhe gjaku curke.

    Kullojne fjalet.Ajri perflaket.
    Mblidhni gjakun.

    XHEVAHIR SPAHIU
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: Poezi kushtuar gjuhes Shqipe

    Mesazh nga Vizitor 10/10/2009, 13:30

    GJUHA SHQIPE

    Kur ne sulm hodhen turqit
    Hordhite e pambaruara
    Keshtjellat e sintakses
    S'i muar qe s'i muar.

    Kur pane se gjuhes
    S'i hodhen dot prangat
    Leshuan drejt saj
    Gjithfare merimangash.

    Parashtesa e pjeseza
    E lidheza se prapthi
    Te bukuren gjuhe
    Ta benin leshharpi.

    Te te benin ty,donin
    Shqiperi,memece
    Po ja,erdhi Naimi
    Si yll mbi ty ecte.

    Doren e zbehte
    Mbi ball ta vuri
    Te te hiqte zjarrllekun
    Prej te semuri.

    Dhe vdisnin pjesezat
    Thaheshin merimangat
    Ndriste si perlat
    Poezia e madhe.
    ISMAIL KADARE
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: Poezi kushtuar gjuhes Shqipe

    Mesazh nga Vizitor 10/10/2009, 13:30

    Gjuhes shqype

    Gjuh' e ambel,gjuh' amtare,
    Je ambla gjuh' shqyptare!
    Gjuh' e nalt' per Perendi,
    T'cilit nder koh't qe kahmot shkuene
    Mbi Tomorr te perdoruene:
    Gjuh' e ambel,plot dashtni!

    Gjuh' e shejt' e kaq e mocme,
    Gjuh' sakole**der n'dit t'socme
    Shoqen tande kund s'e gjene!
    Zoti ty ketu t'ka cuemun:
    T'rrebt' e t'bukur e t'kulluemun:
    Kshtu gjithmon ti ke me qene.

    Gjuh qe t'foli Skederbegu,
    Dhe nder t'par' qe Naim Begu,
    Qe me shkrim t'pat lartesue.
    Ty t'kan' fol' shum' kapidana,
    Burra t'rrebt si t'ishin zana:
    Gjuh e rrebt,ti qofsh nderue!

    Gjuh' e bukur si pranvera,
    Ti s'do t'quhesh ma e mjera,
    Se na dona ty me t'rrite,
    Bashk me t'jerat shoqe tuaja,
    Se ma s'dona zhele t'hueja,
    Vec duem ty me t'pa ne drite.

    HIL MOSI(VJENE)14.I.1907
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: Poezi kushtuar gjuhes Shqipe

    Mesazh nga Vizitor 10/10/2009, 13:31

    Gjuha shqype


    Porsi kanga e zogut t'verės,
    qi vallzon n'blerim tė prillit;
    porsi i ambli flladi i erės,
    qi lmon gjit e drandofillit;
    porsi vala e bregut t'detit,
    porsi gjāma e rrfčs zhgjetare,
    porsi ushtima e nji tėrmetit,
    ngjashtu ā' gjuha e jonė shqyptare.
    Ah! po; ā' e ambėl fjala e sajė,
    porsi gjumi m'nji kėrthi,
    porsi drita plot uzdajė,
    porsi gazi i pamashtri;
    edhč ndihet tue kumbue;
    porsi fleta e Kerubimit,
    ka'i bien qiellvet tue flutrue
    n't'zjarrtat valle t'ameshimit.
    Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
    qi kėtė gjuhė tė Perėndis',
    trashigim, qė na la i Pari,
    trashigim s'ia len ai fmis;
    edhe atij iu thaftė, po, goja,
    qė pėrbuzė kėtė gjuhė hyjnore;
    qi n'gjuhė t'huej, kur s'asht nevoja,
    flet e t'veten e lčn mbas dore.
    Nė gjuhė shqype nanat tona
    shi prej djepit na kanė thānun,
    se asht njė Zot, qi do ta dona;
    njatė, qi jetėn na ka dhānun;
    edhe shqyp na thanė se Zoti
    pėr shqyptarė Shqypninė e fali,
    se sa t'enden stina e moti,
    do ta gzojn kta djalė mbas djali.
    Shqyp na vete, po pik' mā para,
    n'agim t'jetės kur kemi shkue,
    tue ndjekė flutra nėpėr ara,
    shqyp mā s'pari kemi kndue:
    kemi kndue, po armėt besnike,
    qi flakue kanė n'dorė t'shqyptarėvet,
    kah kanė dekė kta pėr dhč t't'Parvet.
    Nė kėtė gjuhė edhe njai Leka,
    qi'i rruzllim mbretnin s'i a, xūni,
    nė kėtė gjuhė edhe Kastriota
    u pat folė njatyne ushtrive,
    qi sa t'drisė e diellit rrota,
    kanė me kźnė ndera e trimnive.
    Pra, shqyptarė ēdo fčs qi t'jini,
    gegė e toskė, malci e qyteta,
    gjuhėn t'uej kurr mos ta lini,
    mos ta lini sa t'jetė jeta,
    por pėr tź gjithmonė punoni;
    pse, sa t'mbani gjuhėn t'uej,
    fisi juej, vendi e zakoni
    kanė me u mbajtė larg kambės s'huej,
    Nper gjuhė shqype bota mbarė
    ka me ju njohtė se ē'fis ju kini,
    ka me ju njohtė pėr shqyptarė;
    trimi n'za, sikurse jini.
    Prandaj, pra, n'e doni fisin,
    mali, bregu edhe Malcija
    prej njaj goje sod t'brohrisim:
    Me gjuhė t'veten rrnoftė Shqypnia!



    At Gjergj Fishta
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: Poezi kushtuar gjuhes Shqipe

    Mesazh nga Vizitor 10/10/2009, 13:31

    Gjuhės shqipe


    Lshon ame ilire n`goje agimesh s`vjetra
    Ndo `i fjale e jote than` vetimeveti,
    O gjuhe e folun n`bote ende ferishte
    S`ciles Mayeri ne te censhmet letra
    Rraj`t e mshefuna n`mot nuk mund ia gjeti
    As n`t`folun t`Cezarve as n`helenishte,
    Perse Athina s`kishte
    Emen as Roma, kur e rrept ushtove
    Nder vepra katallajsh qi nper jehona
    Vigma t`fuqishme qitshin hove-hove,
    Tue ndertue ledhe permbi troje t`ona.

    Kuturesat e hyjit nper gjeth lisi
    N`Dodonen shejte prifti, qi n`pergjime
    Naten e diten rrinte atje perdore,
    Porse ndo `i fllad pullnaje kundalisi,
    Ndoshta me fjal`t e tueja i dha heshtime
    T`perfrigueshme qi mbluen t`parat therore:
    Ndoshta ndo` i buz` hyjnore
    N`at mot qi zota shpesh perbujte toka
    Shqiptoi kto fjal` qi ne mbi goj` na shkrefen;
    Me ty hyjneshat ndoshta nper kto boka
    Ndonjij biri njeriu dashnin ia shprefen.

    Mbi anija t`shpejta velat nde kah preja,
    Qi urdhni i Teutes niste nen hyj ari
    Me msy t`Helenit barkat tregetuese
    Ngarkue me ar e kem e skllave t`reja,
    Ty t`kelthitte n`timue anijetari
    Tue i ra me kic ilir pupes bishtnuese;
    E permbi val` shkembuese
    Ti jehojshe nder hymnet e ngadhnjimit
    Kur, me plackat e rrmbyeme mbrend` stivue,
    U afrojshin n`breg anijat prej agimit,
    Mbretneshes s`detit pret me i a dhurue.

    Mysteri i vjeter qi mberthen fjal`t t`ueja,
    Zanin na e dridh` me nji kreni t`pashoqe,
    O ghuhe e folun per trimij pranvera,
    E tok na mbajte nder pushtime t`hueja
    Sepse prej gojve arbnore nuk u hoqe
    As kur u ndam n`besime e doke tjera;
    E shekujve potera
    Qi me vrull u perplas mbi tok` shqiptare
    Ndonjij ndrrimi edhe n`ty i cili shtegun,
    Por prap kumbimet n`buze i ke krenare
    Si n`mot qi Ilirt Shqipnis i a ruejshin bregun.

    Thue buza e kangatarve te paemen
    Qi gzim e idhnim me ty knduen maje mali
    Dhe kanga u humbi n`erresin e motit,
    Ket permallim qi mungullon mbi t`emen
    E vjen nga heshtja e shekujve m`a fali,
    Mue trashigues i tune n`dhe t`Kastriotit?
    N` kthjelltin e dites s`sotit
    Kang` ndoshta t`kndueme qi vorroi kalesa
    Kendoi, o gjuh` lulzue n`shkreti, dh`asht goja
    E eme ahmarrse e gojve qi harresa
    N`terr mbylli, kur ti s`kishe as sheje as shkroja.

    Motrat e tueja qi kumbuene n`shekull
    Bukurin tue sjell` n`prak t`ksaj jete
    E tjetra ligj`t e Arsyes qi mbarshtrojn` fise,
    Heshten e rrojn` vec n`karta:ti, per mrekulli,
    Me nji mosh` trimij vjetsh e blerun mbete
    Edhe kumbon e gjall` po n`ato vise
    Ku me lshue tingujt nise
    N`foshnjin e botes. Pse t`ka ruejtun fati
    T`njom edhe virgjin? Egersija jote
    Mos mban n`at gji, q`i hueji nuk pecati,
    Stinen e fundme t`poezis s`ksaj bote?

    O shqipe plot me munguj, o gjuh` burrash
    Qi me `i fjal` t`vetme lidheshin per laku
    Dhe soje as vdekja s`mujte kurr me i trande,
    Shprehje t,kulluet na ep si akull gurrash
    Per kang`t e burrnis s`lasht q`ushqejm` te gjaku
    E t`lavdis s`re qi me t`fitue na kande;
    Thjeshtin e ambel t`ande
    Me ndjell` dashnin e vashavet qi t`flasin
    Falja poetve t`u, por n`qe se kamben
    Buzes amtare kush ia ven, ti casin
    Mos prit: banu rrufe me lshue n`te namen.

    O Kange, Arbnor`t e plogte i kapi gjumi;
    Ti kris si za burije
    Mbi ata qi flejn` pa andrra fisnikije:
    E n`qe se belkacuk`t e gjuh`s ilire,
    Tue t`ndie fishkllojn` prej smire,
    Me rrahje flatrash ik n`nalsi t`kalthera


    Ernest Koliqi
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: Poezi kushtuar gjuhes Shqipe

    Mesazh nga Vizitor 10/10/2009, 13:32

    Gjuha shqipe nė Greqi
    Poeti i madh kosovar Din Mehmeti nė vėllimin e vet Ikje nga vdekja (Prishtinė 1978) na jep disa pamje nga Greqia:

    GAZI I LASHTĖ

    Kamarier ma sjell njė kafe!

    Balli i rrudhur u brydh
    Nė gaz tė lashtė

    Dy folje shqipe
    Si dy shtylla mesjetare
    Bėnin pėrpjekjet e fundit
    Pėr ta shqiptar emrin Nėnė

    E shkėminjtė e Konicės
    Recitonin ofshamat e lumit
    Qė po zhdukej nė det

    Jashtė binte shi
    Nė ballin e kamarierit
    Bėhej fėrfėllazė.........

    Konicė, 1976


    PA GAZ E PA DRITĖ

    Emigrant i ikur moti
    Nga vulat e mercenarėve
    Afishe tė leckosur fytyrėn

    Rrėkėllėnte gur nė diell
    Hapte varre nė gjinjt e Nėnės:

    Kėmbonė mortare zėrin
    Kur pagėzohej grek

    Vetėvrasje fjalėsh
    Nė ballin e shkretėtuar
    Kur pagėzohej shqiptar

    Nga sytė e thellė
    Pa gaz e pa dritė
    Rigonte terr -
    Bėnte intriga tradhėtia...

    Janinė, 1976

    DIN MEHMETI
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: Poezi kushtuar gjuhes Shqipe

    Mesazh nga Vizitor 10/10/2009, 13:32

    Gjuha Shqipe


    Pėrmbi za qė lshon bylbyli,
    gjuha shqipe m'shungullon*
    pėrmbi er' qė jep zymbyli,
    pa da zemren ma ngushllon.


    Ndėr komb' tjera, ndėr dhena tjera,
    ku e shkoj jetėn tash sa mot,
    veē pėr ty m'rreh zemra e mjera
    e prej mallit derdhi lot.


    Nji kto gjuhė qė jam tue ndie,
    jan' tė bukra me themel
    por prap' kjo, si diell pa hije,
    pėr mue t'tanave iu del.
    ................................


    Ku n'breg t'Cemit rritet trimi
    me zbardh, shqipe, zanin tand,
    e ku Drinit a burimi
    qė shpėrndahet kand e kand.


    Geg' e tosk', malsi, jallia**)
    jan' nji komb, m'u da, s'duron;
    fund e maj' nji a Shqipnia
    e nji gjuh' t'gjith' na bashkon.


    Qoftė mallkue kush qet ngatrrime
    ndėr kto vllazėn shoq me shoq,
    kush e dan me flak' e shkrime
    ēka natyra vet' pėrpoq.***)


    Por me gjuhė kaq t'moēme e mjera
    si nj'bij' kjo qė pa prind mbet:
    pėr t'huej t'mbajshin dhenat tjera,
    s't'kishte kush pėr motėr t'vet.


    E njat tok' qė je tue gzue,
    e ke zan' tash sa mij' vjet,
    shqiptaria, qė mbet mblue
    sot nėn dhe, edhe shqip flet.

    Ndre Mjeda
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: Poezi kushtuar gjuhes Shqipe

    Mesazh nga Vizitor 10/10/2009, 13:33

    BIJTĖ E SHQIPES

    Fole mėmė me lot
    shpirtcopėtuar pa shėmbėllim
    bij shpėrndarė nėpėr botė
    rrugė mė rrugė pa mbarim

    U lėkund imja barkė
    valėt mė nxorėn nė Kalabri
    dėgjova Arbėreshėn urtare
    matanė detit nė Sicili

    Mora rrugėn pėr nė Kosovė
    ku lulėzon njė bozhur
    atje ku shtrihen fusha vargmale
    fėrfėrit i kuq flamur

    S'ma ndal hapin mua lodhja
    kur shqiponja mė bėn shoqėri
    bukė e kripė shtruar nė sofra
    n'djep tė lashtė nė Maqedoni

    Mė mori mua kjo pendėshkruar
    dhe mė hodhi nė Camėri
    te ata bijė tė pėrmalluar
    qė u ndanė me dhembshuri

    Pyet mėma me brengė nė shpirt
    - Dallėndyshe ku po shkon
    - Mbi piramida nė Egjipt
    fole ndėrtoj ndėr faraonė

    Nėn qiell tė huaj njė zė jehon
    mes metropoleve nė Turqi
    nga gojėt e shqipeve buron
    fjala e arbėrit pėr liri

    N'udhėkryqe t'Afrikės t'Australisė
    sodis nga larg njė yll-zjarr
    i bardhė plisi si bora nė mal
    derdh dritė njė fanar

    Kudo qė shkela nė rruzulli
    n'Amerikė Europė e Azi
    vetėm trupin - nė mėrgim
    kurse zemrėn - n' Iliri__________________
    Ullmar Qvick
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: Poezi kushtuar gjuhes Shqipe

    Mesazh nga Vizitor 10/10/2009, 13:33

    GJUHA SHQIPE

    Qesh fytyra e Bjeshkėve tė Nalta
    kur shqip era nis e flet
    dhe u nisėn n'udhna t'larg'ta
    rrokullimthi nė kurbet !

    Shtriqet fusha e pėrgjumur
    dhe njė sy pakėz e hap
    shqip ia nis kangės dhe lumi
    shqip nis t'flasin rruezat nė gjak!

    Shqip nis flet dhe shija e puthjes
    ku dashnia nis e rrjedh
    shqip nis flet dhe loti i humbjes
    kur shpresa n'rrugė na ka ngel !

    Por... ikėn shqipja nė mėrgim
    se varfnia duhet vra
    nis fėmija tue psherėtim
    edhe shqip ai nis me kja!

    Qesh fytyra me vogėlushin
    sa mirė shqip ai din me kja
    malet jashta frymėn ndalin
    deti sytė hapi t'u pa!

    Ē'ashtė ky za, kjo gjuhė qė mbjell
    diamante rreth e qark
    e vransinėn nė det e hedh
    vetėm diellin sjell nė prag ?!

    Qė shėron malle e trishtime
    t'fohtin n'shpirt nė vend ta heq
    e me ty rri n'halle e n'gėzime
    e kurrė s'lodhet, kurrė s'thotė dreq !

    Gjuhės shqipe i qeshin sytė
    nė mėrgim bijtė ledhaton
    shqip prapė flasin dhe dashuritė
    dhe era e shpirtit veē shqip kėndon!

    Lek Gjoka
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: Poezi kushtuar gjuhes Shqipe

    Mesazh nga Vizitor 10/10/2009, 13:33

    Gjuha e zjarrtė

    O gjuhė - e shenjtėruar, o mall me shpirtin plot
    O vetėtim' e qjellit qė fėrfėllon me flakė
    O djellė - i llaftaruar qė ndrin si pikė lot...
    Si pikė lot e ndritur po ndrij nė rreze tuaj
    Po ndrij e papandehur, po qaj pak e nga pakė
    Sepse prej botės suaj kam mbetur kaq i huaj...

    Kam mbetur kaq i huaj, dh'i ndrydhur edh'i shkret!
    Prej ligjėratės sate qė mė ēudit, o zjarr!
    Me gjuhėra prej flake ti djeg... ti flet... ti pret...
    Do vi! Do vi pranė mjerush e dyke vuar
    E flakėn vraparake nėr krahė do ta marr
    Posi kuvend tė shkruar do tė ta ēik me duar

    O kėng' e shenjtėruar, o verb i larė n'ar
    O zjarr qė mė pėrflakesh si yll vetėtimtar
    O fshehtėsir' e ndezur nė fill prej shkrepėtime

    Kur tė kėndoj me gojė, kur tė kuptoj nė kartė
    Posi njė kraharuar ti dhemb, o Gjuh' - e zjarrtė
    Posi kullim' i gjakut qė rreh nė zemėr time

    Ti ndrin nė thelb tė jetės si drit' e pėrvėluar
    O gjuh' - e zemrės sime, o mos-e-kuvenduar

    Lasgush Poradeci - ”Vallja e yjeve”, 1933
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: Poezi kushtuar gjuhes Shqipe

    Mesazh nga Vizitor 10/10/2009, 13:34

    Gjuha ime e vjeter sa lashtesia

    1...
    Nga me te miret shqiptarė
    eshte raca ime
    se raca shqiptare
    eshte raca me e ndritshme

    Paraardhesit e mi
    ne kreshtat e larta
    qene princa te Dukagjinit
    mbijetuar nga ... shpata

    2...
    Ky liber fisnik
    diamant urtesie
    eshte krijimi im
    fantazia ime!

    Perkthimi s'eshte shprehje
    e pershtatshme e fjaleve
    une kurre s've
    ne gojen e ndershme
    fjalet e njeriut
    te vdekur te shekujve

    Une s'kam perkthyer
    fjalet e kerkujt
    s'perzjeva ne vjersha
    fjalet e huaja

    Gjuha ime nuk eshte
    perkthim nga persishtja
    s'ha ushqim nga persianet
    e vjeter....lashtesia!

    Libri im nuk ka
    pupla te huaja
    s'ka fjale perkthimi
    te te tjereve
    gjurma!

    Kurre nuk kam marre
    gje nga kerkush
    Zoti e di
    ndoshta ka
    ndonje perkim!

    Qofte nga fantazia
    nga gjerat e mira
    apo te keqija
    ky liber eshte imi
    eshte trishtimi im!

    Jahja Dukagjini (1498 - 1582)
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: Poezi kushtuar gjuhes Shqipe

    Mesazh nga Vizitor 10/10/2009, 13:34

    Gjuha shqipe

    Ne flake
    Ne uje
    Ne zingjire
    Ne gjake
    Ti
    U shkrove
    Ne cdo bajrak.

    Me mundime
    Sakrific
    Trimeri
    Ti u ngjalle
    Dhe u bere
    Thesar me flori.


    Nga dora
    Ne dore u percolle
    Nga zemra
    Ne zemer
    U kendove
    Nga fleta
    Ne flet u shkrove
    Rruget e mundimshme
    I kalove.


    Me nder u mbajte
    Triumfove
    Edhe ne vend
    Edhe ne mergim
    Ti u rrite
    U bere nder
    Per vatanin tim
    E paster si debora
    E embel
    Ne shqiptim.
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: Poezi kushtuar gjuhes Shqipe

    Mesazh nga Vizitor 10/10/2009, 13:35

    Gafurr Bytyēi:

    BUKURIA E GJUHĖVE

    Gjuhėt stėrgjyshore nga katet e larta
    Duke i shikuar tė reja i gjeta
    Tė rejat,si tė vjetrat,po aqė tė arta
    Secila e bukur pėr kohėt e veta.

    Nusėrisht hapėroi gjuha nė periudha
    Gufonte leksiku si tė ishte shelgjishte
    Tė rejat nderojnė tė vjetrėn plot rrudha
    Mu si shqipja jonė tonėn ilirishte.
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: Poezi kushtuar gjuhes Shqipe

    Mesazh nga Vizitor 10/10/2009, 13:35

    Gjuha martire

    Copė- copė ranė hartat e tua tė vjetra
    Plot me kulla syfrangji kah bota
    Po ndėr to ti ishe e forta.

    Dhe nuk re kurrė.
    Me fjalėt e tua rrufe godite papushuar
    Grushtin e ngrite lart klithe gjithė zė

    Nuk bie
    Dhe kur nuk bie unė
    Nuk bie asgjė.

    E lumja ti moj gjuhė martire

    Qerim Ujkani
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: Poezi kushtuar gjuhes Shqipe

    Mesazh nga Vizitor 10/10/2009, 13:36

    Gjuhės shqipe

    I

    Tė falem ty, o gjuhė - shkėmb
    me rrėnjėt thellė nė shkėmbėnj
    qė ēave qiellin kur t'u vrėnj
    dhe shėmbe bisha e shtėrpėnj
    pa mbete prapė
    .....shkrep e shtėng;

    tė falem, gjuhė – shkrepėtim,
    qė shkrep nė qiej e vrundullon,
    me bujė pyjesh bubullon,
    me gjėmė detesh uturon,
    dhe je, siē ishe,
    .....vetėtim;

    tė falem ty, o gjuhė – hoj,
    ty, zėth i nėnės – qetėsi,
    ty, kėngė e foshnjės – kaltėrsi,
    ty, afshi i zemrės – dashuri –
    gjithmon e ėmbėl –
    …..mjaltė zgjoi.

    II

    Tė falem ty, o gjuhė e fisit tim,
    siē nuk i falem asnjė perėndi –
    se tempull i pėrjetshėm mė je ti,
    dhe ti mburoje nėpėr mot tė zi:
    ti, dritė e krirtė nėpėr errėsi,
    ti, perėndi, qė nuk ke perėndim.

    III

    Tė falem ty, o fis i vendit tim:
    Ilir i lashtė, arbėr i ri –
    dhe sot shqiptar nė shumė Shqipėri…
    ty, i paepur popull luftėtar,
    qendresė e fortė nė luftė e zjarr;

    ty, o gjahtar i moēėm me hobe,
    dhe ty, bari, me hark e me kope
    ty, bujk, me shpatė e me qe
    ty, nėnė e dhembshur e grua – gur,
    ju, qė mė shtatet ngritėt mur:
    ju rroni dhe rilindni pėrsėri,
    siē lind nga trungu bisku i ri,
    kur mplaken edhe vdesin perėndi…
    ju mbrujtėt e mbrojtėt gjer nė varr:
    gjuhėn e shqipes sime
    …..thesar

    Mitrush Kuteli
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: Poezi kushtuar gjuhes Shqipe

    Mesazh nga Vizitor 10/10/2009, 13:37

    Naim Frashėri

    Nga burimi i lajthishtės,
    Tej nė Frashėr mbi Pėrmet,
    Mjalti i gjuhės valė-valė,
    Nėpėr faqe,
    ...........nėpėr fletė.

    S'mbeti mal pa hyrė nė penė,
    s'mbeti fjalė pa hyrė nė varg;
    syve hyn e del Atdheu
    Ulet ylli, ndrit nė prag.

    Ja Naimi,
    ...........ja Tomorri.
    Fjalė-fryma qė po flasim,
    Shoshi shekuj madhėshtori
    Shqip-
    Naimit i pėrkasim!

    Gjuha shqipe hodhi shtat,
    skaj mė skaj blerim i dheut;
    dy herė kombi bėri lart,
    ndriti pallė e Skėnderbeut.

    Nėpėr shekuj rrjedh burimi,
    nga lajthishta mbi Pėrmet
    majė malesh flet Naimi:
    Gjuhėn Shqipe: AMANET!
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: Poezi kushtuar gjuhes Shqipe

    Mesazh nga Vizitor 10/10/2009, 13:37

    Uria e Poetit

    Nuk jam i uritur pėr bukė e kripė
    Por pėr figura e vargje

    Nuk jam i etur pėr uje e lėngje
    Por pėr gurra frymėzimesh

    Nuk jam i varfėr pėr pasuri
    Por pėr vargjet e kontrolluara
    Nėpėr zyra tė sekuestrimit

    Nuk mė dhėmb koka
    Nga tensioni i lartė i gjakut
    Por pėr poezitė e dėnuara
    Me shumė vjet heqje lirie

    Uria ime ėshte e madhe
    Ma shuan vetėm alfabeti im
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: Poezi kushtuar gjuhes Shqipe

    Mesazh nga Vizitor 10/10/2009, 13:38

    E SHPĖTUARA E TĖ MADHES QĖ HUMBI

    Nuk ėshtė veē njė Ndre qė e njihte Dheu
    Nuk ėshtė veē njė Lukė qė me zana fliste
    Nuk ėshtė veē Buzuku e as veē Skėnderbeu
    As veē njė Pal Engjėll qė Zotit shqip i thėrriste.

    Zotit shqip s’ja thoshte vetėm Janjeva
    As vetėm Bardhi,…as vetėm Budi
    Dhe Luka e Pali,…Matrėnga,Ndrea
    Janė vetėm e shpėtuara e tė madhes qė humbi.

    Kallej Arbėria dhe librat kalleshin
    Po shpirti i shqipes ngritej mbi zjarr
    Zanat arbėrore gjithandej kėndonin
    Nė kėtė gjuhė shekujsh qė kurrė s’u dvar.

    Sponsored content


    Buzqeshje Re: Poezi kushtuar gjuhes Shqipe

    Mesazh nga Sponsored content

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 2/5/2024, 23:37