Sejdiu: Presidenti Rugova ishte njė kolos dhe njė burrė i madh i Kosovės
Albatros- ♫ Stafi Administrues ♫
- Shteti :
Gjinia :
Antarėsimi : 12/09/2007
Nr i postimeve : 19030
Pikėt : 37314
Votat : 106
Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.
Presidenti i Republikės sė Kosovės, dr. Fatmir Sejdiu me bashkėpunėtorė, sot me rastin e katėrvjetorit tė ndarjes nga jeta tė Presidentit historik tė Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova, bėri homazhe tė varri i Presidentit Rugova dhe e vizitoi familjen Rugova.
Me kėtė rast, Presidenti Sejdiu, duke vlerėsuar punėn e madhe qė Presidenti historik i Kosovės, dr. Ibrahim Rugova ka bėrė pėr Kosovėn, theksoi se ai ėshtė nė kujtesė tė pėrhershme dhe se i mungon shumė vendit.
Presidenti historik i Kosovės, dr. Ibrahim Rugova, tė cilin e kemi nė kujtesė tė pėrhershme pėr punėn e madhe qė ka bėrė pėr Kosovėn, ishte njė njeri qė i mungon shumė vendit, njė njeri qė ka bėrė historinė nė kohėt mė tė vėshtira qė kemi pasur si popull, dhe mund tė themi njė njeri qė e solli koha dhe qė e bėri kohėn, e bėri epokėn e vet, theksoi Presidenti Sejdiu.
Gjithashtu, Presidenti Sejdiu tha se ėshtė shumė me rėndėsi se e gjithė vepra e Presidentit Rugova ka qenė e pėrkushtuar pėr tė vėnė themelet e njė shteti demokratik, njė luftė e gjatė pėr pavarėsinė e vendit, por nė parimet mė tė mira universale tė tė drejtave dhe lirive njerėzore dhe tė humanizmit, pra tė njeriut i cili me kalibrin apo personalitetin e tij ka ditur qė nė mėnyrė tė shkėlqyeshme tė artikulojė zėrin dhe ndjenjėn e shqiptarėve tė Kosovės pėr liri, nė kuptim tė organizimit tė rezistencės sė brendshme, por edhe nė kuptim e shpalosjes sė identitetit tonė para botės.
Nuk ėshtė e rastėsishme, vijoi Presidenti Sejdiu, se njė nga frontet mė tė rėndėsishme tė fituara ėshtė e vėrteta pėr Kosovėn jashtė dhe mbėshtetja e fuqishme pėr Kosovėn nga jashtė.
Puna e Presidentit Rugova ėshtė kolosale dhe ai ishte vėrtet njė kolos i Kosovės, njė burrė i madh i vendit, tha Presidenti Sejdiu.
I pyetur nga gazetarėt pėr ēėshtjen e kompletimit tė kompleksit memorial pėr Presidentin Rugova, Presidenti Sejdiu shprehu besimin e tij se nė proces do tė ketė qasje tė drejtpėrdrejta pėr ti dhėnė fizionominė finale idesė pėr tė pasur njė kompleks memorial, ashtu siē e kanė burrat e mėdhenj tė vendit.
Po sot, Presidenti Sejdiu me bashkėpunėtorė vizituan familjen e Presidentit Rugova, pjesėtarėt e sė cilės e falėnderuan Presidentin Sejdiu pėr kujdesin e vazhdueshėm qė Presidenti ka pėr familjen e Rugova.
|
|
No Comment.