BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

2 posters

    ‘Provimi’ mė i vėshtirė nė jetė

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje ‘Provimi’ mė i vėshtirė nė jetė

    Mesazh nga Albatros 25/1/2010, 19:51

    ‘Provimi’ mė i vėshtirė nė jetė FileContent

    Ēfarė tiparesh kėrkojnė tė rinjtė tanė te partneri.Kohėt kanė ndryshuar: Po nuk pate pasuri, nuk je i bukur dhe nuk je i shkolluar, vėshtirė ėshtė ta gjesh fatin e jetės.

    Kjo, pėr arsye se tė rinjtė tanė mė tepėr po e shikojnė interesin material se sa dashurinė.

    Tė rinjtė tanė, ashtu si tė rinjtė e mbarė botės, vendimin mė tė rėndėsishėm nė jetė e konsiderojnė zgjedhjen e personit tė jetės. Ky ėshtė “provimi” mė i vėshtirė dhe mė tė rėndėsishėm nė jetė. Por, natyrisht qė personi i duhur, apo shpirti binjak, nuk ėshtė edhe shumė lehtė tė gjendet.

    Madje, tė rinjtė tanė thonė se pėr t’u lidhur me tė dashurėn, ata sė paku duhet tė jenė tė pėrafėrt, t’i kenė tiparet e njėjta, ndėrsa edhe bukuria dhe menēuria luan rol tė rėndėsishėm. Por, jo tė gjitha ēiftet i vlerėsojnė tė njėjtat tipare tė personit adekuat pėr tė qenė pjesė e jetės sė tij. Pėr disa mė e rėndėsishme ėshtė bukuria, kurse pėr disa tė tjerė menēuria, pasuria, shkollimi.

    Menēuria, morali, bukuria...

    “Pėr mua me rėndėsi ėshtė qė e dashura ime tė jetė e menēur dhe e shkolluar, ndėrsa bukuria ka pak rėndėsi tek unė. Po ashtu, virtyt tjetėr i rėndėsishėm ėshtė qė tė pėrshtatem edhe nė ide dhe tė dashurėn time ta kem edhe shoqe, tė kuptohemi pėr shumė gjėra tė gjejmė gjuhė tė pėrbashkėt”, ėshtė shprehur Arjan Krasniqi. Ai ka thėnė se edhe bukuria shikohet deri diku, por, pėr tė nuk ėshtė vetėm ajo qė tė bėn ta duash dike. Sipas Arjanit, nė zgjedhjen e tė dashurės sė tij, me tė cilėn ėshtė bashkė tani e dy vjet mė parė, nuk e ka vlerėsuar shumė pamjen e saj, por virtytet e tjera, si menēuria, morali, shkollimi, prej cilės familje vjen etj.

    Ndryshe nga Arjani, Besimi, rreth tė 23 –ve, shprehet se pėr tė mė me rėndėsi ėshtė bukuria se sa menēuria apo shkollimi. “ Unė konsideroj se mė me rėndėsi ėshtė qė njė femėr tė jetė e bukur se sa e shkolluar. Nuk ia vlen qė tė kesh tė dashurėn jo tė bukur dhe qė nuk ėshtė elegante. Unė e ēmoj shumė bukurinė”, ka thėnė ai. Ndėrsa, Valmira e pohon tė kundėrtėn. Ajo thotė se mė e rėndėsishmja pėr ta gjetur njeriun e jetės ėshtė qė ai tė jete i menēur, i shkolluar dhe pėr nga bukuria tė jetė mesatar. “ Unė, mė sė shumti te njė djalė e ēmoj menēurinė dhe sinqeritetin, e mė pas vijnė gjėrat e tjera, qė pėr mua janė dytėsore; si vendi prej nga vjen, bukuria, karriera dhe pasuria”, ėshtė shprehur Valmira, duke shtuar qė pėr tė pak ka rėndėsi bukuria te njė djalė, pasi prioritet ėshtė sinqeriteti dhe menēuria.

    Jeta ėshtė bėrė interes

    Mirėpo, ka edhe tė rinj tė tillė, tė cilėt me njė vajzė dėshirojnė tė jenė nė lidhje vetėm pėr interes, pra nėse ėshtė e pasur dhe e bukur, ndėrsa menēuria dhe sinqeriteti nuk kanė fare rėndėsi. “ Nė vitet e fundit, jeta ėshtė bėrė interes, andaj pėr mua ka rėndėsi qė e dashura ime tė jetė e pasur dhe e bukur, kurse jo edhe tė jetė e menēur. Kur e ke tė dashurėn tė pasur, nuk ke nevojė tė punosh edhe pėr tė”, ka thėnė Besim Kastrati nga Prishtina.

    Po ashtu, edhe shoku i tij, Basriu, ėshtė i interesuar qė ta gjejė njė vajzė e cila e ka nėnshtetėsinė e huaj dhe nuk i interesojnė fare gjėrat e tjera. “ Mė e rėndėsishmja pėr mua ėshtė qė njė vajzė shqiptare t’i ketė dokumentet e vendeve perėndimore, ndėrsa gjėrat e tjera, si menēuria, bukuria, nuk kanė aspak rėndėsi. Po e shoh qė nė Kosovė nuk ka perspektivė, andaj zgjedhja e vetme ka mbetur qė tė martohem me njė vajzė me letra”, ka thėnė ai. Pra, sipas tij, nuk ka fare rėndėsi bukuria apo menēuria. Prioritet pėr tė ėshtė qė ajo tė ketė letra dhe tė jetė e moralshme.

    Por, Valoni dhe Shpresa, tė cilėt dashurinė e tyre e kanė kurorėzuar me martesė, thonė se pėr ta me e rėndėsishmja ka qenė qė tė gjejnė gjuhė tė pėrbashkėt, tė jenė jo vetėm bashkėshortė, por edhe miq. “ Pėr mua nuk ka pasur rėndėsi qė burri im tė jetė patjetėr i bukur. Sjellja e tij, menēuria, sinqeriteti, e mbi tė gjitha dashuria, mė kanė lėnė shumė pėrshtypje. Kėto veti tė tij kanė qenė rezultat i asaj qė dashuria jonė tė kurorėzohet me martesė”, ėshtė shprehur Shpresa. Sa u pėrket vetive qė mė shumė i kanė lėnė pėrshtypje Valonit te Shpresa, siē u shpreh ai, kanė qenė sinqeriteti, menēuria, por edhe bukuria, ngase te vajzat mė shumė ēmohet bukuria se sa te djemtė.

    “ Menēuria, sinqeriteti, sjellja dhe niveli i edukimit tė Shpresės janė rezultat i kurorėzimit tė dashurisė sonė me martesė. Ne tashmė i kemi bėrė tetė vjet qė jemi bashkė dhe asnjėherė nuk kemi pasur probleme. Shpresėn e dua nė atė masė qė e kam dashur edhe nė fillim dhe kalimi i kohės nuk e ka zbehur fare dashurinė tonė, pėrkundrazi, ka thėnė ai.
    aferdita
    aferdita
    ♫ Anėtar/e ♫
    ♫ Anėtar/e ♫


    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 15/01/2010
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 5
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 10
    <b>Votat</b> Votat : 1

    Buzqeshje Re: ‘Provimi’ mė i vėshtirė nė jetė

    Mesazh nga aferdita 27/1/2010, 17:23

    te gjitha kan rendsit e vetaaa secili virtytt sidomoss menquriaaa

      Ora ėshtė 9/5/2024, 00:20