Modelet e flokeve te mbledhur jane dhe mbetem elegante dhe shik, dhe per me teper nese shtoni ndonje aksesore trendi, do te dukeni akoma me te rafinuara!
Te mbledhura me fjongo.
Lani floket dhe thajini ato, me pas mblidhini prapa por pa i terhequr shume. Kapeni bishtin me kapese te vogla dhe fiksojeni me pak lak, me pas lidhni nje fjongo me ngjyren qe preferoni, por qe te kombinohet me veshjen.
2- Floke te gjate te mbledhur bishte
Per te realizuar kete model, lani floket nje dite para realizimit te tij. Lidhini floket larte bisht kali. Rrotullojeni bishtin ne vetvete, pa e terhequr shume dhe fiksojeni me kapese te vogla me gur.
3- Bisht i vogel
Edhe ky model i pershtatet flokeve me gjatesi te mesme ose te gjate. Lani floket dhe thajini ato me nje kreher te rrumbullaket per te krijuar onde. Nese preferoni mund te perdorni edhe mashen per floke kacurrela ose bigudina. Beni nje vije ne ane dhe merrni nje pjese flokesh nga ana qe preferoni dhe rrotullojeni ne vetvete duke fiksuar bishtin me kapese.