BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Vriten nga dashuria e ndaluar

    Moza
    Moza
    ViP Nė B'SH ☆
    ☆ ViP Nė B'SH ☆


    <b>Shteti</b> Shteti : Kosova
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 23/03/2009
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 973
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 2910
    <b>Votat</b> Votat : 17
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Ne pune lind dashuria,prandaj ai qe punon asnjehere nuk ankohet per mund...

    Buzqeshje Vriten nga dashuria e ndaluar

    Mesazh nga Moza 4/11/2009, 17:45

    VRITEN NGA DASHURIA E NDALUAR...


    Anxhelina Ēerpja ėshtė pėrcjellė dje pėr nė banesėn e fundit, nė njė vend vetėm pak metra larg varrit ende tė freskėt tė njeriut, pėr tė cilin ajo u vetėflijua. Dy tė rinjtė, qė rikthyen nė skenė tragjedinė e Romeos dhe Zhuljetės do tė jenė bashkė nė pėrjetėsi. Dashuria e tyre e ndaluar nė tė gjallė, tashmė ėshtė realitet i njė bote tjetėr.

    Ndėrkohė qė kortezhi i gjatė i njerėzve kalon rrugicėn e ngushtė mes dy shtėpive, askush nuk flet njė fjalė pėr dashurinė e ēiftit, madje edhe dy familjet kanė vendosur ta varrosin bashkė me ta edhe historinė e tyre shekspiriane. Megjithatė fjalėt pėr tė vėrtetėn e vetėvrasjes sė dyfishtė dalin, edhe pse shpeshherė nėn zė. “Altini nuk ėshtė vetėvrarė vetėm pėr sėmundjen, por edhe pėr hir tė dashurisė sė ndaluar”, thonė banorėt e lagjes.


    Kundėrshtimi

    Historia mes Altin Koēit dhe Anxhelines kishte rreth dy vjet qė kishte nisur, pak pasi familja e 22-vjeēares ishte vendosur nė zonėn e ish-Fabrikės sė Tullave nė Kamėz. Ndėrkohė qė prindėrit e saj nuk dinin asgjė, familjarėt e Altinit e kanė kundėrshtuar fort lidhjen mes tyre. Madje ka nga ata njerėz qė mendojnė se shkaku i vetėvrasjes sė tij ka qenė pikėrisht pengesa pėr t’u fejuar mė Anxhelinėn. “Qė nė momentin qė ata e morėn vesh pėr kėtė lidhje, nuk e pranuan pėr arsye tė ndryshme”, thotė njė prej komshinjve tė familjes Koēi. Ndėrsa i vėllai, Astriti thotė se Altini u vetėvra pėr shkak tė sėmundjes. “Pastaj edhe sėmundja e pėrkeqėsoi situatėn shėndetėsore tė tij dhe kjo siē duket e mėrziti edhe mė shumė”. Njė fakt tė tillė e konfirmojnė edhe shumė banorė tė tjerė tė lagjes, tė cilėt deklarojnė se familja e djaloshit tė vetėvrarė me ēifte katėr ditė mė parė, ka qenė kundėr lidhjes sė tij me vajzėn komshie. Marrėdhėniet janė acaruar edhe mė shumė nė momentin qė Altini ka deklaruar se “do tė fejohej me tė”. Pavarėsisht nga fakti se ai ishte sėmurė, mėsohet se prindėrit dhe vėllezėrit i kanė kėrkuar qė ai tė mendohej edhe njė herė e tė mos nxitohej pėr tė hedhur njė hap tė tillė.


    Takimi

    Familja e Anxhelinės ka qenė e fundit, qė ka marrė vesh historinė e dashurisė mes dy tė rinjve. Madje ata thonė se vetėm dje e kanė mėsuar njė fakt tė tillė, tė cilin ende nuk e besojnė. Pak orė pas vdekjes sė vajzės mbi varrin e tė dashurit tė saj, dy familjet janė takuar, duke shuar ēdo mundėsi mosmarrėveshjeje pėr kėtė ngjarje tė rėndė. “Ata janė takuar dhe mes tyre nuk ka asnjė keqkuptim”, shprehen tė afėrmit e familjes Koēi. Sigurisht qė kryefamiljarėt kanė vendosur t’i venė kapak historisė, duke kėrkuar prej tė gjithėve varrosjen e saj bashkė me dy protagonistėt, qė nuk jetojnė mė. “Ata nuk jetojnė mė dhe nuk ėshtė mirė qė tė diskutohet arsyeja e vetėvrasjes apo lidhja e tyre”. Kėshtu shprehet njė nga njerėzit e afėrt tė familjes Ēerpja, e cila vazhdon tė dyshojė nė vėrtetėsinė e lidhjes sė vajzės sė tyre me komshiun 24-vjeēar. “Ne nuk kemi pasur dijeni pėr njė gjė tė tillė” kėmbėngulin vėllezėrit e Anxhelinės. Ndėrsa letra e lamtumirės pėr tė gjithė mbetet njė mister. “Thonė se e ka policia, por ne nuk jemi njohur me tė”. Sipas burimeve policore teksti i gjetur pranė trupit tė pajetė ėshtė njė poezi dashurie, ku sqarohej gjithēka rreth vetėvrasjes tragjike.




    Varrimi

    Karvani i njerėzve qė kanė mbėrritur pėr tė pėrcjellė pėr tė fundit herė Anxhelinėn, kalon heshturazi pranė varrit tė Altinit. Askush nuk flet dhe tė gjithė me njė sy shikojnė grumbullin e dheut tė njomė, ku vetėm njė ditė mė parė u gjet pa jetė Anxhelina. Nė ceremoninė e varrimit janė mbledhur qindra njerėz, tė cilėt kalojnė nė njė varg tė gjatė me trupin e pajetė tė 22-vjeēares sė vetėvrarė pėr njė dashuri, qė nuk u realizua kurrė. Dy varret nuk janė shumė larg njėri-tjetrit, kėshtu dy tė rinjtė do tė jenė bashkė tė paktėn nė pėrjetėsi. Pikėrisht aty ku edhe u mbyll akti i fundit i tragjedisė. Dy tė rinjtė u vetėvranė njėri pas tjetrit pėr dashurinė, duke rivėnė nė skenė njė prej tragjedive mė tė mėdha botėrore tė Shekspirit.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 13/5/2024, 12:08