BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Rovena Stefa

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Rovena Stefa

    Mesazh nga LePuRuShJa 23/9/2008, 23:44

    Rovena Stefa Rovena

    Rovena mė nė fund erdhi dhe klipi yt mė i ri pėr kėtė verė, " Burrė tė martuar dashurova". Njė kėngė e cila qė nė titull tė godet. Na trego dicka mė shumė pėr tė, si lindi ideja, me kė keni bashkpunuar?

    Nė fakt unė u preka po aq sa ju kur e dėgjova pėr herė tė parė kėtė ide nga autori i teksit, ėshtė njė temė e rėndė, shumė e vėshtirė pėr t'u trajtuar dhe nga ana tjetėr shumė aktuale. Ėshtė njė ēėshtje nga tė cila vuajnė shumė vajza tė reja dhe shumė familje, prandaj vendosa ta kėndoj duke shpresuar tė ndikojė sado pak nė permirsimin e pėrgjithshem tė moralit tė shoqėris Shqiptare, e cila duke qenė njė shoqėri nė tranzicion, ėshtė bėrė pre e tė tilla problemeve dhe dramave tė rėnda.

    Ky ėshtė njė fenomen shumė i pėrhapur nė ditėt e sotme. Ėshtė kjo arsyea qė ti ke vendosur ta sjellėsh nė njė kėngė?

    Ashtu siq e pėrmenda dhe mė lartė, nuk mund tė mos pranoj sugjerimin e Avni Qahilit pėr ta shkrirė nė arte kėtė temė, pėr ta bėrė atė sa mė tė prekshme, pėr ta sjell sa mė afėr zemrės sė degjuesve, nė mėnyrė qė dikush tė ndryshoj rrugėn e gabuar nė tė cilėn ecėn. Ne kemi nevoj pėr tė besuar nė vlera, nė njė familje mė tė besueshme, me solide, ky ishte qėllimi ynė kur e realizuam kėngėn.

    Je ndeshur ndonjėherė ti vetė nė njė situatė tė tillė, ndonjė mike ose ndonjė i afėrmja jote?

    Kam parė shumė raste tė ngjashme me tekstin e kėngės, njerėz rreth meje mė kan folur pėr historin e tyre tė dhimbshme, tė cilat tė mbushin sytė me lotė kur i dėgjon, nuk ka dhimbje mė tė madhe pėr njė vajzė tė re, qė jeton me shpresėn pėr tė filluar njė jete familjare dhe papritur zbulon se djali i ėndėrrave tė saj e ka tashmė njė familje tė ngritur madje dhe fėmijė. Kjo ėshtė njė situatė dhėmbjeje, e trishtuar qė duhet ta kuptojnė tė gjithė.

    Nėse njė shoqe e jotja do vinte dhe tė thoshte "Rovena dashuroj njė burrė tė martuar", cfarė do ti thoje?

    Atė qė kam thėnė ermers kėngės, tė largohet sa mė parė nga ai njeri, pa marrė parasysh dhimbjen dhe vuajtjen, se dikush tjetėr do lėndohet edhe mė shumė nėse vazhdon e gjitha kjo. Pėr mė tepėr qė mendoj se nuk ja vlen tė fillosh njė lidhje gėnjeshtėr.

    Po nėse i dashuri yt mbas disa kohėsh qė ju jeni bashkė tė thotė qė ėshtė i martuar, si do tė reagoje?

    Besoj se do tė ishte njė dhimbje e papėrshkruar, por do tė largohesha prej tij.

    Cila ėshtė kėshilla qė do ti jepje tė gjitha vajzave qė ndodhen nė kėtė pozicion?

    Largohuni nga njerėz tė cilėt janė tė verbuar nga dashuria pėr ju aq sa tė mos pyesin pėr tė ardhmen e familjes sė tyre dhe pėr tė ardhmen tuaj. Kėto histori janė drama tė mėdha, largohuni sa nuk ėshtė tepėr vonė.

    Nė fakt nė ditėt e sotme shohim qė tradhėtia bashkėshortore ėshtė shumė e perhapur, sidomos pėr sa i pėrket meshkujve. Sipas mendimit tėnd cila ėshtė arsyeja pėr kėtė?

    Po e thashė edhe mė parė se njė nga arsye kryesore ėshtė situata aktuale e shoqėrisė sonė shqiptare, e cila vjen pas njė periudhe tė gjatė izolimi dhe varfėrie, e kėshtu qė shumė raporte nė shoqėrinė tonė janė deformuar dhe duhet kohė deri sa ne tė arrijmė tė jemi tė shėndetshėm dhe tė ruajmė funksionet tona shoqėrore, dmth tė luajmė rolin qė na takon.

    Duke parė se gjithmonė e mė shumė martesat kthehen nė divorc, tė tremb ty personalisht ideja pėr tė hedhur njė hap kaq tė rėndėsishėm?

    Jo, nė fakt mendoj se duhet mė shumė vėmendje kur tė zgjidhet njeriu me tė cilin do tė ndash jetėn tėnde, duhet tė kuptosh sa tė pėrshtatet ty, cilat janė limitet tė cilat nuk duhet shkelur, si nga ai ashtu dhe nga ti, duhet kuptuar qėndrueshmėria e tij, etj... Tė gjitha kėto duan kohėn e tyre. Mendoj se ėshtė njė vendim pėr tė cilin nuk duhet te nxitohesh. Ėshtė vendim i rėndėsishėm tė pranosh bashkjetesėn, dmth martesėn me njė partner.

    Shumė kėngėtarė dalin pėr ditė nėpėr ekrane, por pak arrin tė rezistojnė tregut gjatė. Si ka arritur Rovena tė arrijė deri kėtu dhe tė jetė ndėr kėngetaret mė tė dashura dhe mė tė kėrkuara?

    Po ka shumė tė rinj e tė reja qė provojnė tė bėhen artiste, por shumica e tyre harrojnė se nuk mjafton vetėm dėshira dhe paratė pėr t'u bėrė i famshėm, ajo qė duhet ėshtė talenti, dhe dicka tjetėr mė e madhe qė duhet ėshtė karizma, dhunti cilės e gėzojnė pak njerėz. Madje edhe ndėr ata tė talentuarit, pak e kanė aftėsinė tė bėjnė publikun tė ekzaltohet nga pėrformanca e tyre. Mendoj se ėshtė dhunti e natyrės, por pastaj natyrisht duhet vullnet dhe punė e madhe pėr ta shprehur kėtė talent.

    Pėr njerzit qė tė shohin nga jashtė tė qenit kėngėtare duket si profesioni mė i lehtė dhe mė i bukur nė botė ndėrkohė qė vetė kėngėtaret thonė qė ėshtė shumė mė e vėshtirė se kaq. Mund tė na tregosh se cilat kanė qenė disa nga vėshtirėsit mė tė mėdhaja me tė vilat ti je ndeshur gjatė rrugės tėnde?

    Tė jesh artist ėshtė shumė e mundimshme, sepse sė pari harxhon shumė energji dhe emocion cdo herė qė pėrformon nė publik, gjė qė nuk e bėn njė njeri i cili bėnė bankierin apo, avokatin apo dicka tjeter. Tė prodhosh arte ėshtė dicka tjetėr, artisti krijon sa herė pėrformon, dmth ėshtė gjithmonė dicka e re pėr tė. Po bėj njė krahasim tė thjeshtė, njė biznesmen investon pėr tė ngritur njė lokal, ai investon para dhe mundim vetėm nė fillimin pėr krijimin e kėtij lokali, pastaj ai merr pėrfitime dhe kėnaqėsi pa qenė nevoja tė harxhoj energji dhe para tė tjera, kurse njė artist kėndon live dhe aty cdo herė qė e kėndon njė kėngė, ai duhet tė prodhojė emocion, dmth ai investon cdo herė qė del nė skenė, pėr tė ėshtė si tė ishte hera e parė.

    Nga ana tjetėr nė shqipėri veshtiresitė e njė artisti dyfishohen nga mungesa e ligjit pėr tė drejtėn e autorit dhe shpesh gjėrat nuk funksionojnė ashtu sic duhet. Dhe se treti tregu ėshtė shumė i vogel pėr tė justifikuar kėtė lodhje tė madhe dhe kėtė superprodhim kėngėsh dhe vodeoklipesh. Pėrfitimet financiare janė tė vogla nė raporte me investimin shpirtėror dhe financiar?

    Kėshtu qė nė pėrfundim do tė thoja se njė artist nė Shqipėri e mban gjallė vetėm pasioni pėr artin, pasi vėshtirsitė dhe lodhja janė tė mėdhaja, vetėm deshira e conė pėrpara karrierėn e njė artisti.

    Dimė qė nė fillimet e tua kur ishe ende e re je zhgenjyer nga ambienti i mbushur me xhelozi dhe intrigat i muzikės Shqiptare. Nėse sot njė kėngetare e re do tė drejtohej tek ty pėr ndihmė dhe pėr ndonjė kėshillė, do tė pranoje ta ndihmoje?

    Po patjetėr dhe e kam bėrė kėtė disa herė, madje ka nga ato kėngėtare qė mė kan falenderuar publikishte pėr ndihmėn e madhe qė ju kam dhėnė nė fillimet e tyre, njė nga ato ėshtė edhe Soni Malaj, tė cilėn sot e kam njė mike tė mirė.

    Ke deklaruar se ke hequr dorė pėrfundimishte nga festivalet, kjo do tė thotė qė mos tė presim njė rikthim tėndin nė ndonjė nga skenat e festivaleve Shqiptare?

    Kurrė mos thuaj kurrė, thotė njė fjalė e urtė, megjithatė realisht nuk jam interesuar pėr festivalet, ato kanė dalė modė prej vitesh nė perendim. Ndoshta ėshtė koha qė edhe ne tė ecim pėrpara dhe tė aplikojmė forma moderne dhe demokratike tė ShowBizit.

    E megjithatė kėtė verė tė kemi parė pjesmarrėse tek Maratona e Kėngės Popullore. E kėnaqur nga kjo eksperiencė?

    Oh po ai nuk ėshtė njė kompeticion, ishte njė paradė e mė tė mirave nė muzikėn popullore Shqiptare, ishte njė eksperiencė e mirė dhe qė mė fali shumė kėnaqėsi, pasi shėtita pothuajse tė gjitha qytetet e Shqipėrisė dhe pashė me 10-tėra mijėra njerėz nė secilin shesh qyteti qė lirshėm gėzonin dhe kėrcenin ritmet moderne popullore Shqiptare, pasi le ta themi, ka ardhur koha qė muzika jonė tradicionale tė evulojė, tė zhvillohet bashkė me kohėn, por pa humbur vlerat e folklorit tonė tė shtrejtė.

    Publiku i cilit qytet ju ka lėnė mė shumė mbresa, duke u nisur nga tė gjitha eksperiencat qė mund tė kesh patur ti nė koncertet e ndryshėm ku ke qenė e ftuar?

    Secili qytet kishte bukurin e tij, por unė u gjenda vecanterisht e lumtur nė qytetin e lindjes Fierin, ku ishin mbledhur mbi 20000 vetė nė sheshin qėndrorė ku kam kujtimet e fėmirisė sime dhe nė kore kėndonin bashkė me mua kėngėn time tė re "Xhan moj yllė, xhan moj hėnė". Ishte njė ndėr dhe kėnaqėsi e madhe pėr mua tė isha nė mes tyre dhe shpresoj se do ti vizitoj prapė nė tė ardhmen, e them me patjetėr kėtė.

    Duket se deri tani ke arritur gjithcka ke dashur. E ndjen Rovena veten njė femėr tė realizuar?

    Mund tė them se kam kaluar shumė shkallė gjatė karrierės time artistike dhe mund tė them se jam pjekur artistikisht. Kurse pėrsa i pėrket realizimit total, them se nuk mund tė gjendet ndonjėherė fundi pėrfeksionit, pasi ka gjithmonė dicka pėr tė ndryshuar, dicka pėr tė evoluar.

    Cila ėshtė ėndėrra me e fundit qė ke parė dhe qė tė ka mbetur nė mėndje?

    Ah un shoh ėndrra cdo natė por nuk i tregoj kurr... (qesh)

    Cili personazh i historis do doje tė ishe dhe pse?

    Zhan D'arka simboli i forcės dhe trimeris femėrore

    Po i politikės?

    Kleopatra simbol i femrės moderne dhe demokrate

    Nėse do tė krahasonin karakterin tėnd me ngjyrė cila do ishte ajo?

    E kuqe

    Pėr dashurinė do tė mund tė...

    Sakrifikoja gjithēka

    Nėse do tė tradhetoje partnerin do t'ia thoshe?

    Nėse do e tradhetoja do tė thosha se ky raport nuk funksionon sic duhet, ndarja mendoj se do ishte zhgjidhja.

    Po ti vetė do tė doje ta dije po tė tė tradhėtonte?

    Normale qė do doja ta dija, se nė njė raporte dashurie mė mirė tė jesh e bashkė nė dhimbje sesa tė kesh njė raportė tė ftohur e tė largėt.

    Nė kopertinėn e cilės gazetė apo revistė do tė tė pėlqente tė dilje dhe cfarė titulli do doje tė lexoje pėr vete?

    Normal ishte Femra Moderne. Ku dhe isha javes sė kaluar

    Nėse do te ishe e ftuar nė tė njejtėn kohė nė emisioninin e Arjan Canit "Zonė e Lirė" dhe "Blue Jeans" i Alban Dudushit kė do tė zhidhje pėr tė shkuar?

    Po ato rregjistrohen nė ditė tė ndryshme... (qesh), tė dy emisionet kanė tematikė tė ndryshme dhe kam qenė e ftuar tek tė dy. Uroj qė nė tė ardhmen tė kemi mundėsi dhe opsione tė tjera pėr tu shprehur apo jo.

    Do tė pėlqente mė shumė njė xhiro me Ferrari me Shumaker apo njė xhiro me motor me Valentino Rosin?

    Do mė pėlqente njė xhiro me varkė me vela, vetėm nė mes tė detit aty ku paqja prehet...!

      Ora ėshtė 2/5/2024, 07:02