BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Letėrsia shqipe nuk ka tregim

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Letėrsia shqipe nuk ka tregim

    Mesazh nga Vizitor 16/10/2009, 22:55

    Ministria e Kulturės vlerėson shkrimtarėt mė tė mirė tė 2008-s. Ja tetė autorėt dhe pėrkthyesit qė kryesojnė listėn e atyre qė kanė pasuruar letėrsinė shqipe. Nuk jepen ēmimet pėr tregimin dhe letėrsinė pėr fėmijė. Juria: nuk kishte vepra tė mira Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve vlerėsoi dje autorėt dhe pėrkthyesit mė tė mirė pėr vitin 2008. Gjatė njė viti juria shqyrtoi rreth 1500 tituj librash, pėr tė mbėrritur tek tetė fituesit e djeshėm.


    Ministri Ylli Pango i dorėzoi shkrimtarit Ismail Kadare, "Ēmimin e madh pėr letėrsinė". Ky ēmim iu akordua "pėr ndikimin qė vepra e tij "Darka e gabuar" ka pasur nė letėrsinė botėrore", (edhe pse ky roman ka vetėm 2 muaj qė ėshtė botuar). Shkrimtari i pranishėm nė ceremoninė e ndarjes sė ēmimeve u kufizua duke thėnė se i vjen mirė qė "lexuesi po i rikthehet shijes sė tij".


    Juria e pėrbėrė nga Mark Marku, Mirela Kumbaro, Parid Teferiēi, Zija Ēela dhe Agron Gjekmarkaj vlerėsuan me ēmimin "Petro Marko" pėr romanin shkrimtarin nga Kosova Mehmet Kraja, pėr veprėn "Selvitė e Tivarit".


    Pėr Krajėn ishte njė surprizė. Nuk e priste qė tė vlerėsohej pėr tė dytin vit radhazi. Mė 2007 ai mori ēmimin "Mitrush Kuteli", pėr prozėn mė tė mirė tė shkurtėr.
    Kraja u shpreh i kėnaqur pėr vlerėsimin qė institucionet shqiptare i bėjnė punės sė tij. Ai e sheh si kontribut nė komunikimin kulturor tė dy vendeve, pėr njohjen reciproke, pėr qarkullimin e letėrsisė sė Kosovės edhe nė Shqipėri.


    Mė pas shton se shkrimtarėt shqiptarė janė bėrė tashmė pjesė e teksteve shkollore dhe universitare nė Kosovė, duke pėrmendur emrat e Dritėro Agollit, Xhevahir Spahiut, Fatos Kongolit, etj.


    Pėr kontributin qė ka dhėnė nė krijimin e njė mendimi filozofik shqiptar, Prof. Artan Fuga me veprėn "Brirėt e dhisė" u vlerėsua me ēmimin pėr esenė "At Gjergj Fishta".
    Studiuesi Jorgo Bulo pėr studimin qė i ka bėrė veprės sė plotė tė Andon Zako Ēajupit u vlerėsua mė ēmimin "Faik Konica".


    Pėr tė inkurajuar shkrimtarėt e rinj ministria jep ēmimin "Migjeni", qė kėtė vit iu dha Albana Shalės, pėr librin e saj "Papa Dixhital".


    Prurja mė e mirė nė poezi u cilėsua vėllimi poetik "Gjallė unė pashė" i autorit Preē Zogaj, tė cilit ju akordua ēmimi "Lasgush Poradeci".


    Ēmimi pėr pėrkthimin mė tė mirė tė njė vepre tė huaj nė gjuhėn shqipe u nda ex aequo mes Pashk Gjeēit dhe Shpėtim Ēuēkės. Gjeēi me pjesėn e parė tė "Faust"-it tė Gėtes, pėrkthim nė gegėrisht i vitit 1968, i botuar vetėm me 2008-n; Ēuēka pėr punėn 20-vjeēare nė pėrkthimin e "Faustit" tė plotė, nė gjuhėn standarde.


    Gjatė marrje sė ēmimit Ēuēka u shpreh se sot njerėzit njohin vetėm interpretuesit muzikorė dhe kanė harruar se ekzistojnė edhe interpretuesit e fjalės dhe shtoi qė ēmimi nuk i takon atij vetėm por moralisht i takon edhe Pashk Gjeēit (i cili mungonte nė ceremoni pėr shkak tė moshės sė shtyrė), Petro Zhejit dhe gjithė atyre qė kanė dhėnė kontribut nė fushėn e pėrkthimit.


    Ēmimi pėr pėrkthyesin nga shqipja nė gjuhė tė huaj dhe qė mban emrin e "Jusuf Vrionit" iu dha anglezit John Hodgson.
    Kėtė vit asnjė autor nuk plotėsoi standardet pėr tė fituar ēmimin "Mitrush Kuteli", pėr prozėn mė tė mirė tė shkurtėr, dhe "At Donat Kurti", pėr letėrsinė pėr fėmijė.


    Pėr tė dyja kategoritė arsyeja ėshtė e njėjtė: nuk ka prurje tė mira.
    Kryetari i jurisė, Mark Marku, thotė se nuk u pa e arsyeshme qė tė jepeshin kėto ēmime. Letėrsia pėr fėmijė ėshtė shumė delikate, tha ai, pėr shkak tė moshės sė lexuesit qė i drejtohet kur edukohet shija e lexuesit. "Nė kėtė kuptim ne duhet tė jemi shumė cilėsorė, pėr shkak se kjo lloj letėrsie (jo cilėsore) mund ta dėmtojė fėmijėn qė nė hapat e para pasi ai nuk ka instrumente mbrojtės ndaj mediokritetit dhe nuk di tė zgjedhė. Duke pasur parasysh kėtė gjė ne ishim kundėr dhėnies sė kėtij ēmimi, qė stimulon njė produkt letrar tė dobėt",- shpjegoi Marku.


    Ai theksoi se letėrsia pėr fėmijė nė Shqipėri po banalizohet gjithnjė e mė shumė gjė qė u vu re edhe nė kėtė edicion ēmimesh.
    Pothuajse pėr tė njėjtėn arsye juria vendosi tė mos jepet as ēmimi pėr prozėn e shkurtėr, "Mitrush Kuteli". "Kriteri ynė ka qenė vlerėsimi i atyre librave qė pėrbėjnė njė risi nė letėrsinė shqipe. Arritėm tė nxjerrim nga gjitha librat qė janė botuar vetėm 2-3. Por qė nuk e tejkalonin nivelin e letėrsisė mesatare",- shpjegon kryetari i jurisė.


    Box
    Ēmimi "Kadare" pėr Kadarenė

    Nė fjalėn e tij pėrshėndetėse Ministri Ylli Pango prezantoi si risi dhėnien e "Ēmimit tė madh tė letėrsisė". Ministri shpjegoi se ky ēmim i jepet atij autori qė me veprėn e tij ka ndikuar nė letėrsinė botėrore.

    Ky ēmim iu dha Ismail Kadaresė pėr kontributin qė ka dhėnė me romanin e botuar nė nėntor 2008, "Darka e gabuar".

    Duket nga motivacioni qė ky ēmim dhėnė Kadaresė, nuk ėshtė as mė shumė dhe as mė pak po vetė ēmimi "Penda e Artė", versioni i vjetėr i ēmimit kombėtar tė letėrsisė qė jepet pėr veprėn totale tė njė autori dhe qė e kanė marrė deri tani (pas vdekjes) autorė si Lasgush Poradeci, Gjergj Fishta, Martin Camaj, Petro Marko, dhe Fatos Kongoli (njė pėrjashtim nga autorėt e gjallė tė letėrsisė sė sotme shqipe).


    Nuk ėshtė e habitshme as kjo risi qė paraqiti dje ministri Pango, as ajo qė gjen tė shpallur nė faqen zyrtare tė ministrisė qė ai drejton. Motivacioni me tė cilin ministri i dha Kadaresė "Ēmimin e madh tė letėrsisė" i korrespondon nė fakt ēmimit "Kadare" i themeluar mė 2007 nga paraardhėsi i tij Bujar Leskaj, ēmim qė nuk u dorėzua asnjėherė. Nė motivacionin pėr ēmimin "Kadare" thuhet:


    "Pėr rolin e jashtėzakonshėm qė kanė luajtur nė lėvrimin, pasurimin dhe integrimin e letėrsisė shqipe nė gjuhė dhe kultura tė tjera krijohet "Ēmimi Kadare". Ky ēmim karriere, do tė jepet pėr ata personalitete qė me veprėn e tyre romanore, kanė pasuruar letėrsinė shqipe dhe njėkohėsisht kanė dėshmuar se letėrsia shqipe ėshtė pjesė integrale e Letėrsisė evropiane".


    Ēmimi "Kadare" nuk rezulton qė tė jetė shfuqizuar. Me fjalė tė tjera Kadare ėshtė vlerėsuar me njė ēmim qė mban emrin e tij.
    Ėshtė e dyta herė qė ndodh tė jetė themeluar njė ēmim "Kadare" dhe qė humbet pa krijuar traditė.

    "Orfeu dhe Euridiēja", sot premiera e studentėve
    Opera "Orfeu dhe Euridiēja" ngjitet sot nė sallėn e madhe tė Akademisė sė Arteve. Studentė tė vitit tė tretė dhe tė katėrt tė kantos sot dhe nesėr nė orėn 19:00 interpretojnė veprėn e kompozitorit Cristofer Williban Gluck e cila shėnon edhe mbylljen e Stinės Koncertore tė Dimrit.

    Opera ka pėr regjisor Nikolin Gurakuqin, dirigjent Dritan Lumshin dhe dirigjente kori Suzana Turkun. Interpretojnė Klodiana Laze, Ardita Meni, Ardita Milla, Ermalda Bodo, Ledi Ibrahimi, Sindi Mamaqi, Ada Gurra, Holta Alliu etj.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 9/5/2024, 02:11