BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Shen valentini

    Tifa
    Tifa
    ♫ Anėtar/e ♫
    ♫ Anėtar/e ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Kosova
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 26/01/2010
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 12
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 65
    <b>Votat</b> Votat : 1
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : si te zi ka shum ne kete bot por ato jan kot se i vetmi per mua je ti ne kete bot

    Buzqeshje Shen valentini

    Mesazh nga Tifa 26/1/2010, 15:43

    FESTA E TĖ DASHURUARVE NĖPĖR SHEKUJ-SHEN VALENTINI


    Shėn Valentini ka njė tė kaluar prej 2000 vjetėsh qė nėpėr shekujsh ėshtė festuar nė tradita tė ndryshme. Njė nga traditat e praktikuara shekuj mė parė, ishte pėr tė gjetur njė tė dashur nė ditėn e tė dashuruarve, pėr ēka organizoheshin shorte. Nė atė periudhė, ishin njerėz tė veēantė ata qė merreshin me kėtė llojė riti.

    Ndėrmjetėsi merrej vesh me vajzėn e cila duhet tė shkruante emrin e personit qė pėlqente nė njė copė letėr dhe t'ja jepte ndėrmjetėsit qė tė merrte pjesė nė short, dhe tė fitonte njeriun e preferuar. Nė shekullin e 16-tė, pikėrisht mė 14 shkurt, si shenjė dashurie jepeshin dhurata tė kėtilla si; dorėza, ēorape dhe shami. Nė shekullin e 17-tė, Puritenėt amerikanė, qė ishin njė shoqėri e krishterė, me arsyetimin se ėshtė dita e tė dashuruarve ėshtė njė besim i kotė, u munduan ta ndalonin. Edhe kėtė here dashuria triumfoi, dhe ata nuk ia dolėn ta ndalojnė kėtė festė. Dhuratat e asaj kohe ishin veshjet dhe njė shishe verė. Ne atė periudhė, 14 Shkurti festohej nė Francė, Itali, Gjermani etj.


    Nė njė fshat tė vogėl tė Francės, pleqtė e fshatit ndaheshin nė dy grupe dhe shėtisnin shtėpi pėr shtėpi pėr tė zgjedhur tė rinjtė tė cilėt dilnin nėpėr dritare dhe thonin emrat e njėri-tjetrit, e mė pastaj vajza i dėrgonte njė veshje tė re si shenjė ftese mashkullit pėr mbrėmjen e njohjes qė organizohej nė qendėr tė qytetit. Nėse ftesa i pranohej nga djali, si pėrgjigje vinte njė shishe vere. Atė natė nė mbremjen e Shėn Valentinit, nėse vajza apo djali nuk e pelqenin njėri-tjetrin, po atė natė ndizej njė zjarr i madh dhe digjeshin tė gjitha veshjet qė ishin dėrguar pėr ftesė. Nė vitin 1776 kjo tradite u ndalua.
    flower
    Nė shekullin e 18-tė, shfaqen kartolinat e para pėr ditėn e dashurisė. Ishte zakon qė ato kartolina tė punoheshin vet nga personi qė do i dėrgonte. Kartolinat zbukuroheshin me germa tė florinjta dhe dantella. Nė to shkruhej poezi dashurie, dhe mė pastaj dėrgoheshin. Ndėrsa disa kartolina zbukuroheshin me zemra dhe brenda i futej qeskė parfumi. Kėto kartolina sot ruhen si antikitete tė vlefshme nėpėr muze. Mbas vitit 1850 u shtypėn kartolinat e para pėr ditėn e shėn Valentinin dhe u nxorėn nė treg pėr t'u shitur. Qė prej asaj kohe, shėn Valentini u pėrdor edhe pėr interese fitimi nė biznes.
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: Shen valentini

    Mesazh nga Vizitor 29/1/2010, 21:04

    Shen valentini Zn4kt0Shen Valentini njihet ne te gjithe boten si "Padroni i te dashuruarve". Ky percaktim lindi nga nje sere legjendash, te cilat jane shtuar me kalimin e kohes. Trendafili i bashkimit, femijet, pellumbat, dashuria sublime, te gjitha gjerat qe e kane bere ate nje feste model per te dashurit

    Qe te dashuruarit te duhen per te gjithe jeten, dhe me shume ne kete dite, nuk mjafton vetem dita e "Shen Valentinit". Jane disa elemente, qe na vine nga shekujt e kaluar dhe jane shtuar ne kohe, qe e bejne kete feste kaq te madhe dhe kaq popullore ne te githe boten.
    Shen valentini 2iitjycTrendafili i bashkimit
    Shen Valentini ishte duke degjuar nje dite, teksa ziheshin dy te rinj te fejuar, te cilet po kalonin pertej kopshtit te tij. Valentini iu doli perpara sakaq, me nje trendafil te bukur ne dore. Me nje fytyre te qete, e te shndritshme qe rrezatonte plaku i mire dhe trendafilin e mbajtur lart e dhuroi per ciftin. Ky veprim pati fuqine magjike qe te bente paqe mes dy te rinjve te dashuruar. Kur ai u dhuroi te dyve lulen e purpurt, iu kerkoi te dyve te shrengonin bishtin e lules me kujdes per te mos u shpuar dhe shpjegoi lidhjen e dy personave te martuar. Paskesaj, dashuria e tyre ishte kthyer si me pare. Te dy te rinjte u kthyen menjehere tek ai. Me deshiren e tij dhe vullnetin e te rinjve, ishte pikerisht Shen Valentini, i cili bekoi martesen e tyre te lumtur. Me tu bere e njohur kjo gje u be nje proces ndaj Valentinos. Por prifti kishte dhe preokupime te tjera, me te cilat duhej patjeter te merrej, prandaj percaktoi per ate bekim daten katermbedhjete te muajit. Dhe katermbedhjete e muajit mbeti, por u ngushtua ne ate te shkurtit, sepse ne ate dite ai vajti te celebronte dasmen ne parajse.
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: Shen valentini

    Mesazh nga Vizitor 29/1/2010, 21:08

    Shen valentini 153qqvp
    Dashuria sublime
    Ishte nje vajze e bukur me emrin Serapia, e cila jetonte ne sheshin Terni, aktualisht sheshi Clai. Andej kalonte shpesh nje djale i ri. me emrin Sabino. Syte e tij nuk shqiteshin nga ato te Serapias. Kjo beri qe djaloshi te na dashurohej dhe i kerkoi te behej gruaja e tij. Por prinderit e saj nuk donin sepse Sabino ishte pagan , ndersa ata ishin kristiane. Atehere, vajza, i sugjeroi te shkonin tek prifti i tyre, te mesonin e te bekoheshin prej tij. Gje, te cilen Sabino, per dashurine e te dashures se tij e beri. Por, kur kjo pengese u kapercye, doli nje tjeter me e madhe. U zbulua se Serapi vuante nga nje semundje e rende. Deshperimi i prinderve dhe i te riut ishte shume i madh. Menjehere familjaret sollen ne shtratin e vajzes priftin. Sabino iu lut njeriut te shenjte qe ai mos ta ndante nga e dashura e tij. Valentino ngriti duart dhe zerin ndaj babait te te gjitheve. Dhe nje gjume bamiresie bashkoi perjetesisht dy zemra me rrahje te sinkronizuara, ndersa shtrengoheshin ne perjetesi
    Per Shen Valentinin flet dhe Shekspiri
    Shen Valintini eshte cituar edhe nga Ofelia tek Hamleti i Uilliam Shekspirit. Ky fakt permendet kur gruaja e re, kur ajo eshte ne prezencen e nenes se Hamletit, Gertruda.


    Shen Valentino ne Amerike dhe jo vetem ...
    Kulti i Shen Valentinit ne Amerike nis ne vitet 1800, kur zhvillohej lufta civile. Ne Shtetet e Bashkuara dhe ne Kanada, ne 14 shkurt, te rinjte shkembenin "valentinet", kartolina te lezetshme ne te cilat jane te shkruara mesazhe dashurie. Ne disa shkolla organizohen festa, ndersa ne qender te klases vendoset nje shishe shumengjyreshe, brenda se ciles futen te gjithe "valentinet" qe shkembejne shoket e klases. Me mbarimin e festes, te gjithe letrat shperndahen duke i lexuar.

    Sponsored content


    Buzqeshje Re: Shen valentini

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė 20/5/2024, 21:24