BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Vetmija e Migjenit

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Vetmija e Migjenit

    Mesazh nga Vizitor 16/10/2009, 22:54

    Mė plak mėrzitja
    qė vetmia mė sjell;
    pėrbuzja, urrejtja
    tė gjith sendet m'i mbėshtjell
    qė kam shumė anmiq
    tė liq
    nė kėto sende pa shpirt,
    Nuk flasin.
    As sy s'kanė.
    Po mue mė bahet
    se aty janė
    vetėm qė tė mė plasin
    zemrėn.
    Sė paku, tė mė shajnė:
    I mallkuem!
    Sė paku, tė anė tallin:
    I uruem!
    Sė paku, tė mė kėndojnė:
    I yni zot!
    Ose tė mė thonė:
    Jeton kot!
    Tė flasin, tė flasin se fjalė due
    nė kėt vetmi me ndigjue.
    Ose tė mė tregojnė historinė
    e tyne, autobiografinė:
    ndoshta ty do gjej gjasim
    me jeten time pa tingllim
    qė nė vetmi po e kaloj
    dhe s'po dij a rroj e s'rroj.
    Sendet heshtin. sa tė pamėshirė!
    Mė bajnė dhe mue tė hesht me pahirė,
    pse gojė s'kanė
    dhe nuk flasin,
    aty janė
    vetėm tė mė plasin
    zemrėn teme qė po vuen
    dhe nė mėrzi vetveten truen.

      Ora ėshtė 9/5/2024, 00:00