BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Woody Allen nuk heq dorė nga filmi

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Woody Allen nuk heq dorė nga filmi

    Mesazh nga LePuRuShJa 11/9/2008, 18:19

    Po shfaqet me sukses nė Los Anxhelos opera puēiniane “Gianni Schichi” me regji tė Woody Allen. Nė rol kryesor tenori Saimir Pirgu

    Qė kur i hyri asaj aventure, pati thėnė: “As vetė nuk e di se ē’po bėj”. Kjo ishte ndiesia qė e shoqėroi edhe pas pėrfundimit tė premierės, kur i “trembur” nuk doli tė pėrshėndetej me publikun. Njė fakt qė nuk mbeti pa u komentuar nga tė gjitha mediat botėrore qė ndoqėn tė parėn regji opere, tė realizuar nga regjisori Woody Allen. Prej datės 7 shtator, nė njė nga skenat mė tė mėdha operistike nė Los Anxhelos, drejtuar nga tenori Placido Domingo, po shfaqet Triptiku i Giacomo Puccinit. Njė prej tri episodeve ėshtė “Gianni Schichi”, tė cilėn e mori pėrsipėr pėr ta vėnė nė skenė regjisori i njohur i kinemasė amerikane dhe botėrore, 73-vjeēari, Woody Allen.

    Allen duket se i ka qėndruar besnik dashurisė sė vjetėr, filmit. Sipas kritikės dhe shtypit tė huaj, shfaqja tė jepte pėrshtypjen e njė filmi bardhė e zi, tė viteve ’50. Regjisori ka luajtur me kontrastin dhe humorin. Duke iu pėrmbajtur qėllimit fillestar tė vetė kompozitorit, varianti i Allenit ka shkulur gazit spektatorėt, nga fillimi deri nė fund. Kėsaj ideje i ka shėrbyer mė sė miri edhe loja e kėngėtarėve, tė transformuar nė gangsterė e mafiozė me baseta tė gjata.

    Pėr tė interpretuar rolin e djaloshit tė dashuruar, Runnucio, Alleni zgjodhi tenorin shqiptar, Saimir Pirgu, pėr tė cilin ishte hera e parė qė interpretonte nė njė skenė amerikane. Pirgu prej vitesh jeton nė Itali, ndėrsa interpreton nė skenat mė tė mėdha operistike evropiane. Debutimi “amerikan” ndodhi pikėrisht nė pėrvjetorin e vdekjes sė tenorit Luciano Pavarotti, qė nė njė farė mėnyre ishte kumbari i tij. “Nuk mė duket sikur nuk ėshtė mė mes nesh, pasi ende dėgjoj kėshillat dhe zėrin e tij tek mė thoshte “Bravo bullafiq!”. Pėr mua ėshtė gjithnjė i pranishėm”, - ėshtė shprehur pėr gazetat italiane, tenori shqiptar, i cili ėshtė komentuar si njė i ri plot talent. Duket se Pirgu ėshtė njė djalė me fat, pasi emri i tij do tė mbetet nė histori, si tenori qė ka luajtur nė tė parėn opera tė drejtuar nga Woody Allen.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 2/5/2024, 05:51