BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Thyerja e bojkotit

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    03012010

    Buzqeshje Thyerja e bojkotit

    Mesazh nga Albatros

    Ky vit do tė mbahet mend edhe pėr thyerjen e bojkotit tė bashkėpunimit mes komunitetit serb dhe institucioneve kosovare. Pavarėsisht thirrjeve, por edhe kėrcėnimeve nga liderė serbė nė Beograd dhe Kishės Ortodokse, shkalla e lartė e pjesėmarrjes sė serbėve nė zgjedhjet lokale tė Kosovės, tė parat pas shpalljes sė pavarėsisė, ka befasuar edhe optimistėt mė tė mėdhenj.

    Merita pėr kėtė kthesė ėshtė edhe e faktorit ndėrkombėtar nė Prishtinė dhe institucioneve tė Kosovės. Ata kanė bėrė ēmos tė thyejnė murin mes serbėve dhe institucioneve kosovare, i ndėrtuar pėr vite me radhė, veēanėrisht nga Qeveria e nacionalistit Vojislav Kostunica.

    Mirėpo, pjesėmarrja e konsiderueshme e serbėve nė votimet e 15 nėntorit dhe 13 dhjetorit nė radhė tė parė ėshtė meritė e Partisė Liberale Serbe (SLS) dhe liderit tė saj, Slobodan Petrovic.

    Presioni i pėrfaqėsuesve tė Beogradit nė Kosovė qė serbėt tė bojkotojnė ēdo kontakt me Prishtinėn ishte shumė i fuqishėm. Nė nėntor 2007, njė nga kėta emisarė ka kėrcėnuar serbėt e Klinės me likuidim nėse shihen te kutitė e votimeve.

    SLS’ja ėshtė parti qė ofron opsionin politik qytetar proeuropian. Ajo ėshtė themeluar nė vitin 2006 nga Pterovic, i lindur nė Prishtinė. Me profesion ėshtė jurist, ndėrkaq pėr 15 vjet rresht ėshtė marrė me futboll.

    Ai nuk ka qenė anėtar i asnjė partie politike serbe. Pėr herė tė parė emri i tij ėshtė dėgjuar nė tetor tė vitit 2004, kur ėshtė kurorėzuar nė themelet e kishės sė djegur “Shėn Nikolla” nė Prishtinė. Kumbara i tij nė kėtė ceremoni tė pazakontė ka qenė Oliver Ivanovic, tani zyrtar i Ministrisė serbe pėr Kosovėn. Mediat serbe kanė spekuluar shumė herė se Ivanovic qėndron prapa Petrovicit dhe partisė sė tij, por ky i fundit e ka quajtur kėtė si tė pavėrtetė.

    Kryetari i SLS’sė ka kritikuar nė vazhdimėsi politikėn e Beogradi ndaj serbėve tė Kosovės, veēanėrisht kur kreator i kėsaj politike ishte Slobodan Samardizic. Partia Liberale ka mbrojtur opsionin qė serbėt tė marrin fatin nė duart e veta.

    Nė zgjedhjet e fundit, SLS’ja ka arritur tė dėshmojė se ėshtė partia mė e madhe dhe pėrfaqėsuese legjitime e serbėve qė jetojnė nė jug tė lumit Ibėr. Por njė sfidė e madhe mbetet thyeja e bojkotit tė serbėve qė jetojnė nė pjesėn veriore tė vendit, tė cilėt ende janė nėn kontroll tė fuqishėm tė strukturave paralele.

    SLS’ja ka arritur tė fitojė dy komuna nė raundin e parė tė zgjedhjeve lokale. Pėr kandidatin e saj, Bojan Stojanovic nė komunėn e re tė Graēanicė kanė votuar 2,219 votues, pėrkatėsisht 60.94 pėr qind e elektoratit. Nė asamblenė e re komunale janė 12 kėshilltarė nga radhėt e liberalėve nga gjithsej 19.

    Nė komunėn tjetėr tė krijuar sipas Planit tė Ahtisaarit, nė Kllokot, ka fituar kandidati tjetėr i SLS’sė, Sasa Mirkovic, me 65.42 pėr qind. Kjo parti ka shumicėn edhe nė Kuvendin Komunal, 10 nga 15 kėshilltarė.

    Nė komunėn e Shtėrpcės ėshtė zhvilluar njė garė e fortė mes kandidatit tė liberalėve serbė dhe kandidatėve tė partive shqiptare. Nė tė dyja raundet e zgjedhjeve, pėr shkak se votat e shqiptarėve u shpėrndanė nė disa parti, i pari ka dalė Bratislav Nikolic i SLS’sė.

    Nė balotazh ai ėshtė pėrballur me Beqir Fejzullahun e PDK’sė, por doli fitues me 65 pėr qind tė votave.

    Zyrtarė tė SLS’sė kanė paralajmėruar se nė Shterpcė do tė bėjnė koalicion me PDK’nė pėr tė krijuar shumicėn nė Kuvendin Komunal.

    SLS’ja ka pushtet edhe nė komunėn e re tė Ranillukut, ku votat pėr kryetar komune i ka fituar pėrfaqėsuesi i njė iniciative qytetare, Gradimir Mikic, por ai ka garuar nė koalicion parazgjedhor me liberalėt.

    Partia Liberale Serbe ka marrė vota edhe nė komunėn e Gjilanit, Obiliqit, Rahovecit dhe Vushtrrisė, por nuk i kanė mjaftuar tė fitojė asnjė ulėse nė asambletė komunale.
    Kjo parti ėshtė e pjesė e Qeverisė sė Kosovės dhe udhėheq dy ministri.
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 8/5/2024, 10:54