BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Femra muskuloze, fakt apo trillim?

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Femra muskuloze, fakt apo trillim?

    Mesazh nga LePuRuShJa 11/12/2009, 15:41

    Femra muskuloze, fakt apo trillim? FileContent

    1. Ēka ndodh kur t’i ndėrpremė ushtrimet e fitnesit, a ndikojnė negativisht nė organizėm dhe a fillon menjėherė shtimi i peshės trupore?

    Kjo ėshtė njė pyje te cilėn e bėjnė femrat ende pa u regjistruar nė sallė tė fitnesit. Vet fakti qė ajo mendon pėr t’i ndėrpre ushtrimet ende pa filluar, tregon pėr seriozitetin dhe vullnetin e mangėt qe ka pėr ushtrime. Sa i pėrket asaj qė fitnesi mund tė ndikon negativisht pas ndėrprerjes, ėshtė njė gjė e pamundur, sepse fitnesi ėshtė vetėm ushtrim fizik, nuk ėshtė medikament qė mund tė ketė edhe efekte anėsore. Shtimi i peshės pas ndėrprerjes se ushtrimeve tė fitnesit ndodh sepse shumica e femrave e ērregullojnė mėnyrėn e tė ushqyerit dhe konsumojnė ushqim edhe mė tepėr se qė kanė konsumuar gjatė ditės dhe kohės kur kanė stėrvitur. Pra, nėse ndėrpritet aktiviteti fizik-fitnesi, patjetėr duhet tė zvogėlohet edhe ushqimi, pėrafėrsisht 300-500 kalori mė pak gjatė ditės. Nėse nuk harxhohet energji-kalori me ushtrime, ato nuk duhet tė konsumohen, sepse ajo energji e pashfrytėzuar deponohet dhe kthehet nė peshė dhjamore. Pra edhe pas ndėrprerjes sė fitnesit mund tė keni peshėn e njėjtė trupore nėse nuk konsumoni ushqim tė tepėrt, kurse sa i pėrket metabolizmit ai fillon tė kthehet nė gjendjen e mėparshme dhe gjithashtu forma e trupit nuk mund tė qėndrojė e njėjtė, sepse muskujt pa aktivitet fizik nuk mund tė qėndrojnė tė forcuar, por me kohė fillojnė tė sforcohen.

    2. A bėn apo jo, tė ngrejme pesha tė rėnda dhe tė bėjmė intensitet tė lartė tė ushtrimeve?

    Kjo hamendje ėshtė edhe arsyeja pse disa femra nuk mund t’i arrijnė qėllimet e tyre. Nėse ngrisim pesha shumė tė lehta ato nuk kanė kurrfarė efekti nė metabolizmin dhe organizmin e njeriut, ēka do tė thotė se as nuk mund tė dobėsohemi e as tė forcojmė muskujt. Poashtu, intensiteti i ulėt i ushtrimeve nuk shpejton metabolizmin dhe preferohet tė pėrdoret vetėm nė rast tė njė lėndimi muskulor apo gjendjes jo tė mirė shėndetėsore. Pra, pesha duhet tė caktohet nė bazė tė qėllimit tė cilin dėshirojmė ta arrijmė kurse intensiteti duhet tė pėrcaktohet nė bazė tė pėrvojės, gjendjes shėndetėsore, moshės dhe qėllimit. Nėse kemi pėr qėllim humbjen e peshės dhe forcimin e muskujve patjetėr qė duhet tė pėrdorim pesha mesatare dhe herė pas here edhe tė renda si dhe intensiteti tė jetė ēdo herė i lartė gjatė stėrvitjes, sepse vetėm atėherė mund tė shpejtojmė metabolizmin, tė forcojmė muskujt, tė humbim kilogramėt e tepėrt dhe tė arrijmė formėn e dėshiruar tė trupit.

    3. A duhet bėrė vetėm ushtrime te barkut dhe kardio pėr tė rėnė nė peshė?

    Duhet tė cekim se me ushtrime tė barkut shpenzojmė rreth 120 kalori, kjo ėshtė e barabartė me njė banane, ndėrsa me ushtrime pėr muskujt e kėmbėve, shpinės dhe gjoksit mund tė shpenzojmė rreth 500 kalori. Pra, duke ditur se pėr tė humbur njė kilogram tė peshės trupore duhet tė shpenzojmė-djegim rreth 7700, kalori vijmė nė pėrfundim se vetėm ushtrimet e barkut nuk mjaftojnė pėr arritjen e qėllimit, pėrkundrazi duhet tė fokusohemi mė tepėr nė ushtrimet pėr muskujt tjerė, mė tė mėdhenj tė trupit tė cilėt i pėrmendėm mė lartė. Kjo tregon mė sė miri pse muskujt e barkut nuk duhet tė stėrviten ēdo herė e muskujt tjerė tė lihen anash. Sa i pėrket ushtrimeve kardio siē janė trakat vrapuese, krostraineri, biēikleta, steperi, reveri, etj., janė mjaft tė mira pėr rritjen e qėndrueshmėrisė dhe humbjen e peshės vetėm atėherė nėse aplikohen me njė intensitet mė tė lartė dhe njė kohėzgjatje tė shkurtė prej maksimum 30 minutave. Sepse, nėse bėni intensitet tė ulėt dhe kohėzgjatje mė tepėr se 30 minuta, atėherė kjo mund tė rezultojė nė dobėsimin e muskujve, nė stėrngarkimin e nyejve dhe nė numrin mė tė vogėl tė kalorive tė djegura. Por vlen tė pėrmendet se edhe nėse arrijmė tė humbim peshė duke bėrė vetėm ushtrime kardio, prapė do tė mungojė forma e trupit tė dėshiruar.

    4. A duhet t’i ekzekutojnė ushtrimet e meshkujve edhe femrat?

    Asnjė ushtrim dhe asnjė makinė e fitnesit nuk ėshtė e dizajnuar apo e ndėrtuar vetėm pėr njėrėn apo tjetrėn gjini, sepse ushtrimet fizike nuk njohin gjini. Ato njohin vetėm sistemin nervor, muskulor dhe sistemin eshtėror tė trupit tė njeriut. Qė tė dyja gjinitė kanė kėto sisteme dhe kanė grupet e njėjta muskulore nė trup. Pra, nuk ka dallime dhe ndarje tė ushtrimeve. Nėse disa ushtrime janė mė tė pėrshtatshme dhe mė tė nevojshme pėr femrat, nuk mund tė quhen se janė ushtrime tė femrave, sepse pėr ato ushtrime mund tė kenė nevojė edhe meshkujt si dhe anasjelltas. Dallimi i ushtrimeve mund tė behėt vetėm nė bazė tė qėllimit tė femrave dhe pėrvojės se a janė fillestare apo tė avancuara. Pra, pasi dy gjinitė kanė grupet e njėjta muskulore, atėherė pse mos t’i forcojnė muskujt e shpinės apo duarve edhe femrat, pse mos tė formėsojnė muskujt e kėmbėve dhe barkut kur dihet se kėta muskuj rregullojnė dhe i japin bukuri pamjes trupore.

    5. A mjaftojnė 10 minuta brenda ditės ushtrime tė barkut pėr tė zvogėluar linjat e belit dhe pėr tė shkrirė yndyrėn nė bark?

    Kishte qenė gjėja mė e mirė nėse kjo do te ishte e mundur. Me 10 minuta ushtrime tė barkut shpenzojmė maksimum 100 kalori, ēfarėdo lloj ushtrimesh apo makinash qofshin ato, kurse pėr tė humbur njė kilogram tė peshės trupore nevojitet tė shpenzojmė rreth 7 700 kalori. Pra, ushtrimet e barkut nuk janė edhe aq tė domosdoshme pėr shkrirjen e yndyrės sa janė pėr mirėmbajtjen e boshtit kurrizor dhe bukurinė e trupit. Nėse pėr 77 ditė me radhė bėjmė nga 10 minuta ushtrime tė barkut, mund tė humbim njė kilogram qė vjen nga i gjithė trupi e jo vetėm nga pjesėt e barkut, sepse shkrirja e yndyrės nė njė vend tė caktuar tė trupit mund tė realizohet vetėm me ndėrhyrje kirurgjike, pėrndryshe ēfarėdo lloj ushtrimi qė ekzekutoni, organizmi pėrmes metabolizmit fillon shpenzimin e kalorive dhe shkrirjen e yndyrės duke filluar nga rezervat mė tė mėdha qė gjenden nė trup, qoftė ajo pjesė e barkut apo e kofshėve deri te rezervat mė tė vogla tė yndyrės nė trup. Nga kjo kuptojmė se nėse ushtrojmė muskujt e barkut, nuk mund tė shkrijmė vetėm yndyrėn e barkut, por do tė shkrijmė edhe yndyrėn qė gjendet nė pjesėt tjera tė trupit. Pra, nėse qėllimi juaj ėshtė zvogėlimi i linjave tė belit dhe shkrirja e yndyrės nė bark sė bashku me ushtrimet pėr tė gjitha pjesėt e trupit, kombinoni edhe ushqimin e pasur me mė shumė proteina dhe me mė pak yndyra e karbohidrate.

    6. A ėshtė e vėrtet se edhe pse nuk mban dietė, nėse ushtron fitnes, mund tė dobėsohesh?

    Duke mos e ditur rėndėsinė dhe efektin e ushqimit nė humbjen e peshės, disa femra koncentrohen vetėm te ushtrimet dhe shpesh herė dėshpėrohen me rezultatet e tyre. Ato mendojnė se pavarėsisht ushqimit qė e konsumojnė, stėrvitja do tė ketė efekt nė zvogėlimin e peshės trupore. Me ushtrime tė fituesit, brenda njė ore mund tė shpenzojmė rreth 500 kalori dhe ėshtė e vėrtetė se nėse gjatė ditės nuk konsumojmė ushqim mė tepėr, por vetėm aq sa na duhet, brenda njė muaji mund tė humbim 2-3 kilogram. Por, nėse konsumojmė ushqim mė tepėr gjatė ditės dhe me shumė kalori si ēokollatė, hamburger, picė, dyner, byrek, pomfrit, akullore, ėmbėlsira etj., tė cilat kanė ēdo njėra nga 550 kalori, do tė thotė se kaloritė e shpenzuara nė stėrvitje i kemi zėvendėsuar ose dyfishuar me ushqimin qė e kemi konsumuar. Kjo ėshtė arsyeja pse nuk mund tė humbim peshė, por vetėm tė mbetemi nė atė peshė ose nganjėherė mund edhe ta rrisim atė. Pra, nėse qėllimi juaj kryesor ėshtė humbja e peshės, atėherė mundohuni qė gjatė ditės tė konsumoni ushqim natyral nė sasi tė vogėl, pra mė pak kalori, siē janė: tuna sallatė, mish tė bardhė tė zier, sallatė frutash, jogurt i pemėve, pemė tė freskėta, qumėsht me pak yndyrė, oriz, vezė, patate, etj. Tė gjitha kėto kanė nga 150-300 kalori, prandaj edhe merren si ushqime tė vogla tė cilat treten shumė shpejtė dhe ndihmojnė nė shpejtimin e metabolizmit gjegjėsisht humbjen e peshės trupore.

    7. Ushtrimet e fitnesit mundėsojnė humbjen apo rritjen e peshės trupore?

    Ushtrimet e fitnesit shpejtojnė dhe rregullojnė metabolizmin-sistemin e tretjes, pra mundėsojnė edhe humbjen edhe rritjen e peshės, varėsisht prej ushqimit qė ju e konsumoni. Cilėsia dhe sasia e ushqimit janė ato qė pėrcaktojnė qėllimin tuaj, kurse ushtrimet ndihmojnė pėr tė arritur mė shpejt atė qėllim tė paracaktuar. Pra, nėse keni pėr qėllim humbjen e peshės, metabolizmi i shpejtuar i cili arrihet me ushtrime tė fitnesit do t’ju ndihmon tė shpenzoni kalori mė shumė dhe mė shpejt gjatė ditės, qė do tė thotė se do tė arrini mė shpejt qėllimin tuaj, pra humbjen e peshės. Nėse femra ėshtė nėn peshė dhe ka pėr qėllim rritjen e peshės, metabolizimi i shpejtuar dhe i rregulluar do t’i ndihmon nė rregullimin e dy gjėrave qė mė sė shumti ajo ka nevojė, rritjen e oreksit dhe rritjen e ndjenjave tė qendrave nė tru pėr ndjenjėn e urisė, qė do tė thotė se do tė mund tė konsumoi ushqim mė shpesh dhe mė tepėr gjatė ditės me njė orar mė tė rregullt. Pra, fitnesi ėshtė zgjidhja kryesore dhe mė e shėndoshė edhe pėr ato qė dėshirojnė tė humbin peshė edhe pėr ato qė dėshirojnė tė shtojnė peshė, por gjithmonė duke kombinuar me cilėsinė dhe sasinė e ushqimit varėsisht prej qėllimit qė dėshirohet tė arrihet.

    8. A guxoj tė pėrdori suplemente (proteina) pėr rritjen e peshės trupore?

    Suplementet nuk duhet quajtur proteina, sepse ato mund tė mos pėrmbajnė fare proteina, por vetėm karbohidrate dhe vitamina tė cilat shėrbejnė pėr rritjen e energjisė, pėr kėtė arsye mė sė miri ėshtė t’i quajmė ushqim shtesė. Ushqimi shtesė nuk ėshtė vetėm pėr meshkuj, sepse pėr tė kanė nevojė edhe femrat pasi dihet se kanė pėrmbajtje tė zgjedhur ushqyese pėr tė mirėmbajtur linjat e trupit nė formė tė mirė, por edhe pėr t’i rritur apo zvogėluar ato. Nevoja pėr ushqim shtesė ėshtė ēėshtje individuale duke marrė parasysh gjendjen shėndetėsore, fizike, punėn qė kryen gjatė ditės, qėllimin dhe sportin me tė cilin merret ajo. Pra, nė bazė tė nevojės mund tė pėrcaktohet se ēfarė pėrmbajtje duhet tė ketė suplementi, se a duhet tė jetė ai pėr rritje tė peshės, forcės, qėndrueshmėrisė, apo pėr humbje tė peshės. Ėshtė me rėndėsi tė pėrcaktohet suplementi i duhur pėr qėllimin e duhur si dhe sasia e konsumimit tė pėrcaktohet nė bazė tė peshės sė individit, moshės dhe imunitetit. Suplementet nuk kanė efekte anėsore, vetėm se disa tregojnė me tepėr rezultat e disa mė pak. Nėse bėjmė krahasimin e njė pice me njė suplement nė pėrmbajtjet e tyre ushqyese gjejmė se pica ka 40-60 gram yndyrė shtazore e cila ėshtė mjaft e dėmshme pėr organizmin e njeriut, 10-15 gram proteinė qė ka vlerė tė dobėt biologjike dhe 50-90 gram karbohidrate tė thjeshta, ku gjithsej kėto bėjnė 600-1000 kalori, ndėrsa suplementi ka 2 gram yndyrė, 20 gram proteinė me vlerė tė lartė biologjike dhe 6 gram karbohidrate, qė gjithsej bėjnė 150 kalori.
    Unė mendoj se suplementet tė japin njė ndihmesė tė vogėl dhe efekti i tyre mund te rritet vetėm nėse kombinohet me stėrvitje dhe ushqim te rregullt. Duhet tė pėrmendim se ka suplemente edhe pėr humbjen e peshės, madje disa janė shumė efektive edhe pėr zvogėlimin e triglicerideve-yndyrės nė gjak dhe mund tė pėrdoren lirisht nga tė dy gjinitė. Ēdo herė pėrpiquni tė rregulloni ushqimin ditor qė ai tė jetė sa mė natyral dhe tė stėrviteni rregullisht me intensitet tė mjaftueshėm pėr qėllimin e caktuar dhe vetėm atėherė kur kėto nuk japin rezultat, mund tė shfrytėzoni zgjedhjen e tretė, pra konsumimin e ushqimit shtesė-suplementeve.

    9. A mund tė arrij formėn e duhur te trupit me ushtrime nė shtėpi?

    Me ushtrime nė shtėpi mund tė mirėmbahet njė forcim i pėrgjithshėm i trupit, mirėpo jo edhe tė fitohet ai, sepse ka pak ushtrime qė mund tė ekzekutohen vetėm me peshėn e trupit dhe ato mund tė jenė shumė tė vėshtira, veēanėrisht pėr njė femėr fillestare. Pėr tė pasur mundėsi mė tė mėdha pėr ekzekutimin e mė shumė ushtrimeve nė shtėpi, nevojiten disa vegla pėr ushtrime siē janė: shufra, dorake, banka lėvizėse, pesha tė lira, topi, biēikleta, etj. Pėr kėtė arsye zgjidhja pėr tė ushtruar fitnes duhet tė jetė nė sallė tė fitnesit ku gjenden edhe trajnerėt profesionist tė cilėt tė ndihmojnė nė ekzekutimin e rregullt dhe tė drejtė tė ushtrimeve, me fjalė tė tjera tė mėsojnė tekniken e rregullt tė ushtrimeve dhe tė shmangin nga teknika e gabuar e ushtrimeve e cila mund tė shkakton lėndime dhe dėmtime muskulore. Pasi tė fitoni pėrvojė dhe pasi tė arrini formėn e dėshiruar tė trupit, atėherė mund tė vendosni qė me disa vegla nė shtėpi dhe me njė program tė ushtrimeve pėr shtėpi ta mbani formėn e trupit qė e keni arritur.
    Pėrfundimisht me ushtrime nė shtėpi nuk duhet tė pritni se mund tė arrini formėn e trupit tė dėshiruar, sepse forma e trupit tė bukur dhe simetrik kėrkon punė dhe angazhim mė tė madh se sa ekzekutimi i disa ushtrimeve tė thjeshta, mirėpo mjafton se ushtrimet nė shtėpi mund tė jenė shumė tė dobishme, kryesisht nė kohėn kur jeni nė pushime, kur jeni shtatzėnė dhe nė kohėn kur jeni nė atė moshė ku pėr ju ka rėndėsi mė tepėr tė ndiheni mirė dhe e relaksuar se sa tė arrini pėrmasat ideale tė trupit.

    10. Unė nuk kam komplekse, andaj nuk mė pengon mbipesha dhe forma ime e trupit!

    Ky ėshtė justifikimi qė e pėrdorin disa femra me mbipeshė, ngase kanė frikė se nuk mund ta arrijnė kurrė formėn ideale tė trupit. Sot, mbipesha ėshtė shkaktari kryesor i shumė sėmundjeve dhe problemeve shėndetėsore. Ēdo herė duhet bėrė dallimin nė mes tė kujdesit tė shtuar dhe kompleksit. Kujdes tė shtuar njeriu mund tė ketė ndaj familjes, fėmijėve tė vet, punės, ushqimit, shėndetit, profesionit, higjienės sė trupit, peshės trupore etj. kurse komplekse quhen pakėnaqėsitė qė i kemi me ato qė natyra na i ka dhuruar. Disa femra ndihen tė kompleksuara se ju mungon gjatėsia mesatare trupore, disa pėr shkak tė pamjes sė fytyrės jo tė bukur, disa pėr shkak tė flokėve jo tė mira, disa nuk janė tė kėnaqura me pėrmasat e gjokseve, disa me ngjyrėn e syve, etj. Disa femra mendojnė se kėto komplekse mund tė rregullohen me ndėrhyrje kirurgjike-operacione plastike, tė cilat mund tė jenė tė rrezikshme dhe shumė tė dėmshme pėr shėndetin.
    Pra, mos harroni, ushtrimet e rregullta dhe ushqimi natyral, gjegjėsisht forma dhe pesha e trupit tuaj, ėshtė pasqyra e shėndetit tuaj.

    11. Nuk dua tė bėhem femėr muskuloze!

    Shumė femra mendojnė dhe besojnė se nėse ushtrojnė fitnes dhe pėrdorin pesha tė rėnda do tė krijojnė muskuj. Pėr kėtė arsye te ne mė tepėr preferojnė tė mbesin me mbipeshė se sa tė ushtrojnė fitnes. Nėpėr revista dhe publikime tė ndryshme paraqiten femra qė kanė trup me aq shumė muskuj tė ndėrtuar dhe tė theksuar sa qė shpesh herė na bėjnė tė dyshojmė se mos i pėrkasin ndonjė gjinie tjetėr. Por, duhet tė cekim se arritja e formės sė tyre ėshtė thuajse e pamundur ngase ato kanė gjenetikė tė veēante dhe pėrveē asaj pėrdorin hormone mashkullore-testosterone me anė tė injeksioneve, aplikojnė sė paku 10 deri 20 vjet trening intensiv, shpenzojnė rreth 60 mijė dollar nė vit pėr ushqim, suplemente, trajner personal, doktor, hormone, steroide, etj. Pra, kjo ėshtė edhe arsyeja pse nė krejt botėn ekziston njė numėr shumė i vogėl i femrave muskulore, sepse arritja e formės sė trupit tyre ėshtė njė rruge shumė e gjatė, shumė e mundimshme dhe shpesh herė e paarritshme. Qėllimi kryesor i tyre ėshtė pjesėmarrja nėpėr gara botėrore dhe disa prej tyre e kanė edhe punė-profesion. Kurse femrat e zakonshme tė cilat ushtrojnė fitnes nė mėnyrė natyrale, nuk mund tė ndėrtojnė shumė muskuj, sepse gjenetikisht nuk janė tė predispozuara dhe nuk kanė nivel tė mjaftueshėm tė hormoneve mashkullore-testosteroneve tė cilat janė pėrgjegjėse pėr rritjen e volumit muskulor.
    Ēdo trup tė bukur tė ndėrtuar dhe tė zhvilluar proporcionalisht qė e shohim te artistėt dhe kėngetaret e ndryshme, duhet ta dimė se ėshtė arritur me shumė pėrkushtim, me ushtrime tė rregullta dhe me ushqim tė pėrzgjedhur. Edhe pse nė raste tė veēanta, si ylli i popit Madona, shpesh herė kritikohet se ka njė trup muskulor, me shumė muskuj, imagjinoni si do tė dukej ajo po tė kishte dhjamė nė vend tė muskujve, kur dihet ēfarė moshe ka! Pra, ēdo herė, trupi duhet tė mbulohet mė tepėr me muskuj ose me dhjam, varėsisht prej pamjes qė dėshirojmė ta kemi.

    Ushtrimet e fitnesit dhe ushqimi natyral femrave iu mundėson tė forcojnė muskujt, tė zvogėlojnė pėrqindjen e yndyrės nė trup, tė zvogėlojnė linjat trupore apo nė pjesė tė veēanta edhe tė rrisin ato, varėsisht prej qėllimit, tė largojnė celulitin, tė tėrheqin lėkurėn qė ajo tė duket mė e re, tė rrisin forcėn dhe qėndrueshmėrinė-kondicionin, fleksibilitetin, tė forcojnė imunitetin dhe metabolizmin, etj. Tė gjitha kėto e bėjnė njė femėr tė duket bukur, tė ndjehet mirė, tė ketė vetėbesim dhe tė jetė e kėnaqur me veten dhe trupin e saj. Pra, femra muskuloze ėshtė vetėm njė trillim se njė formė e tillė e trupit asnjėherė nuk mund tė arrihet nė mėnyrė natyrale. Sot, pėr shumicėn e femrave dėshira pėr tė pasur njė trup sa mė tė bukur, me pėrmasa ideale, me muskuj tė forcuar dhe pa dhjame tė tepėrt, i shtyn ato ēdo ditė e mė tepėr tė ushtrojnė fitnes dhe tė ushqehen sa mė natyral kur dihet se kjo ėshtė mėnyra mė e mirė, mė e shpejtė dhe mė e shėndoshė pėr t’i arritur qėllimet!

      Ora ėshtė 28/4/2024, 01:18