BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    “Uliksi” i James Joyce, nė shqip pėr tė tretėn herė

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje “Uliksi” i James Joyce, nė shqip pėr tė tretėn herė

    Mesazh nga LePuRuShJa 14/10/2009, 12:52

    Gjashtė vjet tanimė prej tė parit botim tė "Uliksit" shqip. Njė duzinė nga nisma dhe vitet e barrės sė pėrkthimit, pėr t‘ia sjellė e anasjellė gjuhės. Njė ngjarje thjesht letrare kjo, por qė avitet e vjen sėrish pothuajse si njė ndodhi natyre, pse "natyra e urren zbrazėtinė".

    Ndėrkohė, nga krijesa Ulisses - qė e thėnė sipas tė zotit, pėrshfaq veprėn mė tė gjerė e humane tė shkruar nė Europė qė prej Rablesė - bota e kapėrceu edhe njė tjetėr shekull. Qysh asokohe, kur njė librare e imtė, Silvia Beach, duke i besuar egoizmit tė Xhojsit e, mbase parandier se arti do ta pėrmbushte shekullin nėn pagėzimin e tij, i dha fund odisesė sė botimit. Me shfaqjen nė dritė, ndonėse mes censorėve, tė asaj peripecie gjuhėsore revolucionare.

    Refuzimit tė botimit, shkruesi Xhojs i ishte pėrgjigjur me njė siguri edhe mė tė parevokueshme: "Si tė doni, i nderuar zotėri! Por ta dini, ama, mospranimi i kėtij libri ju bėn pėrgjegjės pėr vonesėn e qytetėrimit nė vendin tuaj"... Nė krye tė herės, Dedalusi i mitologjisė e pat pajisur birin Ikarus me krahė tė ngjitur dylli, pėr tė flatruar kah dritės, drejt diellit e pėr nė zenit tė tij, nė hapėsirat ku njėsh me dritėn e zjarrtė, flatrat shkrijnė e mbesin pa voli dhe, kėsisoj, pa kuptim.

    Qė tė mbėrrinte nė tė folurėn shqip, ishte Uliksi qė do kėrkonte tashmė haraē plot vite e rrugėtim pėrkthimi, pėrpara tyre tė tjera net me shkrime e studime paralele mbi tė. Dhe njė shtėpi, mes artesh, enkas nė pritje tė atij shfaqebotim qė ish taksur tė bėhej kumbarė e bujtės honori edhe pėr tė tjerė tė ftuar nderi nga kumbi i letėrsisė sė madhe. Vjen koha kur tė ngjarat bėhen ngjarje, mė tej kujtime. Jo pėr t‘i dhėnė ndonjė domethėnie kushedi, por sė paku pėr t‘mos i tretur nė pakuptim, gjej a shfrytėzoj rastin ta cek ndonjė prej tyre. Nuk ėshtė rasti pėr solemnitet, pėr mė tepėr kėtu e nė kėtė libėr, e kam parasysh. Por, mė vjen mirė tė kujtoj, tashmė, njė ag dite tė veēantė: atė mėngjes qė po mė ēelej ndėr njė sy tė skuqur tė pėrkthyesit.

    "Mbaroi!" - tha. Kaq! Nuk kam hasur mė njė ēehre me njėrin sy kaq melankolik, tjetrin hipokondrik, nėn njė pamje gjysmė dashnori e gjysmė gladiatori, a thua po humbte edhe Uliksin arketip homerik qė bartim ndėr vete, apo e kish sikterisur vetė me gjithė Xhojs. Kaq e kishte! Sikur tė bėhej fjalė pėr njė kryeqenie imagjinare njėqindkokėshe. Me gjymtyrė, bishtra e zėra sirenash. Tė mos e lėmė pa e thėnė as kėtė vogėlimė ēasti prekės, tė prekjes e shfletimit ndėr duar tė kopjes sė parė tė "Uliksit" prej pėrkthyesit tė tij. Mėrmėrima, mbi kopertinėn e pasme ku shpallej e plotė njė fotografi e shkrimtarit shik e me bastun, tani vonė po mė sillet si nėn atė emfazė shpėrthyese prej pavarėsie e mėvetėsie tė madhe...!

    Idlir Azizi e solli atė nė shqip pėrmes njė udhe tė gjatė, gati mbartur nė kurriz si tė ishte njė kimerė. Prej njohjes e marrėdhėnies sonė tė hershme, shpresoj tė shfaqem i besueshėm nėse them se: pėrkthimi i kumtit tė Xhojsit ėshtė shkruar nė kurmin e pėrkthyesit dhe lėkurėn e tij. Empatia, ndoshta prej tė qenit rast pėrkthyesi shkrimtar, pat rrėmbyer tėrė qenien e njeriut qė po pėrkthente shkrimtarin. Raporti i tij me tė mbet brenda njė trekėndėshi tė rrallė e kurioz pėr t‘u kėqyrur. I njė studiuesi pėr shkrimtarin, pėrkthyesi kah tij, lexuesi mbi e ndėnė tė.

    Ėshtė njė libėrth, ku shpallet intervista titulluar ‘The Game of Evening‘ dhe ku Xhojsi, tek diskutojnė me pėrkthyesin e tij ēek, poetin e botuesin Hoffmeister, mbi pjesėn Anna Livia Plurabelle, i bėn tė qartė veten, si dhe mundin e atyre qė do merren me tė: "Mendoj se do t‘ju lypsej mė shumė se njė jetė pėr kėtė. Mister Xhojs i shpik fjalėt qė pėrdor, nėse mundet tė quhen ende fjalė ...Nuk dua tė jem i pėrkthyer, dua tė mbetem siē jam, thjesht i shpjeguar nė gjuhėn tuaj. Ju lė ēdo liri tė mundshme nė transformimin e fjalėve. Po besohem te ju. Nė vendin tuaj ka shumė lumenj...". Ky botim i tretė vjen i rishikuar, i riparė.
    (Shqip, Krenar Zejno)

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 8/5/2024, 17:55