BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    VALBONA HALILI

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje VALBONA HALILI

    Mesazh nga LePuRuShJa 30/9/2008, 00:23


    VALBONA HALILI 110

    E VĖRTETA E THASHETHEMIT MBI NDARJEN TIME

    Nė kėto ditė tė rėndėsishme pėr besimtarėt e fesė myslymane kėngėtarja Valbona Halili ka respektuar ritin e agjėrimit. Gjatė kėsaj periudhe ka ngadalėsuar ritmet e punės dhe pse ėshtė nė prag tė daljes sė albumit tė saj tė katėrt. Njė album qė ajo po e punon prej kohėsh dhe qė do ketė dhjetė kėngė popullore tė trevave tė Shqipėrisė sė Mesme. Pėr impenjimet e verės, muajin e Ramazanit dhe sekretet e martesės sė saj do tė flasim nė kėtė intervistė qė kemi realizuar me kėngėtaren e njohur tė muzikės popullore shqiptare….

    Je duke mbajtur ritin e Ramazanit. Ėshtė njė traditė familjare apo besim vetjak?

    -E ndjera nėna ime ishte shumė besimtare. Mund t’ju them se ajo kishte shpirt shumė tė mirė dhe ka vdekur Natėn e Kadrit. Kjo ka qenė shumė domethėnėse pėr mua. Unė kam 15 vjet qė e mbaj Ramazanin dhe mendoj se ėshtė detyrim pėr tė gjithė besimtarėt muslimanė. Nuk jam tip qė i ndjek tė gjitha ritet e fesė, por kur kam mundėsinė, respektoj ato mė kryesoret. Njė kėngėtare ka njė ritėm tė caktuar veprimtarie.

    Ėshtė e vėshtirė pėr njė profesioniste tė respektojė agjėrimin?

    -Mė mundoi pak, por u mėsova. Ditėt e para ndoshta ishte pak e vėshtirė pėr shkak se ndryshuan oraret e tė ushqyerit. Gjithsesi vazhdoj tė bėj jetėn e mėparshme. E kam ditėn shumė tė ngjeshur me takime, biseda, me inēizime nė studio. Dje isha nė studio dhe
    kam realizuar disa pjesė tė vogla tė kėngėve. Sigurisht gjatė darkės. Tingėllon paksa e ēuditshme pėr njė grua moderne, me profesion kėngėtare tė respektojė Ramazanin.

    Ka dhe kėngėtare tė tjera qė agjėrojnė?

    -Ka shumė kėngėtare tė tjera shqiptare qė agjėrojnė. Unė personalisht njoh shumė tė tilla. Nuk mendoj se ėshtė ēudi sepse ēdo profesion ka meshkuj apo femra qė janė muslimane besimtare qė respektojnė kėtė rit. Ėshtė njė detyrim i fesė qė unė personalisht e bėj me zemėr.

    Si ka ndryshuar jeta gjatė kėtij muaji. Ēfarė ka pasur ndryshe?

    -E veēanta e kėtij muaji tė madhėrueshėm janė faljet nė zot. Jam pėrpjekur tė jem mė afėr njerzve, t’i gjendem pranė atyre qė kanė vėshtirėsi, tė mėshiroj dhe tė jap sa mė shumė nga vetja. Kėtė muaj nuk kam mbajtur njeri nėpėr gojė dhe jam munduar tė jem sa mė e pastėr.

    Thatė se pėrpiqeni tė mos i merrni njerėzit nėpėr gojė. Do tė thotė se jashtė muajit tė Ramsazanit merresh dhe me ndonjė thashethem?

    -Si tė gjithė njerėzit. Ėshtė pjesė e jetės dhe thashethemi. Nuk jam tip i dhėnė pas tyre, por ai ėshtė njė rregull qė duhet respektuar mė shumė gjatė kėsaj kohe. Njeriu duhet tė jetė me zemėr tė hapur dhe unė pėrpiqem tė jem e tillė gjatė gjithė kohės.

    Prej vitesh gazetat shkruajnė se je e lidhur me njė instrumentist. Ėshtė njė bashkėjetesė e suksesshme kjo e juaja?

    -Nė fakt mė shumė se njė bashkėjetesė ėshtė njė martesė. Jetojmė bashkė prej disa vitesh dhe pėr mua ishte finalizim i njė dashurie dhe ėndrre qė kisha prej kohėsh. Falė Zotit u realizua. Im shoq bėn pjesė nė rrethin tim shoqėror, ėshtė muzikant dhe them se kemi shpirtin e pėrbashkėt me njėritjetrin. Kemi shpirt artisti qė na ndihmon tė kemi njė bashkėjetesė tė lumtur.

    Ka qenė njė rethanė e caktuar qė ka bashkuar shpirtrat tuaj?

    -Jemi njohur jashtė shtetit, nė Zvicėr. Aty punonim nė tė njėjtat ambiente muzikore. Im shoq pėlqente tek unė zėrin por spikati dhe karakterin. Mua mė tėrhoqi shumė humori i tij. Dhe u lidhėm. Deri tani funksionojmė shumė mirė bashkė. Ndėrsa tė kemi parė duke
    interpretuar kėngėt popullore kemi parė dhe versionet e tua nuse mbi pajton.

    Vetė personalisht ju me Turin nuk keni bėrė njė ceremoni. Keni nė plan ndonjė festė tė veēantė?

    -E kam nė plan, sigurisht. E ėndėrroj Valbonėn tė veshur nuse por plani mė i shpejtė i imi ėshtė nxjerrja e albumit. Do e bėj njė festė pėr familjen dhe pėr shoqėrinė qė shpeshherė ma kėrkojnė njė gjullurdi tė tillė.

    Kėngėtaret shpeshherė tėrhiqen nga luksi, pasuria, shkėlqimi i jashtėm. Ty ēfarė tė tėrheq mė shumė nė jetė? Cilat janė vlerat qė beson mė shumė?

    -Tė treja kanė vlerėn e vet. Personalisht nuk i kushtoj shumė rėndėsi pasurisė. Por tė treja kėto elemente janė tė rėndėsishme pėr njė kėngėtare. Pasuria nė kohėt e sotme ėshtė e nevojshme, luku pėr njė kėngėtare ėshtė i rėndėsishėm dhe shkėlqimi i jashtėm ėshtė reflektim i njė bote tė brendshme tė pasur.

    Nė performancat e tua artistike, ke pėrcjellė imazhin e njė vajze tė mirė. Jeni gjithnjė kaq pozitive?

    -Mė vjen mirė qė jap tek tė tjerėt kėtė imazh. Unė nuk jam shumė e bukur, por shpirtin e kam tė bukur. Pėrpiqem tė jem e thjeshtė, tė jem sa mė pranė miqve dhe t’i japė ngrohtėsi.

    Nuk pretendoni se jeni vajzė e bukur. Si i keni pasur raportet me veten ndėr vite?

    -Unė vij nga njė familje me 6 femra. Kur kam qenė e vogėl kam qenė harrakatja e familjes sepse tė gjithė prisnin tė isha djalė. Kam pasur njė raport tė mirė me veten. Kontakti me prindėrit, me motrat e mia mė ka bėrė tė vlerėsohem pėr atė qė jam duke dhuruar mė tė mirėn e shpirtit.

    Keni qenė njė fėmijė harrakt. E rritur jeni urtėsuar goxha?

    -Kam ndyshuar 100 %. Ndikoi dashuria nė kėtė ndryshim?

    -Jo. Dashuria ka qenė e mėvonshme. Mendoj se ka ndikuar shumė edukata familjare , motrat e mėdha dhe rruga qė mora. Mė duhej tė bėja njė pėrzgjedhje dhe unė preferova tė isha kėshtu.

    Jemi mėsuar nė skenė me kėngėtare tė zhdėrvjellėta, ekstravagante qė kėrkojnė tė ecin me ēdo kusht. Ē’mendim keni pėr kėto kėngėtare qė ēajnė paksa mė shpejt?

    -Jo se nuk i pėlqej. Por dhe ekstravaganca ka lezetin e vet. Ndoshta atyre i shkon, mua personalisht jo. Mendoj se ėshtė ēėshtje karakteri. Nuk mendoj se femra tė tilla qėndrojnė gjatė nė muzikė. E rėndėsishme pėr njė kėngėtare nuk ėshtė vetėm suksesi si
    rrufe, por dhe jetėgjatėsia. Personalisht punoj pėr t’i rezistuar viteve.

    Tė kanė penguar ndonjėherė kėto femra nė udhėn tėnde?

    -Pėrgjithėsisht kėngėtaret e muzikės popullore janė vajza tė thjeshta sepse janė mė afėr popullit.

    Kjo do tė thotė se nuk keni luftė brenda llojit?

    -Si nuk ka. Bile lufta ėshtė shumė e ashpėr. Xhelozia ėshtė e pashmangshme nė art. Por unė jam e mendimit se nė muzikė ka vend pėr tė gjithė dhe gjithėsecili ka rriskun e vet.

    Thashethemi mė i fundit qė qarkullon pėr ty ėshtė divorci me Turin. Ju ka tronditur ndopak?

    -Ma tha im shoq por unė nuk e vrava shumė mendjen. Jam mėsuar me thashethemet rreth meje sepse janė pjesė e profesionit. Nė fillim ndihesha keq. Mė bėnin pėrshtypje, rrija e vrisja mendjen me ditė tė tėra. Tani jo mė. Thashethemet kam nisur t’i shoh me njė aspekt mė pozitiv. Njė anė e medaljes sė tyre ėshtė se tė bėjnė tė ndjehesh e rėndėsishme.

    Gjithsesi mund tė themi se martesa jote vazhdon tė jetė e suksesshme apo jo?

    -Pėr mua po.

    Bashkėshortin tuaj e cilėsoni si njė djalė bukurosh. Je xheloze pėr tė?

    -Kemi shoqėri tė pėrbashkėt ndaj nuk kam pse tė bėhem xheloze, kur i njoh pothuajse tė gjithė njerėzit qė ai frekuenton.

    Ju jeni njė kėngėtare e suksesshme. Shpesh ju ndodh qė fansat t’ju krijojnė situata tė sikletshme. Ka ndodhur qė bashkėshorti tė bėhet limon nė fytyrė nga xhelozia?

    -Pėrgjithėsisht unė e ndiej kur diēka nuk shkon dhe mundohem tė shmangem. Nuk mė pėlqen qė im shoq tė vuaj. Pėrpiqem gjithnjė tė jem e kujdesshme.

    Periudha e verės ėshtė e artė pėr kėngėtarėt. Shumė koncerte dhe shumė ceremoni dasmash. Keni fituar shumė para kėtė verė?

    -Kam pasur shumė ftesa dhe sigurisht dhe shumė dasma. Edhe unė kam ēmimin tim tė caktuar dhe bėj pjesė tek kėngėtaret mė tė paguara.

    Jeni bėrė e pasur nėpėrmjet muzikės?

    -Nuk mund tė them se jam bėrė shumė e pasur. Sepse kėngėtaret vėrtet fitojnė por dhe shpenzojnė shumė pėr muzikėn e tyre. Sot standartet e albumeve janė rritur shumė dhe ne gjithēka e shpenzojmė nga xhepi ynė.

    Gjithsesi me ato qė ke fituar duhet t’ia kesh bėrė qejfin vetes apo ke plotėsuar ndonjė ėndėrr qė moshataret tuaja e kanė tė vėshtirė ta realizojnė …?

    -Kam blerė dy apartamente tė miat. Kėtė verė nuk pushova por kam rinovuar arredimin e apartamenteve. Jam shumė manjake pas shtėpisė, pas pastėrtisė dhe mė pėlqen qė tė jetoj nė shtėpi qė kanė luksin e domosdoshėm.

      Ora ėshtė 19/5/2024, 12:20