BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Nis fushata pėr rivotim nė Prizren

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    25012010

    Buzqeshje Nis fushata pėr rivotim nė Prizren

    Mesazh nga Albatros

    Nis fushata pėr rivotim nė Prizren Fushata

    Sot ka nisur fushata pėr rivotim nė Prizren dhe nė Lipjan. Fushata pėr zgjedhjen e kryetarit do tė zgjasė pesė ditė. Komisioni Zgjedhor pėr Ankesa dhe Parashtresa i rekomandon Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve qė gjatė kėtij procesi t’i rrisė masat e sigurisė.


    Kandidatėt e partive politike qė garojnė pėr kryetar tė komunės sė Prizrenit dhe Lipjanit, sot kanė nisur edhe njė fushatė tjetėr elektorale, e cila do tė zgjasė pesė ditė.

    Pėrfaqėsuesit e Komisionit Zgjedhor pėr Ankesa dhe Parashtresa i kanė rekomanduar Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve qė gjatė kėtij procesi zgjedhor tė rrisė masat e sigurisė dhe numrin e pjesėtarėve tė policisė nėpėr vendvotime.

    Kryesuesi i Sekretariatit tė KZAP-it, Mulė Desku, thotė se KQZ-ja do tė ishte mirė qė t’i marrė parasysh rekomandimet e KZAP-it.

    “Ndėr rekomandimet e fuqishme qė ia ka bėrė KAZP-i KQZ-sė, me qėllim tė mbarėvajtjes sė procesit tė votimit nė kėto komuna, janė: tė bėhet ndėrrimi i komisioneve tė qendrave tė votimit, tė shtohet prezenca e Policisė sė Kosovės nė tė gjitha qendrat e votimit dhe KQZ-se tė shtojė mbikėqyrjen gjatė procesit tė votimit”, thotė Desku.

    Nga ana tjetėr, zyrtarėt e KQZ-sė thonė se institucioni qė i organizon zgjedhjet, ėshtė duke i koordinuar veprimet me Policinė e Kosovės.

    Fehmi Ajvazi, zėdhėnės i KQZ-sė, thotė se KQZ-ja do t’i respektojė rekomandimet e KZAP-it.

    “Natyrisht, nė bashkėpunim me KQZ-nė, janė bėrė takime gjatė kėsaj periudhe dhe janė bėrė konsultime qė tė pėrfillet kėrkesa e KZAP-it, pėr shtimin e numrit tė policėve nėpėr vendvotimet, tė cilat konsiderohen qė kanė qenė problematike. Besojmė se gjithēka do tė jetė nė tė mirė tė procesit dhe do tė ketė njė vėshtrim mė tė shtuar”, thekson Ajvazi.

    Edhe Policia e Kosovės konfirmon se janė duke u konsultuar me KQZ-nė qė procesi zgjedhor nė Prizren dhe Lipjan, qė do tė mbahet mė 31 janar, tė shkojė sipas rregullave tė parapara.

    Baki Kelani, zėdhėnės i policisė, thotė se deri mė tash nuk ka ndonjė kėrkesė pėr shtim tė pjesėtarėve tė policisė nė qendrat e votimeve.

    Megjithatė, ai thotė se policia ėshtė e gatshme tė ofrojė numėr mė tė madh tė pjesėtarėve tė policisė, nėse njė gjė e tillė kėrkohet nga institucionet qė organizojnė zgjedhjet.

    “Policia e Kosovės i ka planet e saj operacionale tė pėrgatitura dhe varėsisht prej situatės dhe nevojės, ėshtė e gatshme tė ngrejė numrin e personelit pėr aq sa e kėrkon nevoja nė terren”.

    “Mund tė themi se jemi tė gatshėm tė asistojmė nėse kėrkohet, tė rrisim numrin vetėm e vetėm qė tė ofrojmė siguri maksimale, qė tė gjithė qytetarėt tė ndihen tė lirė gjatė procesit tė votimit”, thotė Kelani.
    Share this post on: reddit

    No Comment.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 8/5/2024, 21:56