BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Kush ėshtė "armiku" , burri apo shoqėria?

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Kush ėshtė "armiku" , burri apo shoqėria?

    Mesazh nga LePuRuShJa 30/1/2010, 00:12

    Kush ėshtė "armiku" , burri apo shoqėria? FileContent

    Nuk do tė ishte e drejtė nė se problemet qė shqetėsojnė botėn femėrore nuk do t’i shikonim tė lidhura me tė gjithė pengesat qė krijohen ndaj saj nga mentaliteti i burrave dhe burri, kultura maskiliste e shoqėrisė shqiptare. Nė se duam tė bėjmė diēka tė mirė pėr femrat tona.

    Nuk do tė ishte e drejtė nė se problemet qė shqetėsojnė botėn femėrore nuk do t’i shikonim tė lidhura me tė gjithė pengesat qė krijohen ndaj saj nga mentaliteti i burrave dhe burri, kultura maskiliste e shoqėrisė shqiptare. Nė se duam tė bėjmė diēka tė mirė pėr femrat tona, pa demagogji dhe ndryshe nga ē’kemi bėrė deri tani, pėr tė realizuar rritjen e personalitetit privat dhe publik tė femrės, pėr tė realizuar objektivin e madh social demokratik tė barazisė gjinore, duhet tė godasim disa paragjykime gjinore, fobi antifeministe, qė janė pengesa tė mėdha qė komprometojnė suksesin e kėtij procesi. Nė mendimin sociologjik ėshtė theksuar se nė situatėn e femrave nė shoqėri kanė njė ndikim tė dukshėm forca dhe inercia e “normave kulturore” tė trashėguara nga e kaluara.

    Madje jo mė kot flitet pėr njė rol tė veprimit automatik tė normave dhe zakoneve kulturore antifeministe, edhe nė kushtet kur mungon shtrėngesa fizike pėr zbatimin e tyre. Zakonet nė jetėn e grave kanė ndikimin e inercisė. Natyrisht, janė shumė norma tė tilla nė shoqėrinė shqiptare qė nga qė kanė ndikim tė fortė, qė kanė marrė trajtėn e rregullit, tė masės pėr vlerėsimin tek femra tė ēdo gjėje, tė veshjes, sjelljes, marrėdhėnieve me meshkujt, opinionin publik, kolegėt dhe eprorėt, etj. Studiuesja e shquar e ēėshtjeve gjinore Gerda Lerner, e Universitetit tė Oksfordit, thotė me tė drejtė se "gratė janė tė indoktrinuara nė sistemin mashkullor i vlerave...". Autorė tė tjerė theksojnė se ende ėshtė i fortė mentaliteti kulturor qė i vlerėson femrat si si "grup me interesa speciale, me rol tė nėnshtruar nė shoqėri", apo akoma mė keq se "trupat dhe jetėt e grave janė tė dominuar nga ligjet e bėra nga meshkujt".Paternalizmi maskilist i shoqėrisė shqiptare ėshtė armiku mė i madh pėr barazinė gjinore.

    Si rregull kėto "norma kulturore" shoqėria jonė i sjell tė trashėguara dhe tė detyruara pėr t’u zbatuar nė jetėn sociale dhe stereotipet gjinore tė pėrditshme, nga qė ato janė tė rrėnjosura nė psikologjinė, ndėrgjegjen dhe mentalitetin e femrave qė nė moshė tė re.

    Zakonet sociale nė njė shoqėri si jona me tė kaluar patriarkale dhe konservatore, kanė forcė tė madhe, qė ėshtė e zorshme t’ju shmangesh. Natyrisht nė kohėn moderne femra shqiptare ka fituar shumė tė drejta dhe vetperceptim social tė personalitetit tė vet dhe nuk mund tė nihilohet fakti, qė ajo gjithnjė e mė shumė ėshtė duke qenė e ndėrgjegjshme pėr tė drejtėn legjitime tė saj, pėr tė bėrė zgjedhje tė mirėfillta nė shumė fusha tė jetės. Megjithatė edhe pse koha ka ndryshuar dhe mentaliteti femėror ėshtė zhvilluar dhe modernizuar, pėrsėri ndihet paradigma e normės kulturore tė "sjelljes dhe qėndrimit"femėror nė shumė raste kur ajo zgjedh shkollė, punėsimin, stilin e jetės, tipologjinė e martesės. Padyshim nė ēdo shoqėri ka ca norma kulturore qė determinojnė moralin dhe imazhin e sjelljes femėrore nė shoqėri. Sociologėt flasin pėr "arketipe" tė sjelljes dhe qėndrimit femėror, pėr "norma dhe standarde" tė sjelljes gjinore, tė cilat sė bashku pėrbėjnė "idenė" dhe "modelin" mbizotėrues qė shoqėria ka pėr femrėn dhe femėroren.

    Nė jetėn tonė shumė nga kėto norma dhe zakone kulturore tė trashėguara kanė njė ndikim tė fortė nė deformimin e realitetit social. Sidomos ato janė tė dukshme nė shumė fakte qė nė mėnyrė stereotipike determinojnė mėnyrėn e sjelljes sė femrės nė shtėpi, nė rrugė, nė ambiente sociale dhe kudo. Kodi femėror i ēdo shoqėrie, ėshtė tėrėsia e zakoneve dhe normave kulturore tė cilat ajo i ka tė specifikuara veē pėr gratė dhe veē pėr burrat. Nė se do tė analizojmė situatėn e gruas shqiptare tė ditėve tona, do tė thoshim se ato janė ende larg objektivit gjinor europian, sepse "normat kulturore" me natyrė maskiliste apo jofeministe, janė ende tė forta. Ato sjellin pėr femrat margjinalitet social dhe kulturor, i cili e mban tė "gozhduar" femrėn nė kornizėn maskiliste tė determinimit nė disa role fikse, qė lidhen me seksualitetin, riprodhimin, rritjen dhe edukimin e fėmijėve, pse jo edhe me statusin social, profesionin, ritualet e destinuara pėr gratė, etj. Nuk mund tė zgjidhen problemet qė kanė gratė tona nė se nuk kuptojnė ato vetė situatėn e tyre dhe shkatarėt e kėsaj situate.

    Me fjalė tė tjera duhet parė mė gjerė relacioni i grave me shoqėrinė shqiptare, jo veē e veē, por si grup social. Kjo luftė ėshtė sa sociale aq dhe individuale, qė do tė thotė se ēdo grua qė lufton pėr pėrmirėsimin e situatės sė vet, jep njė kontribut pėr ndryshimin e situatės sė grave nė pėrgjithėsi.

    Njė nga karakteristikat themelore tė shoqėrisė tonė ka qėnė elementi i sundimit tė burrit mbi gratė dhe fėmijėt. Shoqėria jonė ende e ka “nė gjak” ndjenjėn e kontrolloit dhe tė sundimit tė gruas. Natyrisht ky mentalitet sundimi nė kohėn tonė ka pėrpunuar dhe modernizuar mekanizmat me anė tė tė cilave, burri siguron kontrollin dhe sundimin mbi gruan. Forca fizike mashkullore ka shėrbyer dhe pėr fat tė keq vazhdon tė pėrdoret, si insrument dhunė mbi gratė. Ne nuk duhet tė jemi tė qetė qė ende shoqėria jonė ėshtė e ndėrtuar mbi recidivin e metodės sė kontrollit dhe sundimit tė gruas me forcė fizike, pushtet arbitrar. Nė shumė familje shqiptare ėshtė gati i perfeksionuar mekanizmi i presionit psikologjik tė mashkullit pėrmes “binomit paradoksal” tė presionit dhe respektit, qė sjell inferioritetin e pranuar tek shumė gra edhe nė ditėt tona. Pushteti i burrit mbi gruan edhe politikisht, por dhe nga pikpamja sociale dhe gjinore ėshtė irracional. Shpesh kjo tendencė e kontrollit pa kufi tė burrit mbi jetėn personale tė gruas merr forma tė hapura tė qėndrimit sadist. Fenomeni i burrave posesivė tashmė ėshtė bėrrė mbytės dhe i padurueshėm pėr jetėn demokratike dhe personalitetin dhe tė drejta integralisht humane tė gruas.

    Pozita e vėshtirė aktuale e femrės shqiptare, sipas mendimit tim, ėshtė midis dy pengesave dhe mentaliteteve: tė burrit dhe tė shoqėrisė. Cili ėshtė armiku i vėrtetė i saj?

    Ka ikur koha e gjykimeve tė cekėta politike qė e paraqesin burrin si gjini armik tė gruas, thjesht si identitet seksual. Kėtė konceptim naiv e shfrytėzojnė politikisht vetėm injorantėt, qė duan tė fshehin shkaqet e vėrteta tė situatės sė gruas, tė pozitės sė saj tė diskriminuar nė shoqėri. Nuk janė burrat shkaktarė tė paparazive sociale qė pėrjetojnė gratė, por ėshtė vetė shoqėria qė nė themel tė kulturės sė vet, ka kėtė koncept qė kultivon pabarazi sociale midis meshkujve dhe femrave. Realiteti i situatės sė gruas nė vendin tonė, na bind se nuk duhet tė vendosim gratė kundėr burrave pėr tė siguruar barazi gjinore, por duhet tė sulmojmė fort “bazėn kulturore” tė mentalitetit tė shoqėrisė shqiptare, qė mban dhe ushqen kėtė pabarazi sociale tė shėmtuar.

    Nė se do tė pranojmė mentalitetin se shkak pėr situatėn e diskriminimit tė grave nė shoqėrinė tonė janė burrat, atėherė do tė thotė se situata e gruas nuk ka pėr tė ndryshuar kurrė. Nuk ėshtė fjala tė "mposhtim burrat" qė tė "fitojnė gratė", por tė bėjmė ndryshime politike, sociale qė do tė ndikojnė nė pėrmirėsimin e cilėsisė gjinore tė shoqėrisė shqiptare, duke i thyer asaj kulturėn e dominimit maskilist e cila ėshtė ende e fortė. Ne duhet tė mėsohemi me nevojat qė ka sjellė koha moderne pėr tė pėrmirėsuar realitetin tonė gjinor.

    Absolutisht nuk ėshtė normale asnjė shoqėri qė vė nė qėndėr tė vetėm mashkullin apo femrėn. Shoqėri tė tilla janė anihumane dhe kundėrkulturore. Me fjalė tė tjera nė se sulmojmė me tė drejtė shoqėrinė tonė maskiliste, partiarkale tė sundimit dhe dominimit maskilst, nuk do tė thotė se nuk ėshtė po kaq absurd, paradoksal dhe kundėrkulturor edhe idetė anormale tė shoqėrive tė imagjinuara me “gruan nė qėndėr”, apo me sa mė pak kontakte me mashkullin. Modelet teorike dhe eksperimentet antinatyrore qė vėnė vetėm burrin apo gruan nė qėndėr apo kundėr njėri tjetrit, qėnė fantazi maskiliste apo feministe qė kanė prodhuar modele sociale dhe tipologji mardhėniesh antinjerėzore, tė pėrcudnuara. Barazia gjinore nuk bėhet me komunitete separatiste, por me mardhėnie tė reja natyrale, tė ngrohta e tė barabarta midis burrave dhe grave qė jetojnė nė mėnyrė natyrale nė shoqėri.

    Situata e grave nuk ėshtė e vėshtirė vetėm nė Shqipėri por nė tė gjithė vendet e reja demokratike, qė kanė dalė vonė nga bota e vjetėr e komunizmit. Studiuesit, politikanėt dhe sociologėt e pėrėndimit janė tė tronditur nga “sindroma e befasisė” kur kanė konstatuara se nė disa drejtime pėr fat tė keq pozita e grave nė shoqėri ėshtė bėrė mė e vėshtirė. Pozita veēanėrisht e vėshtirė e gruas nė shoqėritė postkomuniste ėshtė njė nga veēoritė e dukshme tė tranzicionit demokratik pothuaj nė tė gjithė vendet. Janė disa tregues shqetėsues, qė flasin pėr njė zgjerim tė pamerituar tė kulturės maskiliste nė jetėn politike, ekonomike e sociale, pėr njė lulėzim tė pamerituar tė mentaliteteve dhe praktikave tė vjetra kulturore. Dominimi mashkullor i politikės, Paralmentit, shtimi i dhunės ndaj femrave nė familje dhe ambiente publike, thellimi i varfėrisė dhe papunėsisė me natyrė feministe, etj, shumė autorė me tė drejtė e konsiderojnė kėtė situatė si "fuqi e rezistencės postkomuniste".

    Ka shumė gjėra qė mbase duhet tė mėsojmė tė gjithė nė kėtė ditė tė shėnuar tė 8 Marsit. Besoj se dy janė mė kryesoret: e para shoqėria jonė tė “ngrejė perden” e vjetėr pėr tė parė me sy tė qartė realitetin gjinor tė femrave nė shoqėrinė tonė, dhe e dyta, gratė tona duhet tė kuptojnė mė mirė, se qė tė ndryshojė situata, qė ajo tė pėrmirėsohet gradualisht, por nė mėnyrė tė vendosur, duhet tė "mėsojnė" tė flasin hapur, apo tė bėjnė atė qė ka thėnė Hillari Klinton, "tė thyejnė heshtjen"

      Ora ėshtė 9/5/2024, 02:11