BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Lista e moēme

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    03012010

    Buzqeshje Lista e moēme

    Mesazh nga Albatros

    Nexhat Demaku ėshtė zyrtari mė i ri i zgjedhur pėr herė tė dytė nė krye tė njė komune nė Kosovė.

    Nė moshėn 31 vjeēare, ai ėshtė zgjedhur Kryetar i Drenasit, derisa mė 15 nėntor tė vitit 2009 ėshtė konfirmuar edhe pėr katėr vjet si prijės i komunės.

    “Nuk ėshtė e lehtė si pėr tė rinjtė, ashtu edhe pėr mė tė vjetrit me qenė Kryetar komune, pasi konkurrenca nė secilėn parti ėshtė e madhe”, ka thėnė Demaku pėr Express.
    Demaku ėshtė 15 vjet mė i ri se mosha mesatare e tė gjithė kandidatėve pėr kryetarė tė komunave tė PDK’sė, LDK’sė, AAK’sė, AKR’sė dhe LDD’sė. Pėr kėtė arsye, ai u bėn apel tė gjitha subjekteve politike t’u japin hapėsirė mė tė madhe kuadrove me moshė tė re dhe tė mos mbesin pengė e sė kaluarės.

    “Rinia nė Kosovė ėshtė shumicė dhe partitė duhet tė hapin derėn pėr tė rinjtė e tė mos mbesin peng e sė kaluarės. Edhe tė rinjtė duhet tė jenė mė kėmbėngulės dhe tė kėrkojnė hapėsirė mė tė madhe nėpėr paritė politike”, thotė Kryetari i Drenasit, i cili vjen nga radhėt e PDK’sė.

    Rasti i Demakut ėshtė “sui generis’ nė Kosovė, pasi pėr herė tė parė njė Kryetar Komune zgjidhet nga pjesa e popullsisė qė ėshtė shumicė - rinia. Kjo e fundit ėshtė paraqitur si imazhi kryesor i reklamave tė Kosovės nėpėr botė.

    Megjithėkėtė, paritė politike vazhdojnė t’u japin hapėsirė tė madhe kuadrove tė moshave tė shtyra pėr tė marrė barrėn e udhėheqėsit.

    Kėshtu, nė zgjedhjet e fundit pėr Kryetar tė Komunave tė mbajtura nė nėntori tė vitit 2009, katėr partitė politike kanė dėshmuar se nuk janė tė hapura pėr liderėt dhe kuadro nė moshė tė re.

    Por, nė kėto parti as mosha e mesme nuk ka gjetur vend nė listat e zgjedhjeve tė 2009’ės.

    Mosha mesatare e tė 120 kandidatėve pėr kryetarė tė komunave nga radhėt e PDK’sė LDK’sė, AAK’sė, AKR’sė dhe LDD’sė ėshtė 48-vjeēare.

    Kjo moshė mesatare ėshtė nė shpėrpushje me strukturėn e popullsisė nė Kosovė. Sipas disa statistikave, mė shumė se gjysma e kosovarėve ėshtė nėn moshėn 30-vjeēare.
    Express ka siguruar ditėlindjet e kandidatėve tė katėr partive kryesore qė garuan pėr kryetarė komunash nė zgjedhjet e sivjetshme lokale.

    Partia mė e vjetėr nė Kosovė, LDK’ja prinė me vjetėrsinė e kandidatėve pėr kryetarė tė komunave. Mosha mesatare e 26 kandidatėve tė saj ėshtė 52.46 vjet.

    Por, as partia mė e madhe nė vend, PDK, nuk mund tė krenohet se nė gjirin e saj ka ofruar kuadro nė moshė tė re pėr tė udhėhequr me komunat e Kosovės. Kjo parti ka garuar nė 32 komuna dhe mosha mesatare e kandidatėve ėshtė 50-vjeēare.

    Mė tė rinj nė moshė sesa kandidatėt e LDK’sė dhe PDK’sė janė ata tė partisė sė Nexhat Dacit. Mosha mesatare e tyre ėshtė 48 vjeēare, por asnjėri prej tyre nuk ka arritur tė ulet nė ulėsen e kreut tė Komunės.

    Ndėrsa partia, e cila ėshtė dyfishuar nė zgjedhjet lokale, AAK’ja, radhitet e katėrta me moshė mesatare mė tė re tė kandidatėve pėr kryetarė tė komunave. Mosha mesatare e tyre ėshtė 45.35 vjet.

    E pesta pėr nga mosha mė e re mesatare e pretendentėve pėr tė udhėhequr komunat radhitet po ashtu njė parti, e cila nuk ka mundur tė merr asnjė komunė nė zgjedhjet lokale tė vitit 2009. Ėshtė kjo AKR’ja e Behgjet Pacollit. Mosha mesatare e pretendentėve tė AKR’sė pėr tė udhėhequr 16 komunat e Kosovės ka qenė 44-vjeēare.

    Partia e Pacollit ishte bashkuar nė gjysmėn e komunave me LDD’nė e Nexhat Dacit, por pa sukses. Nėse bashkohen edhe mosha mesatare e tė dy partive, atėherė del se kandidatėt e tė dy partive kanė moshė mesatare 45.96.

    Edhe pse nuk ka tė dhėna tė sakta pėr shkak se Kosova nuk ka bėrė regjistrim tė popullsisė, shumica e tyre janė nė moshė tė re. Kurse mė shumė se gjysma e qytetarėve tė Kosovės janė nėn moshėn 27-vjeēare.

    Kryeplaku i zgjedhjeve lokale tė 2007’ės ėshtė kandidati pėr Kryetar tė Komunės sė Fushė-Kosovės, Ismajl Muharremi i AAK’sė. Ai i ka 72 vjet. Pėrkundėr moshės sė shtyrė, ai ka arritur tė merr 4.3 pėr qind tė votave tė qytetarėve tė kėsaj komune.

    Mė i ri se Muahrremi ėshtė Kryetari aktual i Prizrenit, Ramadan Muja i PDK’sė. Nė shkurt tė vitit 2009 do t`i mbushė 71 vjet. Deri atėherė do tė dihet nėse do vazhdojė tė udhėheqė qytetin e vjetėr, pasi gara pėr Kryetar tė Prizrenit pėrfundon nė fund tė janarit.

    Kandidati mė i ri nga radhėt e partive politike qė ka konkurruar pėr tė udhėhequr njė komunė vjen nga AAKja.

    Nėn flurimin e partisė sė Ramush Haradinajt, Avdullah Gashi me vetėm 26 vjet ka tentuar tė bėhet kryetar i Komunės sė Artanės (ish-Novobėrda). Ai nuk ka dalė i pari pėr Kryetar komune, por ėshtė mė i riu nė moshė pėrballė kandidatėve tė katėr partive mė tė mėdha pėr kryetarė tė komunave.

    Pas kandidatit tė AAK’sė radhitet me moshė tė re Naim Ferati i AKR’sė. Ai nė moshėn 27-vjeēare ka provuar tė bėhet kryetari mė i ri i Komunės sė Ferizajt, ku ėshtė renditur i dyti.
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 9/5/2024, 03:22