BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Krenaria e humbur

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    03012010

    Buzqeshje Krenaria e humbur

    Mesazh nga Albatros

    Kosova po vazhdon tė jetojė me ėndrrėn e pėrfundimit tė procesit tė parė zgjedhor si shtet.

    I nisur mė 15 nėntor, procesi nuk ėshtė mbyllur ende. As qė pritet tė mbyllet sė shpejti.

    Njė histori e pazakontė pėr kosovarėt, tė cilėt nėse njė gjė e kanė bėrė pėr sė mbari gjatė pasluftės - kjo ka qenė me mbajtjen e zgjedhjeve.

    Ankesat e shumta tė depozituara nė Komisionin Zgjedhor pėr Ankesa dhe Parashtresa (KZAP) pėr vjedhje votash dhe mashtrime nga tė gjitha partitė, zbehėn rėndėsinė politike tė kėtij procesi.

    Dhe, pėr mė tepėr, vonuan tempin e publikimit tė rezultateve dhe certifikimit tė tyre. I tėrė procesi pėrgatitor sikur paralajmėronte atė qė do tė ndodhte mė vonė.

    Nė pranverė, papritmas, Kryesuesi i KQZ’sė, Zait Xhemajli dha dorėheqje nė ditėt kur Presidenti i Kosovės, nė bazė tė kompetencave kushtetuese, pritej ta shpallte datėn e
    zgjedhjeve.

    Opozita akuzoi partitė nė pushtet pėr ndikim politik nė KQZ dhe strukturat ekzekutive tė saj pėr faktin se edhe zgjedhja e Kryeshefit Ekzekutiv tė Sekretariatit tė bėhej temė diskutimi.

    Por gjėrat u duk se u rikuperuan shpejt pasi qė brenda dy ditėve, Presidenti Sejdiu gjeti te Nesrin Lushta, anėtare e Gjykatės Supreme tė Kosovės, njeriun qė duhej ta udhėhiqte organizimin e zgjedhjeve lokale.

    Pak ditė mė vonė, Sejdiu caktoi 15 nėntorin si datė tė zgjedhjeve lokale, pasi qė paraprakisht ai kishte vendosur qė zgjedhjet parlamentare tė mbaheshin nė vitin 2011.
    Kjo nxiti reagime nga ana e opozitės, e cila dispozitat e Pakos sė Ahtisaarit i interpretonte nė favor tė kėrkesės sė tyre pėr t’i mbajtur sivjet edhe zgjedhjet e pėrgjithshme edhe ato lokale.

    Me gjithēka qė ėshtė pėrballur politika kosovare nė vitin 2009, zgjedhjet kanė qenė busulla orientuese. Edhe kur ėshtė lėvduar pozita, edhe kur ka kritikuar opozita, edhe kur kanė alarmuar ndėrkombėtarėt.

    Pėr herė tė parė nė histori tė vet, Kosova nuk ka arritur ta mbyllė procesin zgjedhor nė tė njėjtin vit qė e ka nisur.

    Mė 31 dhjetor qytetarėt e Prizrenit dhe Lipjanit do tė dalin pėr herė tė tretė brenda tre muajve para kutive tė votimit pėr t’i zgjedhur kryetarėt e komunave.

    Mase tė njėjtin dėnim mund ta kenė edhe gjilanasit, nėse hetimi i kutive tė votimit tregon se parregullsitė kanė qenė tė tilla ēfarė i ka gjetur KZAP’ja. Nė tė kundėrtėn, Gjilani do tė bėhej me kryetar pas rinumėrimit tė votave.

    Nėse zgjedhjet e deritanishme nė Kosovė kanė qenė tė rregullta, tė qeta dhe demokratike, kėto tė fundit a e kanė rrėzuar kėtė mit.

    Analisti kosovar, Shkėlzen Maliqi termin ‘mit’ nė kėtė ēėshtje e konsideron tė papėrshtatshėm.

    Sipas tij, zgjedhjet janė proces shumė delikat edhe nė vendet qė kanė pėrvojė tė gjatė nė demokraci, “le mė te ne qė pėr herė tė parė i organizuam zgjedhjet vete”.

    Ai thotė se manipulimet e shfaqura nė kėto zgjedhje kanė ardhur si pasojė e mosndėshkimit tė fajtorėve pėr shkelje nė zgjedhjet e vitit 2007.

    Ndėrsa Tahir Rrecaj, Kryesues i KZAP’sė, duke komentuar pėr kėtė gjė, akuzoi KQZ’nė se ka shkatėrruar tė gjitha provat, tė cilat kanė qenė tė destinuara tė pėrdoren si dėshmi nė gjykatė ndaj shkelėsve tė ligjit. Vjedhja e votės, sipas ligjeve tė Kosovės, pėrbėn vepėr penale tė dėnueshme nga 6 muaj deri nė 5 vjet burg.

    “Kur tė kihet parasysh se kėto janė zgjedhjet e para nė regji vendore, nuk mendoj se kanė qenė dėshtim. Shumica e partive ende nuk kanė krijuar mekanizmat dhe njerėzit e besueshėm pėr kontrollin e votės, dhe ky ėshtė shkaku kryesor pėr lėshimet”, thotė Shkėlzen Maliqi.

    “Pėrsėritja e zgjedhjeve nuk ėshtė katastrofė, por mė tepėr mėsim pėr herėn tjetėr qė tė pėrmirėsohet procesi”, thotė analisti Maliqi

    Aktorėt kryesorė nė misionin pėr ta vjedhur votėn, edhe sivjet duket ta kenė pasur komisarėt e partive.

    Nė gusht tė kėtij viti, shumėkush e kishte marrė me tė qeshur rimėn qė kishte bėrė spontanisht Presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu, kur i pyetur rreth pritjeve tė tij pėr mbarėvajtje tė procesit zgjedhor kishte apeluar te komisarėt qė tė mos shiten “pėr ndonjė lek apo njė byrek”, por tė bėjnė punėn e tyre nė tė mirė tė procesit tė gjithėmbarshėm.

    Tani kur ka kaluar gati njė muaj prej qė ėshtė dashur tė mbyllej procesi zgjedhor dhe ai ende nuk e ka parė fundin, Sejdiu e ka tė qartė qė ka pasur tė drejtė nė alarmin qė kishte ngritur.

    “E kam thėnė nė nivel parimor”, ka thėnė Sejdiu muaj mė vonė.

    Me shenja tė qarta mllefi pėr atė qė ka ndodhur, Sejdiu thotė se “procesi ka qenė i mirė nė kuptimin e dhėnies sė kontributit nga qytetarėt”.

    Ndėrsa vėzhguesit ndėrkombėtarė tė organizatės ENEMO kanė vlerėsuar se zgjedhjet e 15 nėntorit dhe 13 dhjetorit ‘nė masė tė madhe’ kanė pėrmbushur standardet e kėrkuara ndėrkombėtare.
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 9/5/2024, 02:10