BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Zidane ndihet fajtor

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Zidane ndihet fajtor

    Mesazh nga Albatros 23/12/2009, 17:17

    Zidane ndihet fajtor Zidane-490x320

    Pas tri vjetėsh e gjysmė nga finalja e Kampionatit Botėror, Gjermania 2006, Zinedine Zidane ėshtė rikthyer tė flasė pėr goditjen me kokė qė ia kishte dhėnė nė gjoks mbrojtėsit italian, Marco Materazzi, nė finalen e Botėrorit, tė cilin e patėn fituar italianėt pas ekzekutimit tė penalltive.

    Zidane e ka pranuar fajin dhe thotė se ndėshkimi i tij me karton tė kuq ishte i merituar. Ai e ka vlerėsuar edhe punėn e gjyqtarit tė katėrt, i cili e kishte parė gjithė kėtė skenar.

    “Ishte mirė qė shkoi kėshtu (qė u ndėshkua). Ishte e drejtė qė Buffon shkoi te gjyqtari pėr t’i sinjalizuar pėr atė qė kisha bėrė, sepse nuk ishte gjest i kėndshėm”, ka deklaruar ish kampioni botėror i Francės pėr tė pėrjavshmen France Football.

    Ai mendon se ėshtė mė mirė qė fundi i ndeshjes dhe rezultati, ishin korrekt, sesa gjesti i tij ndaj mbrojtėsit Azzurr tė mos sanksionohej.

    “Sinqerisht, nuk e di se si do ta pėrjetoja atė peshė tė ndėrgjegjes, nėse Franca do tė shpallej kampione e botės dhe unė do tė mbetesha nė fushė. Do tė ishte shumė vėshtira ta pėrjetoja njė titull tė kampionit tė botės, tė arritur pas njė gjesti tė tillė. Do ta pėrjetoja keq, kjo ėshtė e qartė. Mbi tė gjitha sepse ai do tė ishte imazhi im i fundit si futbollist aktiv”, ka shtuar njėri prej futbollistėve mė tė mirė nė histori tė futbollit.

    Ish futbollisti i Juventus dhe Real Madrid, gjithmonė i ishte shmangur pyetjes pėr rastin me Materazzin. Futbollisti italian e kishte provokuar dhe sharė Zidanen, pėrpara se ky ta godiste me kokė nė gjoks.

    Francezi nuk ka pranuar mė kurrė tė takohet me mbrojtėsin provokues italian, pėrkundėr faktit se ky i fundit dhe mediat e ndryshme, e dėshironin njė gjė tė tillė. Zidane e ka pranuar fajin, por ka thėnė se kurrė nuk do tė flasė me Materazzin dhe kurrė nuk do t’i kėrkojė atij falje.

      Ora ėshtė 7/5/2024, 02:48