BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    "Vrull" librash nė Tiranė!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje "Vrull" librash nė Tiranė!

    Mesazh nga LePuRuShJa 12/11/2009, 22:13

    Hapet sot nė Pallatin e Kongreseve, Panairi i Librit "Tirana ‘09"

    Ēelet sot pasdite nė Pallatin e Kongreseve nė Tiranė, Panairi i Librit "Tirana 2009". "Gjatė kėtyre ditėve, kryeqyteti do tė jetė i pėrfshirė i gjithi prej vrullit tė librave", kėshtu ėshtė shprehur dje kryetari i Shoqatės sė Botuesve Shqiptarė, Petrit Ymeri nė njė konferencė pėr shtyp.

    I ftuari i nderit nė ceremoninė e ēeljes sė panairit do tė jetė akademiku Ali Aliu i cili vjen nga Maqedonia si dhe shkrimtari e pėrkthyesi Amik Kasoruho.

    Nė edicionin e 12 tė tij, ky panair, qė tashmė ėshtė kthyer nė njė aktivitet tradicional tė pėrvitshėm do tė qėndrojė i hapur deri mė 16 nėntor. Kėtė vit do tė marrin pjesė mėse 100 subjekte botuese nga tė gjitha hapėsirat mbarėshqiptare.

    Botuesit pjesėmarrės janė nga Shqipėria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, si dhe nga vende tė tjera tė botės. Kėtė vit, pritet tė jetė i pranishėm nė panair shkrimtari italian, Federico Mocia (Federiko Moēa) i cili ka konfirmuar paraprakisht praninė e tij.

    Takimet promovuese me autorėt pjesėmarrės do tė jenė intensive dhe nė ēdo orė tė ditės nė dy sallat e konferencave gjatė gjithė ditėve tė edicionit tė 12, ku do tė diskutohet mbi tema e probleme tė ndryshme qė kanė tė bėjnė me librin. Janė parashikuar gjithashtu edhe konferenca tė posaēme me shkrimtarė tė ftuar dhe disa tryeza debati mbi problemet e vazhdueshme tė librit shqip.

    Edhe kėtė vit nuk do tė mungojė katalogu i panairit si njė informues pėr tė gjitha veprimtaritė qė do tė ndodhin gjatė ditėve tė panairit. Sipas Petrit Ymerit, kryetarit tė Shoqatės sė Botuesve Shqiptarė, njė vėmendje e veēantė do t‘i kushtohet sallave tė promovimeve. Kėtė vit do tė promovohen rreth 1200 tituj librash tė rinj, ndėrsa pritet qė nga 100 ekspozuesit pjesėmarrės, 30 tė vijnė nga jashtė kufijve tė Shqipėrisė.

    Njė nga evenimentet qė pritet tė paraqitet gjatė ditėve tė panairit ėshtė seria e plotė e veprės sė shkrimtarit Ismail Kadare, ndėrsa ashtu si dhe vitet e shkuara do tė ndahen ēmimet "Autori mė i mirė i vitit", "Pėrkthyesi mė i mirė i vitit", "Libri mė i mirė pėr fėmijė" dhe si zakonisht do tė jepet edhe ēmimi "Stenda mė e mirė e panairit", ēmim ky qė jepet prej gazetarėve tė kulturės.

      Ora ėshtė 8/5/2024, 11:28