BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    E sėmurė nga dashuria!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje E sėmurė nga dashuria!

    Mesazh nga LePuRuShJa 13/10/2009, 13:11

    Libri “Gorgonė” i autores Blerina Rogova-Gaxha, qė u promovua nė Bibliotekėn Kombėtare dhe Universitare, u vlerėsua si njė libėr qė trajton nė mėnyrė tė veēantė dashurinė, e pos kėsaj edhe vetminė, seksin, tradhtinė, mėrzinė, ndarjen etj.

    Megjithėse nė Kosovė poezia shkruhet nė masė tė madhe dhe ende vazhdon tė jetė gjinia mbizotėruese letrare, cilėsia e saj nuk ėshtė aq e kėnaqshme. Pėrjashtim mund tė bėjė ndonjė libėr aty kėtu. Njė pėrjashtim i tillė mund tė konsiderohet edhe libri “Gorgonė” i autores Blerina Rogova-Gaxha, i cili u promovua nė Bibliotekėn Kombėtare dhe Universitare.

    Duke folur pėr kėtė libėr, Sali Bashota, poet dhe kritik letrar, tha se Blerina ka mbėrritur bukur t’i sintetizojė idetė dhe mendimet poetike, si dhe ka mbėrritur bukur tė arrijė deri tė rezultati poetik dhe mjeshtėria e krijimit tė saj korrespondon me kėtė harmonizim.
    “Mė ka pėlqyer mėnyra se si Blerina i thur idetė e saj pėr t’i kthyer nė figurė. Tri elemente kryesore mendoj qė i ka libri ‘Gorgonė’. Sė pari e ka temėn, sė dyti e ka gjuhėn poetike dhe sė treti figurėn”, u shpreh Bashota.

    Ndėrkaq, Rrahman Paqarrizi, gjuhėtar, tha se libri ‘Gorgonė’ ėshtė pasqyrė rebele e autores. Ai tha se nė kėtė libėr, herė pas here shpėrthen njė lirikė rebele e motivuar nga rok poezia apo njė rok baladė qė nė vete tė krijon edhe ndjenjėn e muzikės, me tė cilėn do tė pėrcillej eventualisht, e herė tė tjera nxjerr kryesisht njė poezi mė teknike, mė tė frenuar nga vija teorike mbi letėrsinė qė autorja me kėtė rast e nxjerr me kast.

    “Janė kėto dy tėrėsitė qė e karakterizojnė gjithė librin dhe qė mjeshtėrisht pėrmblidhen qė nė poezinė e parė, e cila mund tė jetė programi apo refreni poetik i tėrė librit, qė ka edhe njė titull jo vetėm indikativ por mjaft sinjifikativ ‘Guns n’ Roses’ qė njėkohėsisht ėshtė emri i rok grupit pothuajse mė reprezentativ, qė i ka qėndruar besnik frymės sė rokut rebel dhe njėkohėsisht mjaft tė ndjeshėm, qė dihet tashmė se ka ardhur nga rebelizmi i gjeneratės Beat, qoftė nė poezi qoftė nė muzikė”, tha Paqarrizi.

    Edhe referuesi i tretė, Flamur Maloku, kritik letrar, e vlerėsoi kėtė libėr, duke theksuar se
    poezia e Blerina Rogoves formulohet duke e krijuar njė sistem tė ligjėrimit. “Ligjėrimi, nė tekst bėhet ligjėrim i figurshėm i shtresuar nė variante, qė njėherėsh bėhet shenjė e identifikimit pėr tekstin-poezinė, gjithnjė duke e pėrforcuar figurėn e tekstit, e cila bėhet shenjė themelore e kuptimėsisė”, u shpreh Maloku.

    Nė fund, Ag Apolloni, poet dhe kritik letrar, theksoi se libri “Gorgonė” ėshtė njė pasurim kuantitativ dhe kualitativ i poezisė sė dashurisė. “Nė aspektin tematik, ky libėr ėshtė monotematik, nė aspektin versifikativ ėshtė i larmishėm, ndėrsa nė aspektin strukturor paraqitet si sistem, i cili mund tė vėrehet edhe nga njėsitė ndarėse: Prolog, Feniks, Mares, Letha dhe Epilog. Brenda kėtij libri shtrihet tema e dashurisė e pėrjetuar nga subjekti femėr dhe e artikuluar me nota rebeluese. Rebelimi kėtu zakonisht ka kuptimin e kundėrvėnies ndaj kufizimeve qė shkakton kurora nė botėn e femrės. Prandaj, dashurisė i kėndohet me frymėn e muzikės rok, duke u pėrqendruar nė raportet seksuale mes dy gjinive tė shikuara me sy femre”, tha Apolloni.

    Sipas tij, titulli Gorgonė ka kuptimin e njė shpirti qė bėhet i rrezikshėm kur dashuron dhe ėshtė nė gjendje ta tmerrojė tė dashurin, duke mos u ndaluar para kurrfarė pengesash.

      Ora ėshtė 8/5/2024, 21:31