BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Milosh Gjergj Nikolla (Migjeni) - Poezi

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Milosh Gjergj Nikolla (Migjeni) - Poezi

    Mesazh nga Vizitor 16/10/2009, 22:47

    Poema e Mjerimit


    Kafshatė qė s'kapėrdihet asht, or vlla, mjerimi,
    kafshatė qė tė mbetė nė fyt edhe tė zė trishtimi
    kur shef ftyra tė zbeta edhe sy t’jeshilta
    qė t'shikojnė si hije dhe shtrijnė duert e mpita
    edhe ashtu tė shtrime mbrapa teje mbesin
    tė tan jetėn e vet derisa tė vdesin.


    E mbi ta n'ajri, si nė qesendi,
    therin qiellėn kryqat e minaret e ngurta,
    profetėnt dhe shejtėnt nė fushqeta tė shumngjyrta
    shkėlqejnė. E mjerimi mirfilli ndien tradhti.
    Mjerimi ka vulėn e vet t'shėmtueme,
    asht e neveritshme, e keqe, e turpshme,
    balli qė e ka, syt qė e shprehin,
    buzėt qė mė kot mundohen ta mshefin -
    janė fėmitė e padijes e flitė e pėrbuzjes,
    t'mbetunat e flliqta rreth e pėrqark tryezės
    mbi t'cilėn hangri darkėn njė qen e pamshirshėm
    me bark shekulluer, gjithmon i pangishėm.


    Mjerimi s'ka fat. Por ka vetėm zhele,
    zhele fund e majė, flamujt e njė shprese
    t'shkyem dhe tė coptuem me t'dalun bese.


    Mjerimi tėrbohet n'dashuni epshore.
    Nėpėr skaje t'errta, bashkė me qej, mij, mica,
    mbi pecat e mykta, t'qelbta, t'ndyta, t'lagta
    lakuriqen mishnat, si zhangė; t'verdhė e pisa,
    kapėrthehen ndjenjat me fuqi shtazore,
    kafshojnė, pėrpijnė, thithen, puthen buzėt e ndragta
    edhe shuhet uja, dhe fashitet etja
    n'epshin kapėrthyes, kur mbytet vetvetja.
    Dhe aty zajnė fillin t'marrėt, shėrbtorėt dhe lypsat
    qė nesėr do linden me na i mbushė rrugat.


    Mjerimi nė dritzėn e synit t'kėrthinit
    dridhet posi flaka e mekun e qirit
    nėn tavan t'tymuem dhe plot merimanga,
    ku hije njerzish dridhen ndėr mure plot danga,
    ku foshnja e smume qan si shpirt' i keq
    tu' ndukė gjitė e shterruna t'zezės amė,
    e kjo prap shtazanė, mallkon zot e dreq,
    mallkon frytn e vet, mallkon barrn e randė.
    Foshnj' e saj nuk qesh, por vetėm lėngon,
    e ama s'e don, por vetėm mallkon.
    Vall sa i trishtueshėm asht djepi i skamit
    ku foshnjėn pėrkundin lot edhe tė fshamit!


    Mjerimi rrit fėmin nė hijen e shtėpive
    tė nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis,
    ku nuk mund t'u prishet qetsia zotnive
    kur bashkė me zoja flejnė nė shtretėnt e lumnis.


    Mjerimi pjek fėmin para se tė burrnohet,
    don ta msojė t'i iki grushtit q'i kėrcnohet,
    atij grusht qė n'gjumė e shtėrngon pėr fytit
    kur fillojnė kllapitė e etheve prej unit
    dhe fetyrėn e fėmis e mblon hij' e vdekjes,
    njė stoli e kobshme nė vend tė buzqeshjes.
    Nji fryt kur s'piqet dihet se ku shkon
    qashtu edhe fėmia n'bark t'dheut mbaron.


    Mjerimi punon, punon dit e natė
    tu' i vlue djersa nė gjoks edhe nė ballė,
    tue u zhigatun deri n'gjujė, n'baltė
    e prap zorrėt nga uja i bahen palė-palė.
    Shpėrblim qesharak! Pėr qindenjė afsh
    nė ditė - vetėm: lekė tre-katėr dhe "marsh!".


    Mjerimi kaiher' i ka faqet e lustrueme,
    buzėt e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme,
    trupin pėrmendore e njė tregtis s'ndytė,
    qė asht i gjikuem tė bijė nė shtrat vet i dytė,
    dhe pėr at shėrbim ka pėr tė marrė do franga
    ndėr ēarēafė, ndėr fėtyra dhe nė ndėrgjegje danga.


    Mjerimi gjithashtu len dhe n'trashigim
    -jo veē nėpėr banka dhe nė gja tė patundshme,
    por eshtnat e shtrembta e n'gjoks ndoj dhimbė,
    mund qė t'len kujtim ditėn e dikurshme
    kur pullaz' i shpis u shemb edhe ra
    nga kalbsin' e kohės, nga pesha e qiellit,
    kur mbi gjithēka u ndi njė i tmerrshmi za
    plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit,
    ish zan' i njeriut qė vdiste nėn tra.
    Kėshtu nėn kambėt'randė t'zotit t'egėrsuem -
    thotė prifti - vdes ai qė ēon jetė tė dhunuem.


    Dhe me kėto kujtime, ksi lloj fatkeqėsinash
    mbushet got' e helmit nė trashigim brezninash.
    Mjerimi ka motėr ngushulluese gotėn.
    Nė pijetore tė qelbta, pranė tryezės plot zdrale
    tė neveritshme, shpirti me etje derdh gotėn
    n'fyt pėr me harrue nandhetenand' halle.
    E gota e turbull, gota satanike
    tu' e ledhatue e pickon si gjarpni-
    dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni,
    nėn tryezė qan-qeshet nė formė tragjikomike.
    Tź gjitha hallet skami n'gotė i mbyt
    kur njiqind i derdh njė nga njė nė fyt.
    Mjerimi ndez dėshirat si hyjet errsina
    dhe bajnė tym si hejt q'i ban shkrum shkreptima.


    Mjerimi s'ka gėzim, por ka vetėm dhimba,
    dhimba paduruese qe t'bajnė t'ēmendesh,
    qė t'ap in litarin tė shkojsh fill' e t'varesh
    ose bahe fli e mjerė e paragrafesh.


    Mjerimi s'don mshirė. Por don vetėm tė drejt!
    Mshirė? Bijė bastardhe e etėnve dinakė,
    t'cilt n'mnyrė pompoze posi farisejt
    i bijnė lodėrtinės me ndjejt dhelparak
    tu' ia lėshue lypsiti njė grosh tė holl' n'shplakė.


    Mjerimi asht njė njollė e pashlyeme
    n'ballė tė njerzimit qė kalon nėpėr shekuj.
    Dhe kėt njollė kurr nuk asht e mundshme
    ta shlyejnė paēavrat qė zunė myk ndėr tempuj.
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: Milosh Gjergj Nikolla (Migjeni) - Poezi

    Mesazh nga Vizitor 16/10/2009, 22:47

    RECITAL' MALSORIT

    0, si nuk kam njė grusht tė fortė
    t'i bij mu nė zemėr malit qė s'bėzanė,
    ta dij dhe ai se ē'domethanė i dobėt -
    n'agoni tė pėrdihet si vigan i vramė.

    Unė - lugat si hij' e trazueme,
    trashigimtar i vuejtjes dhe i durimit,
    endem mbi bark tė malit me ujėn e zgjueme
    dhe me klithma tė pakėnaqura t'instinktit.

    Mali hesht. Edhe pse pėrditė
    mbi lėkurė tė tij, nė lojė varrimtare,
    kėrkoj me gjetė njė kafshatė ma tė mirė...
    Por mė rren shaka, shpresa gėnjeshtare.

    Mali hesht - dhe nė heshtje qesh.
    E unė vuej - dhe nė vuejtje vdes.
    Po unė, kur? heu! kur kam pėr t'u qesh?
    Apo ndoshta duhet ma parė tė vdes?

    0, si nuk kam njė grusht tė fuqishėm!
    Malit, qė hesht, mu nė zemėr me ia njesh!
    Ta shof si dridhet nga grusht' i paligjshėm...
    E unė tė kėnaqem, tė kėnaqem tu' u qesh.
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: Milosh Gjergj Nikolla (Migjeni) - Poezi

    Mesazh nga Vizitor 16/10/2009, 22:48

    Thelle ne veten teme flejne kanget e pakendume,
    Te cilat ende vuajtja as gezimi s'i nxori,
    Te cilat flejne e presin nje dite
    Ma te lumnume me shperthye,
    Me u kendue pa frike e pa zori,


    Thellet ne veten teme kanget e mija jesin,
    E une jam vullkan qe fle i fashitun,
    Por kur ti vije dita te gjitha ka me i qitun,
    Ne nje mije ngjyra te bukura qe nuk vdesin,


    Por a do te vije dita kanget me u zgjue ?
    Apo ndoshta shekujt me ne prape po tallen?
    Jo! Jo ! se liria filloi me lulezue,
    Dhe e ndjeje nga dielli valon
    E kanget qe flejne reliktet e mia,
    Q'ende s'kan prekun asnje zemer te huaj,
    Vetem une me ju po kenaqem si femija,
    Une djepi juaj; Ndoshta varri i juaj.

    Sponsored content


    Buzqeshje Re: Milosh Gjergj Nikolla (Migjeni) - Poezi

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė 8/5/2024, 18:25