BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Myftaraj: Enver Hoxha ka luajtur si aktor komik

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Myftaraj: Enver Hoxha ka luajtur si aktor komik

    Mesazh nga Albatros 10/10/2008, 13:59


    Njė libėr pėr Enver Hoxhėn, botohet nė vigjilje tė 100-vjetorit tė lindjes sė ish-diktatorit. "Jeta e fshehur e Enver Hoxhės, 1908-1944", ėshtė njė lloj monografie, pėr tė cilėn autori, Kastriot Myftaraj, ka punuar gjatė. Eshtė njė botim nė tė cilin autori ėshtė munduar tė sjellė diēka tė fshehtė, mistike, apo tė panjohur pėr Hoxhėn, pėr tė cilėn ėshtė munduar tė shfrytėzojė dokumente tė tėra, arkiva tė shumta, madje edhe vetė veprat e Enver Hoxhės, tė cilat nė kėtė vepėr zėnė rreth 15 pėr qind. "Ajo qė mendoj se do ta tėrheq lexuesin ėshtė interpretimi i dokumenteve tė botuara, njė pjesė tė botuara nė kohėn e Hoxhės, shkrime tė veta dhe pas tij flas pėr publikime tė arkivave shqiptare dhe tė huaja, kam gjetur ato fragmente qė tė japin dorė tė interpretosh kush ka qenė Enver Hoxha, pėrtej atij imazhi qė kėrkonte tė jepte dhe pėr ta pėrgėnjeshtruar atė imazh. Mėnyra mė korrekte pėr ta trajtuar njė figurė historike ėshtė ta citosh sa mė shumė", thotė Myftaraj. Botimi, i cili pėrmbledh njė pjesė tė mirė tė fėmijėrisė sė hershme tė ish-diktatorit, deri nė vitin 1944, kur Hoxha ishte 36 vjeē, autori na sjell fakte interesante sikurse interpretimi i Hoxhės, si aktor komik nė veprat e Molierit apo Bomarshesė. Fakte pėr tė cilat Myftaraj ėshtė mbėshtetur edhe nė gazetėn e kohės "Demokratia", qė dilte nė Gjirokastėr", nėn impulsin e Enver Hoxhės dhe tė shokėve tė tij, qyteti do tė shijojė vepra tė Molierit, Bomarshesė etj. Nė pjesėn e Molierit "Doktor pa dashka", studenti Enver Hoxha luan dy role, atė tė Valerit e tė Thiboltit", shkruhet nė tė. Ndėrkaq sipas studimit tė autorit, del se me kėto interpretime si aktor komik tė ish-diktatorit, ka nxjerrė edhe fitimet e para monetare. "Enver Noxha nė vitet e rinisė, luante pjesė komike dhe me to shkuan nė Sarandė, Delvinė, Gjirokastėr, Pėrmet, nė gjithė atė zonė dhe normalisht derisa thuhet se shisnin bileta, atėherė nxorėn tė ardhura", shton autori.


    Po aq, njė tjetėr fakt interesant qė autori ngre nė kėtė vepėr, vėllimi i dytė i tė cilit pritet tė botohet vitin e ardhshėm, ėshtė se a ka qenė mason Hoxha?! "I pari e ka hedhur Aurel Plasari si ide, por deri mė sot, kjo mbetet mister, po shoh njė gjė tė ēuditshme, pasi Hoxha nuk i ka sharė kurrė masonėt, kur s'ka lėnė gjė pa sharė nė perėndim. E vetmja herė ka qenė nė njė bisedė nė 1971 me njė marksist-leninist, suedez por kjo bisedė nuk u botua kur ishte gjallė Enver Hoxha, por pas vdekjes sė tij", shton Myftaraj. Krahasimet e detajeve qė ka gjetur nė arkiva, Kastriot Myftaraj i ka baraspeshuar me ato tė vetė Hoxhės, i cili i ka shkruar nėpėr vepra. "Vepra e Enver Hoxhės fillon nė 1941 dhe shkrimi i parė i tij ėshtė "Revolucioni i themelimit tė Partisė Komuniste shqiptare". Nė njė kohė qė vetė Enver Hoxha ka shkruar disa shkrime tė ndryshme nė "L'umanité" nė Francė, e nė gazeta nė Shqipėri, tė cilat ai lehtėsisht mund t'i gjente kur erdhi nė pushtet dhe t'i vinte nė veprėn e tij. Kishte shkruar nė '32 e '35 ndoshta dhe mė parė, megjithatė duket se ai ka dashur t'i pastrojė disa detaje tė sė shkuarės", hipotezon autori. Nė kėtė libėr, Myftaraj tregon edhe lidhjet e Hoxhės me xhaxhanė e tij, tė cilin e thėrriste Baba Ēeni, si dhe indiferencėn ndaj tė atit, Halil Hoxhėn. "Kur i ati u kthye nga kurbeti, Enveri nuk jepte afeksion pėr babanė e vet. Apo tė ēudit mėnyra se si e trajton vdekjen e vėllait tė vetėm nga turbekulozi. Thotė se ai kollitej shumė, gati sikur e kishte bezdi kollitjen e tij. Por kur flet edhe pėr aq shumė dashuri pėr baba Ēenin, Enveri mė pas nė vitin 1934, vit ku vdiq edhe xhaxhai, nė korrik, siē thuhet dhe nė dokumentet e kohės, Enver Hoxha ka qenė me pushime tė shkollės nė Shqipėri, por ai nuk flet asnjė detaj pėr vdekjen e xhaxhait. Del si njė njeri qė nga njėra anė, kėrkon tė duket si shumė sentimental, ndaj njerėzve tė tjerė tė popullit dhe pėr njerėzit e vet tė afėrt, tradhton njė lloj ftohtėsie, e pamohueshme, e cila na flet pėr karakterin e kėtij njeriu", shton autori. Nga sot vepra do tė hidhet nė tė gjithė libraritė e Tiranės dhe vjen nėn botimin e shtėpisė botuese "Plejad".


    Pjese nga libri

    Enver Hoxha si aktor komik
    Nė Gjirokastėr ishte hapur njė klub kulturor i tė rinjve ku merrte pjesė dhe Enver Hoxha. Nė kėtė klub kulturor duket qartė se Hoxha nuk qe aktiv pėr gjė tjetėr, veēse pėr teatrin dhe romanet policore. Nė librin "Gjimnazi i Gjirokastrės, vatėr e traditave revolucionare: 1923-1973", tė botuar kur Enver Hoxha ishte nė pushtet, thuhet: "Hapat e parė tė kėtij teatri u hodhėn veēanėrisht me formimin e shoqėrisė "Studenti", qė u ngrit nė Gjirokastėr mė 7 korrik 1924. Shtypi i kohės, nė Gjirokastėr, e pėrmend Enver Hoxhėn vetėm kur ėshtė fjala pėr rolet komike. Gazeta "Demokratia", qė dilte nė Gjirokastėr, shkruan mė 31 mars 1928: nėn impulsin e Enver Hoxhės dhe tė shokėve tė tij, qyteti do tė shijojė vepra tė Molierit, Bomarshesė etj. Nė pjesėn e Molierit "Doktor pa dorashka", studenti Enver Hoxha luan dy role, atė tė Valerit e Tiboltit. Siē shihet, Enver Hoxha nuk ėshtė ndarė nga trupa amatore e teatrit nė Gjirokastėr edhe nė vitin 1928, kur kishte shkuar prej njė viti nė Liceun e Korēės. Nė mars 1928, nė mes tė vitit shkollor, ai jep shfaqje nė Gjirokastėr, ēka do tė thotė se kishte njė leje speciale pėr kėtė gjė. Po mė 31 mars 1928, gazeta e mėsipėrme shkruan: vėnia nė skenė e "Berberi i Seviljes", nė mars 1928 ishte njė surprizė pėr qytetin e Gjirokastrės.

    Oklofobia e diktatorit

    Enver Hoxha qartėsisht vuante nga oklofobia, frika nga armėt. Njė traditė orale thotė se revolet e shtrenjta dhe pushkėt me tė cilat ai pozonte nė fotografi gjatė luftės, nuk qenė tė mbushura me fishekė dhe kur dikush nga tė rrethit tė tij tė ngushtė i propozonte qė ta mbushte armėn, ai i thoshte: Jo se e shkreh shejtani! Fakti qė Enver Hoxha nė kujtimet e veta tregon se nuk e ka shkrepur kurrė armėn, pėrveēse pėr tė trembur njė fėmijė (projektoi frikėn e tij tek fėmija) nė Helmės, e provon tėrthorazi vėrtetėsinė e kėsaj historie. Enver Hoxha ėshtė shumė i ngjashėm me atė personazhin e romanit "Komedianėt" tė Graham Green, Xhonsin, i cili ėshtė gjithashtu "Hermani" qė luan "Tarasin", njė njeri qė jeton duke bėrė hile nė lojėrat me letra dhe qė bėhet prijės fals gueriljesh.

    Hoxha mason?!

    Enver Hoxha ka qenė mason i lirė (freemason), ose jo. Ajo qė mund tė them ėshtė njė e dhėnė qė tėrthorazi jep njė pėrgjigje intriguese pėr kėtė pyetje. Enver Hoxha, i cili nuk la njeri e organizatė pa sharė nė botėn kapitaliste, nuk i shau kurrė publikisht masonėt e lirė. Madje nė veprėn e tij voluminoze ai flet vetėm njė herė pėr ta, mė 10 qershor 1972, nė "Bisedė me njė mik suedez": "Armiqtė pėrpiqen tė krijojnė edhe grupe e shoqėri sekrete sipas traditave tė shoqėrive tė vjetra, qė kanė lulėzuar dikur nė Evropė apo edhe nė kontinente tė tjera. Franmasoneria e vjetėr, ėshtė bėrė franmasoneri e re... Njeriu qė bėn pjesė nė kėto shoqėri apo grupe sekrete, duhet tė jetė si njė kufomė nė duart e atij qė e drejton, sipas motos sė vjetėr latine perinde ac cadaver". Ajo qė ėshtė interesante, kjo bisedė u botua pas vdekjes sė Enver Hoxhės. Nėse Enver Hoxha nuk ka qenė mason i lirė, ėshtė evidente se ai i ka pasur shumė frikė masonėt e lirė, aq frikė sa emri i tyre ishte tabu pėr tė.

    Pėr tė ėmėn

    Nė 27 prill 1979, Enver Hoxha do tė thoshte nė mbledhjen e sekretariatit tė Komitetit Qendror, duke folur pėr filmin shqiptar "Dollia e dasmės sime": "Nė filmin qė pėrmenda, tregohen nė mėnyrė prekėse zakonet e popullit tonė, tregohet jeta e nėnave tona, tė cilat i fejonin qė nė djep...
    Ėshtė shumė domethėnėse se Enver Hoxha kėtu nuk tregon as respektin mė tė vogėl pėr babain, duke thėnė diēka si: megjithėse nė kėtė rast nėnės sime i doli mirė, por nė shumicėn e rasteve kėto lloj fejesash qenė fatkeqe pėr vajzat. Merret vesh, kėtu Enver Hoxha shpreh refuzimin dhe pėrēmimin e nėnės sė tij ndaj burrit tė saj, gjė tė cilėn Enveri e ka perceptuar qartė qė nė moshė tė vogėl.


    Tė dhėna

    Titulli: “Jeta e fshehtė e Enver Hoxhės, 1908-1944”
    Autori: Kastriot Myftaraj
    Botoi: Shtėpia botuese "Plejad"
    Gjinia: Studim-monografi
    Vėllimi: I parė
    Faqe: 501
    Ēmimi: 1250 lekė

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 2/5/2024, 16:05