BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ku iku besa dhe fjala e saj?

    Moza
    Moza
    ViP Nė B'SH ☆
    ☆ ViP Nė B'SH ☆


    <b>Shteti</b> Shteti : Kosova
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 23/03/2009
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 973
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 2910
    <b>Votat</b> Votat : 17
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Ne pune lind dashuria,prandaj ai qe punon asnjehere nuk ankohet per mund...

    Buzqeshje Ku iku besa dhe fjala e saj?

    Mesazh nga Moza 4/11/2009, 17:48

    Ku iku Besa dhe fjala e saj?
    Kisha degjuar shoket e mi kur flisnin per te dashurat e tyre tradhetare qe nuk ia dinin vleren dashurise. I kisha pare me syte e mi se sa vuanin ato, por asnjehere nuk mund ta paramendoja veten time ne mesin e tyre. Me kujtohet, sa here thonin se tradhetia e vajzes eshte e rende, e une qeshja me ato sepse me dukej dicka e pabesueshme.

    Pas nje kohe me ndodhi vete, e pranoj. Me ndodhi ne ate menyre qe nuk me shkon mendja te dashurohem perseri. E takova ate vajze ne ditelindjen e nje shoqes, pastaj u njohtuam me njeri-tjetrin. Me pelqeu shume, sidomos emri i saj - Besa. Ishte vajza me e sjellshme ne shkolle, e bukur, me trup te holle, floke te zeza dhe sy ngjyre qielli. Dicka qe e bente te vecante ishte buzeqeshja e saj qe kishte gjithmone ne fytyre dhe shpirti besnik.



    Pas nje kohe te shkurter u dashuruam dhe filluam te bejme plane per te ardhmen. Shpesh here me thonte se urrente vajzat qe duan pasurine, nuk e di pse, ndoshta se une isha i pasur dhe Besa e dinte kete. Kur flisnim per martese, thonte se i pelqente te jetojme ne nje fshat te larget, ne nje shtepi te vogel, me natyre te bukur. Donte te kemi shume femije, sepse ciftet e dashuruara bejne me shume, keshtu thonte ajo. E une e kundershtoja duke i thene se femijet s'do na linin rahat te shijojme njeri tjetrin. C'do dite na shkonte duke qeshur dhe duke bere plane per te ardhmen tone. Per martesen tone qe nuk u realizua kurre.

    Nje dite duke shetitur, rastesisht e takuam vellane tim dhe e ndalova per ta njohtuar me Besen. Familja ime ende nuk e kishte pare dhe as nuk e dinte se une isha i dashuruar me ate. U ulem te tre ne nje lokal, per te biseduar me lirshem. E verejta se Beses i shendrisnin syte nga gezimi, por nuk e kuptova se c'gezim kishte. E shihja shpesh here duke bere disa shenja me vellain tim. Ai ishte me i madh se une dhe me i bukur ne pamje. C'dohere ka qene i shoqeruar me femrat dhe per kete gje ato c'mendeshin pas tij. Nuk kishte asnje vajze ne qytet qe do refuzonte propozimin e tij, sepse ishte i bukur dhe i pasur gjithashtu. Por te Besa nuk me kishte shkuar mendja kurre, ate e dija si vajze te sinqerte...Te pakten keshtu me dukej mua.

    Prej asaj dite, Besa filloi te largohet nga une, dita-dites me shume. Nuk e kuptoja perse, sa here e pyesja me thonte se ishte e zene me provimet dhe nuk kishte shume kohe per mua. U mundova ta kuptoj edhe pse nuk doja. Ne ishim mesuar te shetisim c'do dite dhe kjo gje me dukej jo normale. C'fare mund te kete ajo? Nje mije pyetje me silleshin ne koke, por asnjera prej tyre nuk kishte pergjigje. Keshtu kaluan disa muaj, deri sa ne fund me erdhi pergjigja e papritur...Besa ishte larguar nga qyteti bashke me vellain tim. Ai ma beri kete gje nga inati, kurse Besa ime e beri nga interesi.

    I tregova familjes time per lidhjen qe kisha une me ate. U erdhi keq per mua dhe vendosen te mos e pranojne vellain tim ne shtepi. Ne njiheshim si familja me e mire ne qytet, por vellai na uli vleren me poshtersine qe tregoi. Doli tradhetar, bashke me Besen time. Vajzen qe e doja me shume se c'do gje ne bote.

    Kaluan plote tre vjete dhe u kthyen ne qytet, te martuar. U shperngulen ne nje apartament perballe shtepise sime. Nuk e di perse donin te me shkaktojne dhimbje edhe me shume. Ku do gjeja une fuqine dhe guximin per te kaluar prane tyre? Si do ta shihja une Besen time ne krahet e nje tjetri? Sa here i shihja nga dritarja, te kapur per dore duke qeshur me njeri-tjetrin. A thua kishin aq shume dashuri, apo e benin kete gje nga inati? Me kujtoheshin premtimet dhe planet qe benim bashke. Fshati i larget, shtepia e vogel, femijet dhe mbi te gjitha dashuria jone...

    ...Besa theu besen qe ma dha, vrau zemren time dhe me ndau nga vellai perjetesisht. Ajo lindi tradhetare dhe do vdese e tille!

    __________________

      Ora ėshtė 7/5/2024, 00:06