BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Nji Ndėrrim Brezash

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Nji Ndėrrim Brezash

    Mesazh nga Albatros 3/2/2010, 23:08

    Ēmimi i Madh i Letėrsisė iu dha Agron Tufės (42-veē), Ēmimi pėr prozėn e shkurtė iu dha Romeo Ēollakut (37-vjeē), Ardian Vehbiu (50-vjeē) e rrėmbeu Ēmimin pėr esenė e tij mbi shqipen totalitare, poeti i pushkatuem prej diktaturės, Vilson Blloshmi, u nderue post mortem (23 vjet mbas vrasjes sė tij) me Ēmimin Lasgush Poradeci, Ben Blushi (41-vjeē) e mori Ēmimin pėr romanin. Me kėtė nė dhanien e Ēmimeve kombėtare pėr letėrsi ndodhi nji ndėrrim brezash. Asht hera e parė qė Ēmimi i Madh (ish Penda e Artė) iu dha nji autori tė letėrsisė sė mbas 90-es.

    Njikohėsisht kjo do me thanė dhe nji ndėrrim paradigmash. Kėsaj here nuk u vlerėsue “suksesi“ i autorit, i matun simbas sasisė sė botimeve dhe numrit tė kopjeve tė shituna plus numrit tė pėrkthimeve jashtė vendit. Prioritar ka kenė prurja e tij nė letėrsi. Kriterin sasior e zėvendėsoi kriteri cilėsor. Laureati i Ēmimit tė Madh nuk asht shkrimtar prej ditės sė djeshme. Qysh nė vitet e 90-ta ai dhe brezi i tij hyni nė letėrsi si alternativė letrare ndaj trashėgimisė kobzezė tė socrealit dhe u angazhue pėr trashėgiminė vėrtet tė vyeshme tė letrave shqipe (Koliqi, Camaj etj.). Lufta e vazhdueshme pėr vlera letrare qė e banin Agron Tufa dhe kolegėt e tij, edhe ata jashtė rrethit tė tij letrar, injorohej me konsekuencė tė madhe dhe u shpėrblye tash pėr herė tė parė dhe me tė drejtė.

    Ndėrrimi i paradigmave u ba edhe nė nji vėshtrim tjetėr. Ndėrsa ma parė dekoroheshin nė radhė tė parė pendat qė merreshin me brengat kollektive (“fati tragjik i popullit shqiptar”), letrarėt e mbas 90-es si Agron Tufa, Rudian Zekthi, Arian Leka, Romeo Ēollaku, Gentian Ēoēoli, Ervin Hatibi, Azem Qazimi, Mimoza Ahmeti, Gazmend Krasniqi, Ridvan Dibra, Ardian Kyēyku, Gėzim Hajdari dhe shumė tė tjerė merreshin dhe merren me tematikė individuale a abstrakte e cila asht njikohėsisht dhe universale (preokupimet individuale a abstrakte u pėrkasin dhe u interesojnė tė gjithė njerėzve anėmbanė botės dhe jo vetėm atyne qė interesohen pėr fatin e zymtė tė popullit shqiptar).

    Me shpalljen e rezultateve tė kėtij konkursi kombėtar letrar lidhen disa shpresa:

    - Deri mė tash pendat e mbas 90-es kanė pasė fansat e vet (ndėr tė cilėt figuron dhe autori i kėtyne rreshtave), por duket se nuk janė lexue edhe ndėr shtresa ma tė gjana lexuesish. Shpresojmė qė tė gjanėsohet rrethi i lexuesve pėr brezat e reja shkrimtarėsh.

    - Agron Tufa asht nji autor fort i rrahun nė shtigjet e leximit. E njeh jo vetėm letėrsinė shqipe tė tashme e tė traditės, por edhe letėrsitė europiane e botnore deri te letėrsia “jozyrtare” tė mistikėve tė mėdhenj tė letrave botnore. Shpresojmė qė ky horizont i gjanė dhe gati moikomzeqjan tė jetė sa ma infektues.

    - Duket se po i kėndohet trombonit tė fundit periudhės socrealiste nė letrat shqipe. Shpresojmė qė kjo tė mos jetė vetėm nji pėrshtypje e ēastit, por nji realitet i qėndrueshėm.

    - Strukturat e vjetra tė periudhės sė sapopėrmendun kanė monopolizue vetveten pėr shumė dekada tue shtypė rreptėsisht ēdo rrymė tjetėr. Shpresojmė qė tė mos vijė deri te nji monopolizim i ri nga ana e avangardės sė vjetve tė 90-ta, e cila sot, mbas afro 20 vjetėsh, vuni pak bark.

    - Nuk asht e thanun qė duhet me kenė rreth tė 40-ave pėr me kenė autor jo socreal. Shpresojmė qė juritė e ardhshme tė Ēmimeve kombėtare letrare tė kenė para sysh qė ka autorė mbi moshėn 60-vjeēe qė kanė shkrue dhe shkruejnė letėrsi jokonvencionale, moderne.

    - Nuk asht e thanun as qė duhesh me pasė sė paku 40 vjet pėr me kenė i denjė pėr Ēmimin kombėtar. Shpresojmė qė instancat pėrkatėse dhe juritė e ardhshme tė jenė tė vetėdijshme qė ka penda tė denja pėr stimulime dhe nderime edhe nė moshėn nėn 40 vjet dhe bile nėn 30 vjet.

    - Zeja e tė shkruemit duket se asht zonė peshkimi e gjinisė mashkullore. Shpresojmė qė nė t'ardhmen patriarkėt e vjetėr e tė rinj tė letrave shqipe tė kujtohen pėr pendat femnore qė i ka me bollėk. Le tė pėrmend, kjoftė edhe pėr punė inati, vetėm disa sosh: Rita Petro, Flutura Aēka, Mimoza Ahmeti, Luljeta Lleshanaku, Olimbi Velaj, Brikena Smajli, Ledia Dushi deri te emna tashma ende ma pak tė njohun si Anila Xhekaliu, Alisa Velaj, Mariklena Niēo, Adriana Cera e mjaft tė tjera.

    Nė fund due me shprehė edhe nji shpresė dhe dėshirė tė madhe: qė juritė e ardhshme ta ndreqin padrejtėsinė e madhe qė u asht ba deri mė tash dy figurave tė mėdha tė letėrsisė shqipe me injorimin e tyne total – Kasėm Trebeshinės dhe Frederik Rreshpjes.

      Ora ėshtė 9/5/2024, 00:00