BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Bardha, njė dokumentar pėr historinė e Shqipėrisė

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Bardha, njė dokumentar pėr historinė e Shqipėrisė

    Mesazh nga Albatros 10/10/2008, 13:54


    Vite mė parė, punoi pėr tė zbuluar historinė e “Vendit tė shqiponjave”. Rrėmoi mes arkivash, ndoqi pėr muaj me radhė, xhirime 100-vjeēare, pėrzgjodhi mes tyre mė tė bukurat dhe pėr shumė kohė punoi pėr tė ndėrtuar njė film 77-minutash. Njė histori 100-vjeēare, njė dokumentar, i cili nis me pamje qė na kthejnė nė fillimshekullin e 20-tė.

    Nė kėtė vend shqiponjash, ende nėn Perandorinė Osmane, pėrmes imazhesh bardh e zi, imazhesh tė pa publikuara mė parė, qė vijnė radhazi, ka shkėputje, njėsoj si vetė historia e kėtij vendi. Donika Bardha, trashėgimtarja e familjes me tė njėjtin mbiemėr, kėto ditė ndodhej nė Shqipėri, pėr tė pritur urimet a kritikat e shqiptarėve, gjatė premierės sė dokumentarit historik “Vendi i shqiponjave”, (Historia e Shqipėrisė nė shekullin e XX). Ėshtė njė dokumentar, pėr tė cilin ka punuar me regjisorin Fatmir Koēi, mbi skenarin e shkruar nga shkrimtari Ismail kadare. Dhe po aq nuk ka munguar nė kėtė film, edhe konsulenca e regjisorit shqiptaro-amerikan, Stan Dragoti.

    Ėshtė njė dokumentar pėr tė cilin Bardha ka qėmtuar njė material tė bollshėm nga Arkivi i Filmit Shqiptar, apo dhe Instituti “Luce”. “Ndoshta ju e dini qė kam kohė qė jetoj nė Shqipėri dhe njė nga gjėrat qė e shoh me keqardhje ėshtė historia e Shqipėrisė, e cila ka qenė e deformuar nė kėtė vend dhe jashtė saj ėshtė e panjohur, ose ėshtė keqkuptuar. Njė ditė mė fton Natasha Bega tek “Albafilm Studio” pėr tė parė disa filma. U mahnita, e emocionuar qė ekzistonin kėta filma tė mrekullueshėm mbi historinė e Shqipėrisė, qė nga fillimi i shekullit deri nė ardhjen e demokracisė, nga kjo arkivė e pafundme dhe aty mė lindi ideja pėr tė bėrė njė film mbi historinė e Shqipėrisė sė shekullit XX”, tregon Bardha pėr gazetėn.


    Tė dhėnat

    Titulli: “Vendi i shqiponjave”
    (Historia e Shqipėrisė nė shekullin XX)
    Producent: Donika Bardha
    Regjisor: Fatmir Koēi
    Skenari: Ismail Kadare
    Konsulent: Stan Dragoti
    Zėri: Michael York
    77 minuta

      Ora ėshtė 2/5/2024, 06:29