BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Filmi "Gjallė" vlerėsohet me ēmim nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Filmit nė Montpellier!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Filmi "Gjallė" vlerėsohet me ēmim nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Filmit nė Montpellier!

    Mesazh nga LePuRuShJa 5/11/2009, 10:38

    Edicioni i 31-tė i kėtij festivali u organizua nė datat 23 tetor deri nė 1 nėntor. Gjatė dhjetė ditėve tė festivalit u prezantuan plot 46 filma, ndėr tė cilėt 12 filma me metrazh tė gjatė, 24 filma me metrazh tė shkurtėr dhe 10 dokumentarė.

    Filmi "Gjallė" vlerėsohet me ēmim nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Filmit nė Montpellier! Filmi_gjalle_i_artan_minarolli_1

    Filmi "Gjallė" i regjisorit Artan Minarolli, pjesėmarrės nė Festivalin e 31-tė Ndėrkombėtar tė Filmit nė Montpellier tė Francės, ėshtė vlerėsuar me njė ndėr pesė ēmimet qė jep juria e kėtij festivali.

    Sipas njė njoftimi pėr shtyp tė Arkivit Qėndror Shtetėror tė Filmit, "Gjallė" i Minarollit ka marrė ēmimin pėr mbėshtetjen teknike, qė konsiderohet mjaft i rėndėsishėm dhe ka vlerėn e 5500 eurove.

    Edicioni i 31-tė i kėtij festivali u organizua nė datat 23 tetor deri nė 1 nėntor. Gjatė dhjetė ditėve tė festivalit u prezantuan plot 46 filma, ndėr tė cilėt 12 filma me metrazh tė gjatė, 24 filma me metrazh tė shkurtėr dhe 10 dokumentarė. Nė kėtė edicion tė festivalit janė dhėnė 5 ēmime tė rėndėsishme si Antigona e Artė, Ēmimi i Kritikės, Ēmimi pėr Muzikėn mė tė Mirė, Ēmimi pėr Mbėshtetjen Teknike dhe Ēmimi pėr tė Rinjtė.

    Pėr filmin "Gjallė" ēmimi i marrė nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Filmit nė Montpellier tė Francės ėshtė i dyti i marrė pėr kėtė vit, pas ēmimit special tė marrė nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Durrėsit. Ndėrkohė ky prodhim kinematografik ėshtė pėrzgjedhur pėr tė pėrfaqėsuar Shqipėrinė

    "Gjallė" ėshtė njė bashkėpunim i "WILDart FILM" nė Vjenė, "Art Film" nė Tiranė dhe "Agat Films & Cie" nė Paris.

    Filmi "Gjallė" vlerėsohet me ēmim nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Filmit nė Montpellier! Skena_nga_filmi_gjalleSkena nga filmi Gjalle


    Ky film u prezantua pėr herė tė parė nė Festivalin Veror Ndėrkombėtar tė Filmit nė Durrės, ndėrsa prezantimin pėr publikun e pati nė mbrėmjen e 4 shtatorit nė kinemanė 'Imperial' nė Tiranė.

    Nė qendėr tė kėtij filmi ėshtė njė histori gjakmarrjeje, e cila kalon nga gjyshi tek nipi nė njė hark kohor prej 60 vitesh. Pėr tė pėrcjellė tek publiku kėtė subjekt interesant, tė trajtuar ndryshe nga herėt e tjera, ku gjithēka vinte e veshur me normalitet dhe diku me nota humori, regjisori ka zgjedhur njė kast aktorėsh si Nik Xhelilaj, Nijada Saliasi, Besart Kallaku, Xhevdet Ferri, Arqile Lici, Bruno Shllaku, Luljeta Bitri, Tinka Kurti, Reshat Arbana, Sulejman Dibra, etj.

    Nė qendėr tė kėtij subjekti ėshtė Koli, njė djalė 22 vjeēar, student nė universitetin e Tiranės. Jeta e tij rrjedh normalisht deri nė ēastin kur ai mėson se mbi familjen e tij vazhdon tė zbatohet kanuni i Lek Dukagjinit pėr shkak tė njė vrasjeje tė bėrė nga gjyshi i tij 60 vjet mė parė.

    Filmi "Gjallė" vlerėsohet me ēmim nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Filmit nė Montpellier! Skena_nga_filmi_gjalle_1Skena nga filmi Gjalle

    Mes aventurave nė kėrkim tė shpėtimit, Koli largohet nga shtėpia e tij pėr t'u transferuar nė njė fshat. Por jeta qė bėnte mė parė ia vėshtirėsonte pėrshtatjen dhe ndaj ai rikthehet sėrisht nė Tiranė pranė njerėzve dhe jetės sė tij tė mėparshme. Ndėrsa nė momentet e fundit tė filmit e shohim atė tek hipėn nė njė anije tė vjetėr emigrantėsh ilegalė pėr t'u larguar njėherė e pėrgjithnjė nga Shqipėria. Por ironia e fatit bėn qė personazhi qė tenton t'i largohet vrasjes nga gjaksi, gjen vdekjen nė mes tė detit. Kjo pjesė e subjektit ėshtė huazuar prej regjisorit nga tragjedia e Otrantos, ku njėri prej tė mbyturve, kishte hipur nė atė anije pėr t`i shpėtuar gjakmarrjes.

    Regjisori Artan Minarolli u lind mė 13 maj 1958. Ai ka pėrfunduar studimet nė Akademinė e Arteve, dega dramė nė vitin 1982 dhe ka kryer njė specializim nė Danimarkė pėr regjisor pranė shkollės Evropiane tė Filmit nė vitin 1993.

    Filmin e tij tė parė ai e ka realizuar nė vitin 1991, film-dokumentar "Pėr njė centimetėr", me tė cilin fitoi ēmimin e parė nė Festivalin e Torinos. Filmi i parė artistik me metrazh tė shkurtėr vjen nė vitin 1994 "Qind pėr qind", nė bashkėpunim me Petrit Rukėn, me tė cilin realizoi edhe filmin "Plumbi prej plasteline" nė 1996. Sė fundmi ai ka realizuar dhe filmin "Kronikė provinciale".Zmadho pamjen.

    Filmi "Gjallė" vlerėsohet me ēmim nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Filmit nė Montpellier! Skena_nga_filmi_gjalle_2Skena nga filmi Gjalle

    Filmi "Gjallė" vlerėsohet me ēmim nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Filmit nė Montpellier! Skena_nga_filmi_gjalle_3Skena nga filmi Gjalle

    Filmi "Gjallė" vlerėsohet me ēmim nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Filmit nė Montpellier! Skena_nga_filmi_gjalle_4Skena nga filmi Gjalle

    Filmi "Gjallė" vlerėsohet me ēmim nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Filmit nė Montpellier! Skena_nga_filmi_gjalle_5Skena nga filmi Gjalle

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 26/4/2024, 14:56