BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Tė kesh baba Beharin ... ? Ėshtė shumė i mirė, por pak fanatik!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Tė kesh baba Beharin ... ? Ėshtė shumė i mirė, por pak fanatik!

    Mesazh nga LePuRuShJa 3/11/2009, 12:26

    Tė kesh baba Beharin ... ? Ėshtė shumė i mirė, por pak fanatik! Te_kesh_baba_beharin_eshte_shu


    Imazhi i saj ka bėrė xhiron e botės, pas reklamimit tė spotit tė turizmit nė CNN. Iva Mera, vajza e aktorit Behar Mera, tregon pėr marrėdhėniet me babain e saj, pasionin pėr fotografinė, televizionin, ambiciet politike dhe sekretin e dashurisė.

    Kur bisedon me tė, nuk mungojnė batutat herė pas herė. Sensin e humorit e ka tė trashėguar nga babai, por gjithashtu ėshtė shumė e lidhur me tė. Konsultohet pėr gjithēka. Iva ėshtė vajza e aktorit Behar Mera, por nuk ėshtė aktore.

    Ambiciet e saj janė politika dhe televizioni, pėr kėtė arsye ka mbaruar studimet e larta pėr shkenca politike dhe vazhdon masterin pėr komunikim - masmedia. E ka gjetur veten mirė nė ekran, pasi ėshtė edhe prezantuesja e njė emisioni tė suksesshėm televiziv. Bukuria dhe sharmi nuk e kanė lėnė "bosh" Ivėn.

    Oferta pėr foto dhe reklama tė ndryshme nuk kanė munguar, duke e bėrė atė tė jetė nė qendėr tė vėmendjes. Pėrveē kėtyre, ėshtė nė fazat e para tė tė qenit biznesmene. Ka hapur njė karaoke dhe ėshtė vetė menaxherja e saj, duke i sjellė nė kėtė mėnyrė goxha tė ardhura.

    Mė tej, Mera na zbulon edhe diēka qė nuk e kishte bėrė publike mė parė, fejesėn e saj. Ajo tashmė ėshtė e fejuar me njė djalė, i cili vazhdon studimet pėr juridik me tė cilin shoqėrohej prej shumė kohėsh.


    Iva, keni qenė imazhi i turizmit shqiptar ketė verė dhe jemi nė prag tė fillimit tė njė zezoni pune, me ēfarė po merret Iva tani?

    Tani po vazhdoj misterin pėr "komunikim - masmedia", mė pėlqen shumė ta mbaj kėtė lidhje me shkencat politike, tė cilėn sapo e kam mbaruar dhe tė futurit nė botėn e medias dhe televizionit, ėshtė diēka qė mė pėlqen.

    Pse ke zgjedhur shkenca politike, e shikon veten nė tė ardhmen si politikane?

    Unė kam mbaruar gjuhėt e huaja pėr gjermanisht. Ishte njė gjuhė qe e zgjodha vetė. Mbasi mbarova vitin katėrt mendova se: nė qoftė se do tė vazhdoja gjermanisht edhe nė fakultet, nuk do tė arrij mė shumė se sa pedagoge maksimumi.

    Kėshtu qė, pashė kėto degėt e tjera, shkenca politike m'u duk pak mė e veēantė dhe duke parė qė ne nuk kemi shumė figura politike femėrore mendova, pse tė mos jem unė njėra ndėr to (qesh). Shkollėn e fillova me synime nė politikė, mė vonė e kuptova se mė shumė anoja si analiste politike se sa si politikane.

    Pasi kaluan tre vjet, e pashė veten se e vetmja fushė ku unė isha shumė mirė pasi edhe ku unė isha mirė ishin lėndėt e mas medias, pėr kėtė arsye zgjodha edhe misterin nė kėtė fushė.

    E shikon veten politikane?

    Ėshtė diēka, qė duhet tė angazhohesh. Tani nė forume, jo se e shikoj tė pamundur, por pėr momentin nuk e gjej veten.

    Ke ndonjė politikane model?

    Jozefina Topalli, pėr mua ėshtė shumė e aftė. Mė pėlqen fakti qė ajo drejton njė kuvend qė dominohet mė sė shumti nga burrat dhe kjo e bėn atė tė veēantė dhe tė fortė. Njė femėr gjithmonė shihet mė atė syrin ndryshe, ajo tamam ka thyer atė akullin qė duhej, prandaj ka vlera pėr mua.

    Pėrveē faktit tė tė qenit foto-modele, tashmė njihesh si prezantuese nė televizion, ka qenė dėshira juaj, apo erdhi rastėsisht?

    Ishte njė ofertė qė mė erdhi kur nuk e mendoja. Atė ditė sapo kisha xhiruar reklamėn e imazhit tė turizmit tė Shqipėrisė, ishte njė gjė e rėndėsishme pėr mua se do tė transmetohej gjithandej, edhe nė CNN.

    Njė moment mė bie telefoni dhe mė marrin nga Klani. Ishte organizatorja e "Nacional Bingo" mė thotė se ishin tė interesuar pėr mua, pasi donin qė tė isha unė prezantuesja. Nė fillim e mora me tė qeshur, mė pas u konsultova edhe me tim atė dhe vendosa tė shkoja. Ishte hera e parė pėr mua, fakti qė i merrja gafat qė bėja me tė qeshur, ma lehtėsonte punėn, por shumė shpejt ia mora dorėn.

    Fakti qė dole nė ekran dashje pa dashje u bėre e njohur. A e ndjeve kėtė gjė, ēfarė ndryshoi te ty?

    Po, normalisht, sepse deri nė atė kohė njihesha vetėm nėpėrmjet fotove. Ėshtė edhe njė gjė, kėtu nė Shqipėri nuk ndihet shumė nėse je e njohur apo jo, kjo tė paktėn ėshtė ndjesia ime. Unė bėj tė njėjtat gjera qė kam bėrė edhe mė parė. Nuk ėshtė se kushtėzohem nga fakti i tė qenit e njohur. Madje, miqtė e mi ma vėnė nė dukje shpesh herė kėtė.

    Kur e kuptove ti qė po tėrhiqje vėmendje si vajzė?

    Po nė momentin qė tė tjerėt ishin tė interesuar pėr mua, ftesa pėr foto, pėr reklama.

    Tė ka ndihmuar pamja e jashtme nė arritjen e sukseseve tė tua dhe tė kėsaj qė je deri tani?

    Pa diskutim qė po. Mė ka ndihmuar padyshim. Po ju tregoj diēka, te imazhi i turizmit ishin nė konkurrim 18 vajza dhe nė fakt kishte goca goxha tė bukura, me trup tė rregullt dhe shumė elegante.

    U habita kur mė pėrzgjodhėn mua, pasi nė vendim tim mund tė ishte kushdo tjetėr. Kur po iknim pėr nė Sarandė tė xhironim, nė njė moment tė caktuar i pyeta organizatorėt dhe u thashė, pse pikėrisht mua? Ata mė thanė: nga hunda qė ke.

    Qesha, dhe mė shpjeguan se ata donin njė vajzė tipike mesdhetare dhe unė i paskam kėto karakteristika. Pra, unė sipas tyre i pėrmbushja kėrkesat dhe parametrat qė ata kėrkonin. U ndjeva mirė me thėnė tė drejtėn.

    Po fakti qė je vajza e aktorit tė njohur, Behar Mera, sa tė ka ndihmuar?

    Kjo mė ka bėrė kėtė gjė: qė nė ēdo ambient qė shkoj, kur them se jam goca e Beharit, mė shohin mė sy tjetėr. Por, qė tė mė ketė ndihmuar me ndonjė gjė, jo. Kjo sepse im atė nuk ka qenė kurrė pro kėtyre gjėrave. Kur dua tė bėj diēka, mė lė qė unė tė "vuaj" vetė dhe nė momentin qė nuk bėhet, nuk ndėrhyn asnjėherė. Ai mė thotė se ai i ka arritur vetė gjerat edhe unė kėtė duhet tė bėj.

    Si janė marrėdhėniet e tua mė babain tėnd?

    Shumė e ngushtė dhe e veēantė. I flasim njėri - tjetrit pėr gjithēka. Them se nuk e quaj dot vetėm baba, por njė shok e mik shumė tė mirė. Mė kėshillon pėr ēdo gjė, sidomos nė kėtė botė, ku qarkulloj unė. Ai ka parė dhe njeh shumė, ndaj kėshillat e tij mė duhen. Me mamin nuk e kam kėtė marrėdhėnie.

    Babi ėshtė shumė i mirė dhe i dashur, por ėshtė pak fanatik. Nuk ėshtė se mė privon, nga ato gjėra qė dua, por ai ka ca rregulla. Pėr veshjet e ka pak problem, tani jo dhe aq se edhe mosha, por prindėrit kėshtu janė.

    Cila ėshtė ajo gjė qė vlerėson mė shumė te njė mashkull?

    Ėshtė shumė e rėndėsishme tė jetė i sinqertė, por nuk e di pse kohėt e fundit, virtyti kryesor ėshtė tė jetė me humor. Njeriu qė ėshtė mė humor tė shton jetėn. E kam edhe nga eksperienca nė familjen time. Po pate nė krah njė person qė ka humorin, ēdo gjė e merr shumė lehtė.

    Ju keni pranė njė njeri me humor pėrveē babait ...?

    Unė jam e fejuar, iku koha e tė dashurit. Nuk e kam bėrė publike dhe nuk ėshtė se mė pėlqen shumė. Kishim kohė qė shoqėroheshim. Kemi qenė fillimisht shokė dhe mė pas tė dashur, tani ėshtė i fejuari im. Erdhi njė moment qė duhet ta bėnim familjare. Ai ėshtė student pėr juridik.

    Tė ndihmon, apo e ka bezdi fakton qė ti je foto-modele dhe njė imazh?

    Jo, absolutisht, pėrkundrazi e kam krah pėr ēdo gjė.

    E frekuenton jetėn e natės?

    Tani kam karaoken time, tė cilėn e menaxhoj dhe e organizoj vetė, kėshtu qė nuk dal gjėkundi nė vend tjetėr. Kam marrė njė lokal me qira dhe aty kaloj pjesėn mė tė madhe tė ditės, sidomos tani qė nuk ka filluar ende shkolla.

    Domethėnė Iva ėshtė edhe biznesmene?

    (Qesh) Eh, po t'ia bėjmė qejfin vetes, po.

    Shpenzon shumė?

    Shpenzoj, por mė shumė jashtė, pasi kam motrėn nė Gjermani dhe shkoj shpesh atje. Ndėrsa kėtu shpenzoj shumė pėr gjėrat kozmetike.

    Ēfarė ha?

    Dietė nuk mbaj, pėr ta tepruar nuk e teproj. Nuk ėshtė se jam shumė e rregullt me ushqimin, pėr shembull unė ha njėherė nė ditė. Mė ndodh shpesh qė nė dimėr tė shėndoshem e nė verė tė dobėsohem.

    Je femėr pasiononte?

    Po, me pėlqejnė gjėrat e bukura dhe romantike. Nuk mė pėlqejnė gjėrat shumė tė mėdha, tė hapura, shumė ngjyra.

    Ēfarė ėshtė lumturia absolute pėr ty?

    Pėr mua, lumturia absolute nuk ėshtė se arrihet. Unė besoj te fakti qė ēdo njeri, sado tė jetė i pėrmbushur, pėrsėri e kėrkon njė gjė mė shumė.

    Po tė ndodhte tė takoje Zotin ēfarė do t'i thoshe?

    Tė mė rilindė edhe njė herė nga fillimi dhe tė mė hapė rrugėt pėr ato gjėra qė dua tė bėj.

      Ora ėshtė 7/5/2024, 13:54