BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Axhenda e z. Obama

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Axhenda e z. Obama

    Mesazh nga Albatros 10/11/2008, 17:52

    NGA SHTYPI AMERIKAN

    Ēfarė shkruanin dje: “New York Times”, “Financial Times”, “Wall Street Journal”:


    4 Nėntori i vitit 2008 shėnon njė datė qė do tė mbahet nė mend pėrgjithmonė, por a shėnon kjo datė edhe njė pikė kthese nė substancėn e politikės amerikane? Po. Kėshtu nis shkrimi nė tė pėrditshmen amerikane “New York Times”. Mbajeni nė mend gjithashtu se zgjedhjet e sivjetme presidenciale ishin njė referendum i qartė mbi filozofitė politike dhe filozofia pėrparimtare ishte ajo qė fitoi, shkruan “NYT”-ja.

    E pėrditshmja tjetėr, “Financial Times”, shkruan se nė vitet e fundit, kundėrshtarėt mė tė mėdhenj tė Amerikės nuk ishin Al Qaeda, Korea e Veriut apo Irani. Kėrcėnimi strategjik ndaj fuqisė amerikane ka ardhur nga anti-amerikanizmi nė rritje dhe zgjedhja e Barack Obamės e ka ēarmatosur kėtė ndjenjė.

    Bota nuk ka mundur tė votojė nė zgjedhjet amerikane, por ajo e ka kuptuar rėndėsinė thelbėsore tė rezultateve, shkruan gazeta. Kėtu edhe mund tė thuhet se qėndron gjenialiteti i zotit Obama: sikurse jashtė, ashtu edhe brenda Shteteve tė Bashkuara - ai ka dėshmuar se ėshtė njė politikan i rrallė qė fton tė tjerėt tė zbulojnė nė tė prioritetet dhe preokupimet e tyre.

    Zotimet e presidentit tė ri, pėr angazhim dhe bashkėpunim, flasin pėr njė mirėkuptim se Amerika ka nevojė tė grumbullojė sa mė shumė miq pėr tė mposhtur armqitė dhe se rregullat e njė sistemi ndėrkombėtar mund tė imponohen edhe tek vendet mė tė brishta, nėse ato vėzhgohen dhe respektohen nga mė tė fuqishmit, shkruan “FT”-ja.

    Nė kėtė kuadėr, tė pėrditshmet ndėrkombėtare i kanė kushtuar njė vėmendje tė posaēme edhe sfidave pėrballė zotit Obama, nė raport me Moskėn.

    E pėrditshmja “Wall Street Journal”, shkruan se presidenti i sapozgjedhur duhet ta bėjė tė qartė se njė Amerikė e udhėhequr nga ai, nuk do tė lejojė tė keqtrajtohet nga shpėrthimet kėrcėnuese tė liderėve rusė dhe se do tė jetė njė partner i qėndrueshėm pėr aleatėt e Shteteve tė Bashkuara nė Evropė.

    Ēdo shenjė dyshimi nga administrata e ardhshme nė kėtė pikė, mund tė nxisė drithėrima tek aleatėt e NATO-s dhe tė trimėrojė edhe mė shumė sjellje tė kėqija nga Rusia dhe tė tjerėt. Kremlini, madje, shkruan gazeta, ėshtė duke i bėrė nder zotit Obama, duke e testuar aq herėt.

    Dhe, pavarėsisht se kush ėshtė nė Shtėpinė e Bardhė, Shtetet e Bashkuara nuk do tė mund tė kenė marrėdhėnie tė mira me Rusinė, e cila ngulfat lirinė politike dhe kėrcėnon demokracitė fqinje.

    Fatmirėsisht, Amerika ka ndėrtuar aleanca tė fuqishme me vendet e lira evropiane, tė cilat tani janė tė gatshme tė mbrojnė Amerikėn dhe Evropėn nga kėrcėnimet e pabesa me raketa. Do tė ishte mirė qė presidenti i ardhshėm ta thoshte se qėndron prapa kėtyre aleancave, shkruan nė fund “WSJ”-ja.

      Ora ėshtė 28/4/2024, 16:01