BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Lėkura, mbrojtėsja jonė perfekte, por delikate!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Lėkura, mbrojtėsja jonė perfekte, por delikate!

    Mesazh nga LePuRuShJa 29/12/2008, 23:59


    Cili ėshtė funksioni i lėkurės?


    Lėkura ka shumė funksione. Njė nga funksionet ėshtė funksioni mbrojtės, sepse nga goditjet ai shėrben si njė jastėk pneumatik, harmonizon goditjet.

    Nėse nuk do tė ekzistonte lėkura, goditjen do ta ndiente mė tepėr organizmi. Ka edhe funksion qė ndihmon nė frymėmarrje nėpėrmjet poreve qė ka. Gjithashtu, nėpėrmjet lėkurės eliminohet djersa e tepėrt. Pra, ėshtė njė rregullator i organizmit.

    Nga cilat sėmundje preket mė shpesh lėkura?

    Nga studimet qė kemi bėrė, del se sėmundjet kryesore tė lėkurės janė infeksionet e zakonshme, pjydermitet, qė prekin mė shumė moshat e vogla. Gjithashtu, edhe ekzemat janė sėmundje tė pėrhapura tė lėkurės, qė shfaqen nė mosha tė ndryshme.

    Janė edhe sėmundjet mykotike qė shfaqen sidomos gjatė stinės sė verės nga djersa. Nė lėkurė janė tė pėrhapura edhe sėmundjet e moshave tė reja, qė janė aknet apo siē quhen ndryshe puērrat e rinisė. Pėr lėkurėn problematik ėshtė e skabesi (zgjebja), e cila nė periudha tė caktuara, si nė dimėr, nė kopshte dhe konvikte, pėrhapet nė kolektiv, pasi ėshtė sėmundje ngjitėse.

    Ka edhe infeksione tė sėmundjeve seksualisht tė transmetueshme, qė janė mė tė pėrhapura tek tė rinjtė, por qė kjo moshė po zbret. Nėse para pak vitesh kėto sėmundje gjendeshin nė moshėn 17-18 vjeē, tashėm e gjen edhe tek 15-vjeēarėt.

    Dua tė theksoj se edhe kjo tendenca e tė rinjve pėr pirsing apo tatuazhe, ėshtė shumė e gabuar, pasi mund tė jenė burim infeksionesh. Duke u shpuar lėkura, jepet mundėsinė pėr tė dėmtuar lėkurėn dhe shfaqur sėmundje. Edhe tatuazhet janė helme qė pėrdoren mbi lėkurėn.

    Cilat janė shenjat kryesore tė sėmundjeve tė lėkurės?

    Duhet tė jesh specialist qė t’i dallosh dhe t’i specifikosh se me ēfarė sėmundje lėkure kemi tė bėjmė. Kryesisht kėto shenja janė skuqje e lėkurės, herė shfaqen me flluska me ujė, qė mė pas qelbėzohen. Nė rastet e infeksioneve tė lėkurės nga myqet, nga bagėtitė, sidomos tek njerėzit qė jetojnė nė fshat, kėto shenja shfaqen nė forma hartash nė lėkurė. Tek moshat e reja shfaqen nė forma aknesh nė fytyrė. Specifikimi i tyre bėhet nga specialistėt.

    Cilat janė shkaqet e kėtyre sėmundjeve?

    Shkaqet janė mikrobet e shumta. Janė myqet, por edhe faktorėt e jashtėm si, pluhuri nga ambienti i ndotur, polente nė kohėn e periudhės sė pranverės. Por, nė disa raste ndodh qė sėmundjet e lėkurės tė jenė edhe tė trashėgueshme.

    Si mund tė bėhet parandalimi i kėtyre sėmundjeve?

    Masa higjienike tepėr korrekte me lėkurėn. Tė ndiqen tė gjitha kėshillat e mjekut specialist.

    Burimi Shekulli

      Ora ėshtė 2/5/2024, 02:43