BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ēfarė thanė personalitete botėrore e shqiptare pėr Rugovėn

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    21012010

    Buzqeshje Ēfarė thanė personalitete botėrore e shqiptare pėr Rugovėn

    Mesazh nga Albatros

    Ēfarė thanė personalitete botėrore e shqiptare pėr Rugovėn Rugova21

    Prishtinė, 21 janar 2010 - Presidenti Rugova pėr shumė vite udhėhoqi fushatėn pėr paqe dhe demokraci nė Kosovė dhe fitoi respektin e botės pėr qėndrimin e tij parimor kundėr dhunės. Shtetet e Bashkuara kanė humbur njė mik tė vėrtetė. Gjatė viteve tė konfliktit, Ibrahim Rugova ishte zėri i arsyes dhe maturisė qė i ndihmoi popullit tė Kosovės pėr tė vėnė bazat pėr njė tė ardhme paqėsore. Humbja e kėtij zėri, nė kėtė kohė vendimtare, ėshtė posaēėrisht tragjike pėr Kosovėn. Mė lejoni t'ju siguroj se Shtetet e Bashkuara mbesin tė pėrkushtuara pėr tė punuar me gjithė njerėzit e Kosovės pėr ndėrtimin e njė ardhmėrie qė ėshtė stabile, demokratike dhe pėrparimtare.

    (Xhorxh Bush, President i SHBA-ve) * * * Sot, Franca i jep homazhe rolit historik dhe kurajės politike qė animuan Ibrahim Rugovėn pėr tė mbrojtur gjatė viteve 1990 tė drejtat demokratike tė popullit kosovar dhe pėr tė punuar nė kthimin e paqes dhe pajtimit nė regjionin tuaj. Mungesa e bashkėshortit tuaj, tani kur kanė filluar bisedimet pėr ēėshtjen e statusit final, bėhet tani edhe mė tragjike. Pėrgjegjėsia tani i takon tė gjithė pėrgjegjėsve politik pėr tė marrė pėrsipėr amanetin e tij dhe tė shpien nė tė mirė procesin e negociatave me njė shpirt realizmi, tolerance dhe dialogu siē e kishte ai. Franca shpreh urimin qė Kosova do i tregohet besnike kėtij zhvillimi tė thellėsimit tė pajtimit, provė kjo qė Kosova do i tregohet besnike kėtij zhvillimi tė thellėsimit tė pajtimiy, provė kjo qė Kosova duhet tė kaloj pėr t'ju afruar Bashkimit Europian.

    (Shak Shirak, President i Francės) * * * Presidenti Rugova ishte njė forcė e rėndėsishme nė jetėn e Kosovės, pėr shumė vjet. Popullariteti i tij nė mesin e popullit tė Kosovės dėshmon pėr mbėshtetje tė gjerė pėr pėrpjekjet e tij joviolente pėr tė ardhmen e Kosovės. Jam shumė i lumtur qė kam pasur rastin tė takohem me tė.

    ( Toni Bler, kryemnsitėr britanik) * * * Ibrahim Rugova i dha trajtė politikės nė Evropėn Juglindore me personalitetin e tij tė fuqishėm. Ai promovoi zgjidhje paqėsore pėr konfliktin nė Kosovė dhe punoi pėr tė ardhmen e Kosovės pa menduar as pėr shėndetin e vet. "Austria do tė vazhdojė me gjithė fuqinė e saj t'i mbėshtesė pėrpjekjet pėr arritjen e stabilitetit dhe paqes sė qėndrueshme nė Kosovė.

    (Volfgang Shysel, Kancelar i Austrisė) * * * Humbja e Presidentit Rugova ėshtė njė humbje e madhe dhe e rėndė, jo vetėm pėr Kosovėn, por pėr cilindo qė flet shqip dhe aq mė tepėr nė njė moment kaq delikat, kur Kosova po hyn nė fazėn e negociatave pėr tė fituar Pavarėsinė e saj. Presidenti Rugova prej mėse 20 vjetėsh ka luftuar, ėshtė pėrpjekur dhe ka bėrė ēmos qė problemi i Kosovės tė dalė nė rend ndėrkombėtar... Gjithė populli shqiptar, gjithė shqiptarėt ndjekin me dhimbje tė dyfishtė dhe humbjen e Presidentit, e njeriut simbol pėr Kosovėn, e njeriut flamur pėr Kosovėn, e njeriut, i cili shkriu jetėn, por fatkeqėsisht nuk e arriti deri nė fund tė realizojė ėndrėn e tij tė shohė me sytė e tij Kosovėn e lirė. Kujtimi i tij do mbetet i paharruar.

    ( Alfred Moisiu, President i Shqipėrisė) * * * Sot, me dhimbje tė thellė, zi tė rėndė, pikėllim tė madh, ēdo shqiptar mėsoi lajmin e hidhur tė ndarjes nga jeta tė Presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova, prijėsit dhe legjendės sė qėndresės qytetare, misionarit tė madh tė paqes, pavarėsisė sė Kosovės, mikut tė madh, tė ēmuar tė perėndimit nė Ballkan. Doktor Ibrahim Rugova pėr 18 vjet udhėhoqi qėndresėn legjendare tė qytetarėve tė Kosovės pėr liri, pavarėsi, dinjitet. Ai u shndėrrua nė mishėrimin e aspiratave, shpresave, idealeve mė fisnike tė qytetarėve tė Kosovės, tė cilat i mbrojti me njė pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, me njė qendresė epike, me sukses tė madh. Sot, ai ndahet nga qytetarėt e tij qė aq shumė e deshėn dhe e respektuan, ndahet nga familja, ndahet nga miqtė e tij, por jeta, shpirti, vepra e Ibrahim Rugovės shndėrrohet nė dritė, nė frymėzim pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės, qė me pėrkushtim, tolerancė, tė ēojnė pėrpara Kosovėn, si njė shoqėri demokratike tė qytetarėve tė barabartė pėrpara ligjit, si njė vend tė pavarur, i sigurtė nė tė ardhmen e tij europiane, integrimin nė NATO dhe nė BE.

    (Sali Berisha, Kryeministėr i Shqipėrisė) * * * Shqiptarėt e Kosovės mė vdekjen e Ibrahim Rugovės, kanė humbur udhėheqėsin e tyre, politika e matur e tė cilit ishte kruciale nė momentin kyē politik nė tė cilin po futet Kosova. Shpresoj dhe besoj sė pėrfaqėsuesit legjitim tė shqiptarėve tė Kosovės do tė dinė ta vazhdojnė rrugėn e nisur nga ai, duke marrė vendime tė qarta pėr popullin e Kosovės por, duke i ikur ekstremizmit tė mundshėm i cili do tė ndalonte arritjen e qėllimeve tė nisura.

    (Stjepan Mesiq, Presidenti i Kroacisė) * * * Lufta e Presidentit Rugova pėr popullin e Kosovės do tė mbahet mend pėr njė kohė shumė tė gjatė. Besoj se populli i Kosovės, edhepse i veshur nė zi, do tė gjejė forcė dhe do ta vazhdojė punėn dhe pėr ta forcuar paqen dhe pėrparimin e Kosovės.

    (Pervez Musharaf, Presidentit tė Pakistanit) * * * Ibrahim Rugova, tash dihet jo mė nė hapėsirėn shqiptare, por edhe nė atė evropiane dhe botėrore ėshtė pranuar si njė lider i shquar i Kosovės, si njė nga liderėt mė tė shquar tė kombit shqiptar njė njeri qė u gjend nė kohėn e duhur nė njė moment tė historisė shumė, shumė tė rėndėsishme pėr Kosovėn dhe pėr gjithė kombin shqiptar. Kjo dashuri e popullit shqiptar, ky nderim qė i bėhet sot, kjo jehonė e tij e dėshmon mė sė miri kėtė qė thashė.

    (Ismail Kadare, shkrimtar) * * * Ibrahim Rugova, kryetar pa pallat e pa komb, luftėtar idesh, luftėtar i paqes, njė burrė kėmbėngulės dhe i vetmuar qė e dėrgoi popullin e vet drejt njė tė ardhmeje qė nuk do tė jete veēse e mirė, na pėrkujton angazhimin tonė dhe premtimet tona. Pa tė, pa kėmbėnguljen e tij, pa rezistencėn e refuzimit tė tij, nuk do tė kishte sot as Kosovė as shpresė sė lirisė pėr tė. Ai ishte njė erudit, mė me dėshirė autokrat, i paparashikueshėm dhe fleksibėl njėkohėsisht, njeri i dialogut, luftėtar kėmbėngulės, shumė popullor dhe megjithatė i izoluar, gjithnjė i sjellshėm, aq sa druajtja e tij, kultura e tij e thellė dhe maturia e bėnin ndonjėherė krenar. Dhe afėr tij kaloi Historia.

    (Ismail Kadare), * * * E takova Rugovėn pėr herė tė parė mė 1990 nė Cavtat, afėr Dubrovnikut, kur Instituti Kombėtar Demokratik, me seli nė Uashington, bėri njėrėn nga pėrpjekjet e fundit pėr tė sjellė bashkė politikanėt, shkrimtarėt dhe intelektualėt nga grupet e ndryshme etnike nė Jugosllavinė qė asokohe shpėrbėhej me shpejtėsi. U largova nga konferenca i bindur se treni tashmė ishte larguar nga stacioni dhe se grupet e ndryshme po shkonin secili nė drejtimin e vet dhe tė pėrkushtuar qė kėtė ta bėnin me dhunė. Megjithatė, duke i dėgjuar zėrat e ashpėr tė serbėve dhe tė kroatėve, isha i befasuar nga butėsia e Rugovės: ja ku ishte njė udhėheqės i njė grupi qė ėshtė viktimizuar mė shumė se tė tjerėt e megjithatė aty nuk kishte aspak hidhėrim, asnjė sharje, aspak urrejtje. Rugova po ashtu kishe arsye tė mjaftueshme personale pėr tė mos falur: edhe babai edhe gjyshi i tij ishin vrarė nga komunistėt e Titos nė konfliktet civile pas vitit 1945. Duke reflektuar rreth kėtij personi tė pazakonshėm, patriotik dhe jo tė dhunshėm, njeriu nuk mund tė pėrmbahet nga mendimi se sa e ndryshme do tė ishte skena jonė nė Lindjen e Mesme po tė kishin palestinezėt njė lider si ai. Rruga e Kosovės drejt pavarėsisė ende ėshtė e shtruar me gurė, por me disa pėrjashtime tė pakėndshme ajo nuk ka qenė e hapur me terrorizėm, dhunė dhe bombahedhės vetėvrasės. Populli i tij dhe bota duhet t'i falėnderohen Ibrahim Rugovės pėr kėtė: nė butėsinė e tij kishte ēelik.

    (Shlomo Avinier, profesor i Shkencave Politike nė Universitetin e Jerusalemit) * * * Ibrahim Rugova ka qenė njė udhėheqės i veēantė i popullit shqiptar nė Kosovė, njė udhėheqės qė ndryshonte nga shumė udhėheqės shqiptarė, por edhe nga shumė udhėheqės nė rajonin e Ballkanit. Udhėheqės tė tillė tė njė forme tė afėrt ka pasur nė botė, siē ishte Gandi, qė shumė e krahasojnė Rugovėn me Gandin, por siē ishte edhe Martin Luter, por edhe siē ishte Alende i Kilit. Merita e madhe e Ibrahim Rugovės ėshtė qė e bashkoi popullin nė njė popull tė vetėm qė tė luftonte pėr pavarėsinė. Edhe ata qė ishin pėr luftė nė fund u bashkuan me Ibrahim Rugovėn pasi ai ishte njė burrė i menēur, dinte t'i zbuste gjakrat, dhe formoi njė koalicion edhe me ato forca qė kishin njė drejtim tjetėr pėr ēlirimin dhe pavarėsinė e Kosovės. Eshtė njė fat i madh qė ai vinte nga letėrsi; udhėheqės, e nuk vinte nga politika tė bėnte mė pas vjersha. Mendoj se ne nuk e kemi kuptuar aq mirė Rugovėn. Unė e kam kritikuar pėr anėn paqėsore tė drejtimit tė tij, kam bėrė edhe ironi me shallin e tij, dhe tani ndjej njėfarė pendese qė nė atė kohė nuk e kam kuptuar aq shumė. Por tani unė kam kuptuar qė nuk kam pasur tė drejtė.

    (Dritėro Agolli, shkrimtar) * * * Dr.Ibrahim Rugova ėshtė personaliteti mė i madh i kohės sė re, ai ėshtė autor i shkrimit dhe i bėrjes sė historisė sė lavdishme tė Kosovės nė kėto dy decenie tė fundit. Presidenti Ibrahim Rugova ishte burrėshtetasi i parė e mė imadhi i Kosovės i cili krijoi miqėsi tė pėrhershme me vendet demokratike tė Evropės e botės, e nė veēanti me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Dr.Ibrahim Rugova ėshtė lideri i parė i shqiptarėve u cili vuri themelet e shtetit tė Pavarur tė Kosovės. Ai ėshtė i pari Kryetar i Shtetit tė Kosovės, i Kosovės sė lirė e demokratike, i Kosovės sė Pavarur. Burrat e mėdhenj e shkruajnė vetė historinė! Burrat e mėdhenj nuk vdesin kurrė! Presidenti Ibrahim Rugova, ishte njė burrė i madh i Pavarėsisė sė Kosovės!

    (Akademik Mark Krasniqi, shkrimtar dhe kryetar i PSHDK-sė) * * * Intelektual qė bėri emėr qysh nė vitet '70 tė sh. 20 nė fushėn e studimeve letrare e tė kulturės shqiptare, por njėherėsh i angazhuar pėr tė ēuar pėrpara proceset e pėrgjithshme emancipuese nė Kosovė dhe ndėr shqiptarė, veprimtar i shquar nė lėvizjen kulturore tė studentėve me drejtimin e gazetės Bota e re, por edhe me botimin e revistės Dituria dhe tė botimeve tė veēanta, Dr. Ibrahim Rugova natyrshėm hyri nė qarkun e elitės intelektuale tė asaj kohe. Veprimtaria studimore nė fushė tė letrave dhe tė kulturės shqiptare qė Dr. Rugova ndėrmori pas fazės studentore nė Institutin Albanologjik solli si rezultat veprėn e tij tė gjerė qė shėnoi rritje tė cilėsisė sė atyre studimeve dhe njėherėsh ndikoi ndjeshėm nė ēlirimin e opinionit dhe tė kėndvėshtrimeve nė ato fusha nga shtrėngesa tė ndryshme ideologjike tė kohės. Rrezatimet e tij butėsisht ēliruese intelektuale u pėrhapėn jo vetėm pėrmes veprave tė tij, po edhe pėrmes projekteve tė shumta hulumtuese, udhėheqjes sė revistave shkencore e kulturore dhe tė Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės. Me veprėn e tij studimet shqiptare nė fushat me tė cilat ai u mor shėnuan njė hap cilėsisht tė ri. Nė vitet '80 tė sh. 20 nė kohėn e shtypjes sė pėrgjithshme tė shqiptarėve tė Kosovės dr. Rugova bashkė me intelektualėt e tjerė u ndodh nė trysninė e pėrgjithshme tė Serbisė, pėr ēka u pėrdorėn dhe mjetet e shtrėngimit tė shtetit jugosllav. Qėndresa shqiptare shtypej egėrsisht, ndėrsa intelektualėve u binte barra qė tė hapnin rrugė pėr tė shqyrtuar seriozisht kėrkesat popullore pėr liri, barazi dhe emancipim. Nė kohėn e pėrshkallėzimit tė trysnive mbi intelektualėt nė vitet 1988 9, Dr. Ibrahim Rugova, pėrmes Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės qe ndėr zėrat qė arrinin tė artikuloheshin publikisht nė mbrojtje tė interesave kombėtare, kulturore e tė tjera shqiptare dhe fare natyrshėm u bė bashkėbiseduesi mė i parapėlqyer i opinionit publik evropian nė kėtė fushė. Nė tėrė dekadėn e fundit tė sh. 20 dr. Ibrahim Rugova u njoh ndėrkombėtarisht si lideri i lėvizjes mė tė madhe paqėsore nė Evropė, lideri i lėvizjes sė gjerė pėr emancipim, pėr ēlirim kombėtar e pėr pavarėsi tė Kosovės. Personaliteti i tij u ēmua lart pėr shpalosjen dhe begatimin e vlerave evropiane tė kohės. Nė vitet '90 dr. Ibrahim Rugova me Lidhjen Demokratike tė Kosovės, sė cilės i priu deri nė ēastet e fundit, u bė njė nga figurat e shquara tė lėvizjes politike nė Ballkan drejt daljes nga shtrėngesat e pėrgjithshme tė regjimeve komuniste, e nė tė njėjtėn kohė drejt ēlirimit kombėtar. Nė kėtė dekadė tė rėndėsishme pėr Kosovėn Dr. Rugova dhe lėvizja demokratike sė cilės i printe arriti ta ndėrlidhte lėvizjen e Kosovės me pėrpjekjet pėr demokratizim nė Shqipėri. Dr. Rugova ishte njė nga bashkėbiseduesit substancialė nė kontaktet e Perėndimit lidhur me Ballkanin. Pėrmes figurės sė tij Kosova dhe lėvizja e saj pėr emancipim tė pėrgjithshėm kombėtar, shoqėror e demokratik gjetėn artikuluesin dhe zėdhėnėsin, u bėnė tė njohura dhe tė pranishme nė botėn diplomatike tė kohės nė Evropė dhe SHBA.

    (Rexhep Ismajli, kryetar i ASHAK-ut) ===== Kur e kam takuar Ibrahim Rugovėn pėr herė tė parė, ai dukej si njė zė i vetmuar, nė betejė tė vetmuar, duke bartur njė shall qė thoshte se do ta varte, vetėm kur ta sheh vendin e lirė. E shikoja duke ndjekur ėndrrėn e popullit tė vet nėn kushte tė jashtėzakonshme me urtėsi dhe kėmbėngulėsi, dhe u bėra admirues dhe shok i tij. Ēfarė kėnaqėsie ishte ta shoh mė nė fund nė Prishtinė pa shallin e tij! Mbaj zi pėr ndėrrimin e jetės, sė bashku me tėrė popullin e Kosovės. Derisa Kosova e fitoi lirinė nėn udhėheqėsinė e tij, tani pėrjetoi njė humbje tė tmerrshme nė njė pike kritike, kur shumė punė mbeten pėr tu bėrė.

    (Riērad Hollbruk, diplomat i njohur amerikan) * * * Dr. Rugova ishte njė njeri i madh dhe heroik qė personifikonte shpresat dhe aspiratat fisnike tė popullit tė Kosovės pėr njė shtetet sovran, tė pavarur dhe tė njohur nga komuniteti ndėrkombėtar. Ka qenė privilegj pėr mua tė punoja nė aspektin profesional me Dr. Rugovėn dhe ta konsideroja atė njė nga miqtė e mi mė tė ngushtė gjatė rreth dy dekadave qė kur u njoha me tė. Pėrpjekja e madhe e Presidentit Rugova pėr lirinė, demokracinė dhe pavarėsinė e Kosovės ka tė njejtat pėrmasa me fushatat e ngjashme paqėsore dhe historike tė Mahatma Gandidit, Nelson Mandelės dhe Martin Luther Kingut.

    (Bob Doll, senator shumėvjeēar amerikan) * * * Jam shumė i pikėlluar me rastin e vdekjes sė presidentit Rugova. Kam pasur nder ta mbėshtes luftėn e tij pėr paqe dhe liri. E kam dashur dhe e kam admiruar shumė. Rezistenca e tij e padhunshme ndaj shtypjes sė Millosheviqit inspiroi botėn. Me Presidentin Rugova jam takur shumė herė nė Shtėpinė e Bardhė. Ka qenė kėnaqėsi, sa herė e kam takuar, sepse ēdo herė mė impresiononte me devotshmėrinė dhe pasionin e tij pėr paqe, liri dhe pėr njė tė ardhme mė tė mirė pėr popullin e tij. Vdekja e Presidentit Rugova ėshtė humbje e madhe pėr Kosovėn, por unė shpresoj se vdekja e Dr. Rugovės do t'i inspirojė tė gjithė kosovarėt qė tė vazhdojnė tė punojnė mė me ngulm pėr paqe dhe liri".

    (Bill Klinton, President amerikan 1992-2000) * * * Eshtė njė realitet tragjik qė tė kujton Moisiun nė Bibėl, i cili pėr 40 vjet u end nė shkretėtirė, por nuk u lejua tė futet nė tokėn e shenjtė. Lėvizja pėr pavarėsi nė Kosovė ėshtė udhėhequr nga Dr. Rugova, por tani qė po fillojnė negociatat ai nuk do tė jetė nė tryezėn e bisedimeve. Eshtė e rėndėsishme qė trashėgimia e tij tė ēohet pėrpara.

    (Dejvid Filips, drejtor Ekzekutiv i Fondacionit "Eli Vizel pėr Njerėzimin") * * * Dr.Ibrahim Rugova, teoricien dhe kritik letrar para se shqiptarėt tė goditeshin pėrsėri nga gjėmat e errėta tė historisė evropiane, ėshtė pėrcaktuar pėr aksion politik nė mbrojtjen e 'ekzistencės'. Po ky nxėnės i vjetėr i Roland Bartit, i cili ka medituar dhe shkruar shumė mbi relacionet forcė-dije, nuk ėshtė angazhuar nė njė rrugė tė ēfarėdofshme, por universalizmi i tij ėshtė vullneti absolut pėr tė luftuar pėr tė drejtat e njeriut dhe pėr demokracinė. Kjo e ka shtyrė tė praktikojė dhe tė bėjė tė ndiqet njė politikė e mosdhunės, absolute, e cila dukej e parealizueshme nė kontekstin e luftės dhe tė vlimeve nacionaliste. I etshėm pėr tolerancė dhe hapje ndaj Evropės, Universiteti Parisi 8 ėshtė shumė i nderuar me pranimin nė cilėsinė e doktorit tė nderit tė Ibrahim Rugovės, shkrimtar pacifist dhe i guximshėm nė rrugėn e tij. Tė mos pyesim ne sot 'se ē'presim nga Ibrahim Rugova', por mė mirė tė pyesim "se ē'pret njė njeri i tillė nga ne".

    (Irene Sokolgarsky, presidente e Universitetit tė Parisit VIII, 1996) * * * Rugova erdhi nė politikė nė rrethana tė veēanta dhe pasi qė kėtė e kėrkonte nevoja e qė mund ta krahasojmė me V. Havelin, i cili nė vitin '86 thoshte: 'Pėr shkaqe tė ndryshme tė interesit tė shkrimtarit, i cili mund tė shkruajė pėr dashurinė, xhelozinė, pėr dėshtimin... pėr Zotin, ka njė gjė tė vėrtetė qė shkrimtari nuk mund ta evitojė kurrė, qė ėshtė historia-situata sociale, epoka e tij qė njėkohėsisht do tė thotė vetė politika'. Rugova ėshtė ky lloj shkrimtari qė ka pranuar tė mbajė mbi supe fatin e popullit tė vet; ėshtė figurė e jashtėzakonshme, figurė e rrallė pacifisti jo vetėm nė fjalė, por edhe nė veprime. Kėtė e ka vėrtetuar tash shtatė vjet me gjithė pengesat dhe grackat e provokimet qė ka. Rugova mban ekuilibrin mu nga ajo se si shkrimtar ka shkruar pėr pėrgjegjėsinė dhe raportet e tė mundshmes dhe pushtetit... Nė vitin 1981 Kosova u bė pikė e kuqe e Evropės me manifestimet pėr liri e pavarėsi qė u shtypėn me gjak. Procese politike, dėnime tė rėnda. Nė atė kohė Rugova ishte duke shkruar monografinė e Pjetėr Bogdanit, shkrimtar i shekullit XVII, nė Prizren, humanist dhe liberator i njė pjese tė Kosovės. Esetė e tij (1980) nė 'Strategjinė e kuptimit', ishin shenja qė nėnkuptonin mė vonė edhe nė 'Refuzimi estetik', ku dėshmoi se letėrsia ėshtė sipėrore ndaj pushtetit, dhe se vetėm literatura ishte nė formė tė sė mundshmes nė veprimet e pushtetit. Rugova ishte i njohur me miqtė e tij Eqrem Basha e Rexhep Ismaili, tė formuar nė Francė, edhe pse nė vitin 1985 mori qėndrim tė guximshėm nė mesin e shkrimtarėve, por edhe kur ishte nė aksion tė tė shprehurit. Kėtė e shpjegon nė librin 'Ēėshtja e Kosovės'. Denoncimi i terrorit sė pari kaloi nga tė shprehurit e letėrsisė. Prej aty erdhi edhe miqėsia pėr Francėn, pėr studimet e tij nėn disertacionin e dr. Roland Barthes (1976-1977). Semiologjia dhe strukturalizmi ishin arma e tij mė e fortė. Ai ka deklaruar nė libėr se ka dy rrugė pėr intelektualin: tė qėndrohet me librin dhe tė merret me veprimin. Nė vitin 1988 ishte kryetar i Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės, kur nė 'Refuzimi estetik' thekson: 'Refuzim do tė thotė tė mos pranohet ajo qė imponohet'. Mė 1989 ai diferencohet, i larguar nga e drejta, i zhgėnjyer; ēdo i dyti shqiptar i ndaluar nga policia - do tė thotė mbi 700.000 veta." ...E gjithė biografia e dr. Rugovės del nga angazhimi i literaturės qė prodhoi tipin e veprimit qė ai udhėheq sot: lirinė dhe demokracinė. Dr.Rugova ėshtė njė ēelės qė hap njė rrugė nga literatura nė aksion politik. Rugova ėshtė pėrcaktuar tė shkojė deri nė fund tė lojalitetit tė tij. Politika pėr tė ėshtė njė shėrbim (service), por u mbetet besnik angazhimeve tė tij si shkrimtar. Kėshtu, sistemi i tij politik ėshtė fryt i elaborimit me situatėn... E shohim atė nė pozicion intermediar midis intelektualėve tė Perėndimit dhe tė Lindjes, duke u inspiruar, po e citoj, nga tė parėt pėr atė ēka i takon teorisė, por duke e pasur tė njėjtin fat me tė dytėt" Ai do tė preferonte pa dyshim tė mbetej pranė librave: nė mėnyrė modeste thotė: 'Nėse mbetet diēka prej meje nė historinė shqiptare, ky do tė jetė emri im intelektual". (Mari Fransua Alen, profesoreshė universiteti dhe koautore e librit "Ēėshtja e Kosovės" 1996) * * * Nėse duhet ta them me dy fjalė, vlerėsimi im pėr Rugovėn shprehet me faktin se sot Kosova ėshtė nė prag tė pavarėsisė, sepse pa kontributin e tij Kosova nuk do tė ishte sot kėtu ku ėshtė. Pra, nuk dua t'i jap individit rėndėsi mė shumė se ē'presupozohet nė historinė moderne, por roli i figurave tė mėdha tė historisė, megjithatė ėshtė i pazėvendėsueshėm. Nė kėtė kuptim, Rugova futet tek ato figura tė mėdha evropiane tė shekullit XX. Asnjė shqiptar, asnjė ballkanik nuk ka mundur tė ketė kaq shumė histori. E veēanta e personalitetit tė Rugovės ėshtė se ai arriti tė krijojė njė frymė, pra nuk bėri kalorėsin e vetmuar, nuk e ndėrtoi veten e tij si miti i Gjergj Elez Alisė, si tė thuash, por veproi vėrtet si njė misionar i madh, mbolli frymėn e tij nė tė gjithė shoqėrinė e Kosovės, gjė qė ėshtė madhėshtore. Rugova arriti tė bindė tė gjithė komunitetin ndėrkombėtar se kjo ėshtė njė frymė qė i jep Kosovės tė drejtėn morale dhe politike tė jetė njė vend i pavarur.

    (Besnik Mustafaj, ministėr i Jashtėm i Shqipėrisė) * * * (...) Dhe nė shtetin ende pa vend a nė vendin ende pa shtet, nė kryeqytetin e tė cilit vihen menjėherė shtatoret e Nėnė Terezės dhe tė Skėnderbeut, krahas tė rėnėve mė tė fundit, populli bėn President Ibrahim Rugovėn, njeriun urtak dhe tė vendosur, tė paepurin dhe tė ballėpėrballshmin, vizionarin, tė armatosurin pa asnjė armė, me fushėbetejė idealet dhe tė drejtėn, paqen, bisedimet, diplomacinė, bindjen, sa dhe robėrisė sė vet nuk i iku pėrmes plojės. Lider nė pushtim, intelektual i klasit tė parė, politikan sa i thjeshtė dhe enigmatik, filozof gandist nė Ballkanin e egėr, me njė shall tradicional, metaforė e shamisė tragjike qė lidhnin nė krye rugovasit e tij, akademik, firmė e njohur e letrave nė kulturėn kombėtare, kritik letrar fillimisht, kryetar i shkrimtarėve dhe kryetar i partisė sė parė opozitare, i Lidhjes Demokratike, qė tė kujtonte nė emėr Lidhjen e hershme tė Prizrenit, me portretin e Papa Vojtilės nė sfond, tani pėr tė kundėrshtuar hapur regjimin komunist tė sllavėve tė jugut, hordhitė e tė cilėve i vranė babanė dhe gjyshin mbas Luftės sė Dytė Botėrore. Jetimi qė do tė bėhej ati i njė kauze, asaj tė ēlirimit, duke iu kushtuar i tėri pavarėsisė sė vendit, qė dėshironte ta fitonte me mjete paqėsore, edhe pse kishte pėrballė padrejtėsi, mashtrime, dhunėn e njė shteti stalinist, krime dhe gjak. U shmangej tė gjithave dhe asgjėje. Dhe u bė ikona e paqes nė popullin e vet tė pakėt, qė e bėri tė njohur kudo bashkė me veten... Ai e pa nga larg pavarėsinė, mė qartė nga tė gjithė dhe priu si njė profet nė ecjen e funeraltė drejt saj, dhe nė mbėrritje shkoi tė shplodhet pėr tė lėnė ta prekin tė tjerė e tė tjerė, me mijėra, vetė popullin.

    (Visar Zhiti, shkrimtar) * * * Ēelėsi pėr ta lexuar Rugovėn pėrballė kritikės sė kohės ėshtė libri Prekje lirike. Ky libėr refuzon leximin e jashtėm/ sociologjizues/ideologjizues, dominant nė kulturėn letrare shqipe, dhe provon fuqishėm kritikėn si rikrijim tė veprės letrare. Aty normėn e leximit e pėrcakton estetika e tekstit letrar e jo skemat sociale. Veprėn e prodhon diskursiletrar; ajo pėrmbush kėtė diskurs, duke qenė njė shfaqje konkrete e tij, dhe asnjė strukture tjetėr.

    (Kujtim M. Shala, kritik letrar) * * * Vepra Kahe e premisa, me ndėrtimin, strukturimin, kėrkimin, argumentimin, referencat gati shteruese, kapėrcen qėllimet fillestare tė njė monografie dhe merr pėrmasat e njė enciklopedie pėr kritikėn shqiptare si disiplinė tė mendimit dhe kritikėn letrare shqipe si zhanėr letrar. Kjo pa dyshim ėshtė vepra mė e madhe e mė e ndėrligjshme kritike e Ibrahim Rugovės, njė nga veprat mė tė mėdha tė kritikės shqiptare, duke e bėrė autorin njėrin ndėr mendimtarėt mė tė mėdhenj bashkėkohorė shqiptarė pėr letėrsinė.

    (Sabri Hamiti, studiues i letėrsisė) * * * Mund tė themi se monografia e Rugovės ? Vepra e Bogdanit? na jep vizionin kritik rugovian mbi kėtė autor tė letėrsisė sonė tė vjetėr, apo, siē thonė pėr Rasinin e Bartit, se sjell njė lexim kritik, njė vision autentik tė njė kritiku tė madh pėr njė autor tė madh. Bogdani i monografisė nė fjalė, thėnė shkurt, ėshtė Bogdani i Ibrahim Rugovės. Kjo monografi antologjike mė nė fund edhe hap periudhėn e studimeve bogdaniane, po aq edhe tė letėrsisė sė vjetėr shqipe.

    (Ramadan Musliu, kritik letrar) * * * Ibrahim Rugova, "kolosi i brishtė i Kosovės", siē ėshtė quajtur shpesh, ėshtė njė president "siu generis". Presidentė tė tillė, pa armė, pa zyre, pa ushtri, mund tė tallen e tė keqtrajtohen nga ata qė kanė tė gjitha kėto, ashtu siē e tallėn dhe i vunė kurorėn me gjemba Krishtit. E nė tė vėrtetė serbėve u pėlqen tė tallen ashtu. E megjithatė, ky president pritet ndėrkaq prej shefave tė shteteve, ēka jep shpresė se bota diēka ka mėsuar, sė paku nga historia e Krishtit. Mjafton tė lexosh kėtė rrėfim tė gjatė tė Rugovės, pėr tė kuptuar mirė personazhin e vetė si dhe idetė e platformėn e tij e tė shqiptarėve. Por ajo qė kapet edhe mė qartė nga ky libėr ėshtė se sa larg dhe sa lart qėndron ky lider shqiptar nė krahasim me gjithė liderėt e tjerė qė e kanė kthyer Ballkanin nė log tė tėrbimit e tė zisė. Si i tillė Rugova s'ėshtė aspak njė pėrjashtim. Pėrndryshe, po tė ishte njė pėrjashtim, po tė ishte thjesht njė poet a njė vizionar vetanak, ai as do tė kishte pėrkrahjen e gjithmbarshme tė shqiptarėve e as do tė zgjidhej prej tyre lider. Rugova ėshtė pjellė e njė kombi, e njė aspirate dhe e njė qytetėrimi, botės shqiptare.

    (Ismail Kadare, parathėnie nė librin "Ibrahim Rugova - Ēėshtja e Kosovės). * * * Kam qenė recenzues pėr disa libra, madje pėr disa libra problematikė. Se cila ka qenė sjellja ime me shkrimtarėt nė atė kohė, duke pėrfshirė rolin tim si recensues, kushdo mund t'u drejtohet autorėve tė veprave qė kam recensionuar, tė cilėt, nė fakt "kėshtu ka qėlluar" nė atė kohė jo vetėm nuk shiheshin me sy tė mirė, por kishin edhe ndonjė problem me pushtet, si: Prof. Ramadan Sokoli, Dr. Ibrahim Rugova, Zija Ēela, Fahri Balliu, Arben Imami, Petraq Kolevica dhe tė tjerė. Pėr recensionin qė u vu nė vend tė hyrjes nė botimin e librit tė I. Rugovės "Vepra e Bogdanit", madje, pati kritika tė rrepta nė shtypin letrar, derisa u arrit nė pėrfundimin se "nuk mund tė kėrkohet humanizėm nė njė vepėr me pėrmbajtje teologjike". Pėr mė tepėr, kjo polemikė u bė objekt diskutimi edhe nė takimin e R. Alisė me intelektualėt e kryeqytetit nė gusht tė vitit 1990.

    (Shaban Sinani "Njė dosje pėr Kadarenė") *** Dhe ja, krijuesi shfaqet tashti si artikulues i ėndrrės pėr liri, si prijės i popullit tė vet. Rugova e njihte dhe e ka pėrmendur nė studimet e veta filozofin antik Platonin, i cili poetėt i mbante tė paaftė nė ēėshtje shteti, i konsideronte si prijės tė butė, qė i mposht emocioni, mendim qė u miratua dhe u pėrjashtua gjatė 2500 viteve. Edhe ata qė pajtohen plotėsisht me filozofin, nuk harrojnė ndėrkaq tė shtojnė: burrėshtetas edhe mė i keq se poeti ėshtė ai qė nuk ka lexuar asnjė poezi. Rugova krijues, qė nė nismė gjakon ta shtrijė edhe ta gjejė sa mė thellė shpirtin e gjuhės dhe tė mendjes, tė popullit tė vet ndėr shekuj, qė nė fillim ėndėrronte tė gjejė shkallėt e lidhjes, vazhdimėsisė tė kėtij shpirti nė kohė, t'i bėjė ato tė prekshme, si fjalė dhe parafjalė, pėr kohėn e vet, krijues qė do tė jetė kėrkues i qartė, deri nė rreptėsi, i vlerave nė art. Tani nė rolin e prijėsit, natyra paqėsore dhe tolerante, tingėllojnė si misionare, nė njė strategji pėr tė mos lėshuar pe, para asnjė ēmimi. Ibrahim Rugova, edhe si prijės, edhe si krijues, ka zėnė vend tė rendėsishėm nė historinė politike dhe kulturore shqiptare. Ka lėnė gjurmė tė qėndrueshme edhe gjatė ecjes sė parė, edhe gjatė sė dytės. Do tė mbeten vallė njėsoj nė mbamendjen kolektive shqiptare, vepra kritike dhe ajo politike? Mund tė themi me bidje tė plotė se si krijues, Ibrahim Rugova nuk do tė mund tė anashkalohet. Por, ndėrkaq, si prijės, ashtu siē e pėrfundoi jetėn, mbetet tė dėshirojmė tė njėjtėn. Mbase vepra e tij nė fushėn e atdhetarisė do tė ketė mė shumė fat: do tė ndėrpritet tradita shqiptare qė gjithēka tė fillojė nga e para, me atė qė vjen i fundit. Mbetet pėr t'u dėshiruar ndėrprerja e kėtij ceni shqiptar, por jo edhe pėr t'u besuar plotėsisht, kur tė kihen parasysh kėto ditė zie: sidomos lotėt dhe "lotėt", dhimbjet dhe "dhimbjet", bindjet dhe "bindjet", tė shfaqur me aq bollėk para ekraneve televizive. ( Ali Aliu, akademik dhe kritik letrar)/ QIK
    Share this post on: reddit

    No Comment.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 9/5/2024, 02:47