BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Shpresat e LDK-sė pėr rikthim rugovian

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    21012010

    Buzqeshje Shpresat e LDK-sė pėr rikthim rugovian

    Mesazh nga Albatros

    Shpresat e LDK-sė pėr rikthim rugovian Ldk21

    Katėr vjet pas vdekjes sė presidentit Ibrahim Rugova, Lidhja Demokratike e Kosovės ėshtė optimiste se tani janė parakushtet pėr njė konsolidim dhe rikthim tė saj, si partia e parė nė Kosovė. Tė paktėn kėshtu konsiderojnė pėrfaqėsuesit e LDK-sė, qė thonė se humbja e liderit dhe ndarja e partisė nė Kuvendin e fundit zgjedhor, ishin goditje tė njėpasnjėshme, nga tė cilat LDK ende po vuan.

    Zgjedhjet e fundit lokale, pėrkatėsisht fitorja nė kryeqytet, i bėn pėrfaqėsuesit e Lidhjes Demokratike tė Kosovės tė besojnė se katėr vjet pas vdekjes sė themeluesit tė saj, presidentit Ibrahim Rugova, LDK ėshtė nė rrugė tė mbarė pėr t’u rikthyer si partia e parė nė vend.

    Vdekja e kryetarit tė LDK-sė, Ibrahim Rugova dhe ndarja nė dy parti: nė LDK dhe LDD nė kuvendin e fundit zgjedhor, konsiderohen si dy goditjet e rėnda, qė i mori partia, pasojat e tė cilave ende po i vuan.

    Nėnkryetari i LDK-sė, Lutfi Haziri, rikthimin e LDK-sė e sheh edhe nė zbatimin e reformave tė brendshme tė partisė.

    “Natyrisht qė implementimi i politikave reformuese nė LDK ėshtė njė proces qė ka zgjatur dhe i cili detyrimisht do tė zbatohet, sepse ėshtė njė rrugė me njė drejtim. Nuk ka kthim mbrapa".

    "Natyrisht qė presidenti Rugova po i mungon nė veēanti politikės shqiptare nė Kosovė, shtetit tė Kosovės. Por, kėshtu jeta e ka pėrcaktuar dhe me njė analizė tė rezultateve tė fundit, dhe me politika tė qarta rekomanduese, LDK-ja nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare natyrshėm do tė kthehet si parti e parė nė vend”, tha Haziri.

    Politikani qė iu rikthye LDK-sė pas vdekjes sė presidentit Rugova, Bujar Bukoshi, beson se fryma rugoviane e partisė ėshtė gjallė, por siē thotė ai, kolosi i fjetur, mund tė ngritėt vetėm nėse strukturat udhėheqėse tė partisė ndėrmarrin veprime konkrete. LDK aktualisht po pėrgatitet pėr zgjedhjet e brendshme, qė priten tė mbahen nė kėtė vit.

    Bukoshi thotė se partitė e mėdha e kanė tė vėshtirė dhe tė ngadalshėm rikthimin.

    “Tani pas zgjedhjeve lokale, sikur prapė ne u pėrkujtuam se ajo fryma e LDK-sė nuk ka vdekur. Unė kam thėnė edhe mė herėt se LDK ėshtė njė kolos i fjetur pėr tė cilin tani duhet tė veprime tė caktuara, qė njė parti popullore e kėtij vendi, qė me veprime pėrkatėse, me hapjen e saj, me prurjen e njerėzve tė rinj aty, me njė menēuri tė vazhdojė dhe tė konsolidohet".

    "Partitė e mėdha nuk ėshtė lehtė, nuk shkon sikur me shkop magjik, qė brenda natės, apo brenda njė sezoni elektoral tė rikthehet e gjithė ajo, por mendoj se jemi nė rrugė tė mirė, me predispozitat e duhura qė kjo parti tė konsolidohet”, u shpreh Bukoshi.

    Edhe nė zgjedhjet e fundit lokale, sikurse nė ato tė vitit 2007, LDK u rendit pėr herė tė dytė nė 20 vjetėt e ekzistencės sė saj, si partia e dytė nė vend duke i lėnė vendin e parė, qė e kishte mbajtur pėr vite tė tėra, Partisė Demokratike tė Kosovės.

    Por, shpresat pėr rikthim te zyrtarėt e LDK-sė i rriti fitorja qė nė raundin e parė e kandidatit tė LDK-sė pėr Prishtinėn, Isa Mustafa. Tashmė, Prishtina, sipas fjalėve tė Hazirit, ėshtė shndėrruar nė njė model se si duhet vepruar.

    “Shembulli i mirė ėshtė Prishtina nė rajon, ku LDK nė raport me rivalin e saj, PDK-nė, udhėheq me 41 pėr qind. Dallim historik, dallim, qė nuk ka ndodhur asnjėherė nė Kosovė, dallim qė ėshtė tregues i qartė, nėse vendosen profilet politike tė qėlluara e qė kanė besim, profesionalizėm e seriozitet nė punė, LDK e mbėrrin rezultatin e vet”, tha Haziri.

    Partinė Demokratike tė Kosovės e quajnė rival kryesor, por vazhdojnė tė qeverisin bashkė. Nė analizat pėr zgjedhjet e fundit lokale, thuhej se ka qenė fjalori i ashpėr i disa zyrtarėve tė LDK-sė kundėr partnerit tė koalicionit, ai qė i garantoi fitoren LDK-sė nė Prishtinė dhe nė komuna tjera.

    Lutfi Haziri thotė se LDK-nė me PDK-nė e afron vetėm interesi i shtetit.

    Por, ka zėra brenda vetė LDK-sė, qė e duan prishjen e koalicionit. Bujar Bukoshi, mendon se ky koalicion nuk i bėn mirė as vendit e as vetė partisė.

    “Koalicioni PDK-LDK nuk ka qenė njė koalicion i balancuar dhe mendoj se ky koalicion duhet tė rikonsiderohet, sepse ka qenė njė disbalanc. LDK edhe pse ka qenė partner, ėshtė partner akoma, ėshtė hetuar qartas se kemi tė bėjmė me njė trajtim tė partnerit si raporti me nėnėn dhe njerkėn, dmth, nuk ka qenė e balancuar. Kjo nuk ėshtė e mirė pėr vendin”, u shpreh Bukoshi.

    Pėrplasjet mes partnerėve tė koalicionit janė ndjerė gjatė fushatės pėr zgjedhjet lokale ku LDK dhe PDK kanė shkėmbyer akuza dhe kundėrakuza. Kulmi ėshtė arritur mes natės sė 19 dhe 20 nėntorit ku PDK paralajmėroi prishjen e koalicionit.

    Koalicioni vazhdoi jetėn, por ende po debatohet pėr sic thuhet rifreskimin e qeverisė qė nėnkupton ndėrrimin e disa ministrave.
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 8/5/2024, 14:16