BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Historia e Letėrsisė Shqipe-Kėrkimi i Modeleve

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Historia e Letėrsisė Shqipe-Kėrkimi i Modeleve

    Mesazh nga Albatros 7/2/2010, 12:57

    Historia e letėrsisė nuk duhet tė jetė histori e autorėve ((…)Njė histori e tillė mund tė hartohet pa pėrmendur as edhe njė shkrimtar”. P. Valery

    Historia e letėrsisė shqipe dhe komunikimi letrar

    Nėse mungon njė Histori e plotė e letėrsisė shqipe, cili do tė ishte konstatimi mė i qėndrueshėm se mund tė rishkruhet, mund tė plotėsohet edhe ajo pjesė qė ėshtė e diskutueshme apo e ideologjizuar e procesit vlerėsues, qė ėshtė shkruar nė periudhėn e kaluar nė histori tė ndryshme tė letėrsisė shqipe tė botuara deri mė tani, sikundėr qė do tė mund tė favorizohet dhe tė merret si model i pėrshtatshėm, pra cilėsia e asaj pjese qė tregon pėr rezultatin e arritur nė ofrimin e vlerave tė dėshmuara letrare, sipas kritereve shkencore.

    Duke u nisur edhe nga kėto koncepte problematizuese, megjithatė Historia e letėrsisė shqipe nė shekullin XXI nuk mund tė rishkruhet as tė rivlerėsohet. Prandaj, ėshtė gjithsesi e rėndėsishme qė, mė nė fund, tė shkruhet sipas vlerave letrare tė autorėve dhe kritereve shkencore tė hartuesve tė saj.

    Nėse mungon ende Antologjia e poezisė, e prozės, e esesė, e kritikės shqiptare tė shekullit XX, cilėt do tė ishin pėrbėrėsit kryesorė qė do tė tregonin pėr njohjen dhe qarkullimin e vlerave letrare pėrbrenda tėrė hapėsirės kulturore shqiptare, kur nuk ėshtė pėrcaktuar qartė kriteri vlerėsues me funksionalizimin e parimeve gjuhėsore, estetike e stilistike tė periudhave letrare.

    Vlera letrare i nėnshtrohet kriterit kronologjik historik dhe gjatėsia e mendimeve tė studiuesit pėr veprėn e shkrimtarit, detyrimisht i nėnshtrohet kriterit vlerėsues. Ky ėshtė paradoksi pėr pėrcaktuesit metodologjik dhe shkencor nė realizimin e projekteve qė kanė tė bėjnė, jo vetėm me njė Histori tė letėrsisė kombėtare, por me hartimin e historive tė ndryshme tė letėrsisė pėr nivelin shkollor, universitar, akademik etj.

    Temė-dilema e trajtimit tė fenomenit Histori e letėrsisė shqipe, mund tė riprodhohet nė disa variante dhe versione, duke u nisur nga tradita e shkrimit letrar shqiptar qė ka tė bėjė pikėrisht me problemin e gjuhės, datat, shkrimet e para apo librat e parė; pastaj problematika e hartimit, e kritereve, e modeleve etj., pėr tė mbėrritur tek historia e autorėve tė ideologjizuar apo historia e e autorėve tė anatemuar. Trajtimi i kėtij fenomeni vazhdon deri te konstatimi pėr “vdekjen e historisė sė letėrsisė” pėrbrenda komunikimit letrar bashkėkohor dhe mundėsia e funksionalizimit tė historive letrare.

    Nė kulturat e ndryshme tė botės janė shkruar dhe botuar dhe lexohen edhe sot histori tė letėrsive kombėtare nė lloje dhe zhanre tė ndryshme apo edhe histori letrare, tė cilat i kanė shenjat e veta autentike nė rrafshin kulturor, letrar, stilistik duke dėshmuar kohėn, hapėsirėn, shkrimtarėt, veprat e tyre, tė cilat, gjithsesi, iu kanė nėnshtruar njė kriteri shkencor, pėr t’i verifikuar vlerat letrare nėpėr rrjedhat e kohės: nėpėr faza dhe periudha tė caktuara.

    Gjithsesi, projekti pėr njė Histori tė re tė letėrsisė shqipe , nuk do tė nėnkuptonte pėrmbysjen e plotė tė metodave dhe koncepteve tė shtruara, tė sistemura dhe tė paraqitura nė tekstet e historive tė ndryshme tė letėrsisė shqipe tė botuara nė shekullin XX, qė ka tė bėjė me fenomenin estetik nė raport me autorin dhe veprėn apo me fenomenet tjera deri tek gjykimet subjektive. Prandaj, historitė e letėrsisė shqipe tė shkruara dhe tė botuara nė tė kaluarėn i pėrkasin asaj periudhe, kėshtu vlera apo pseudovlera e tyre ka tė bėjė edhe me pranimin apo refuzimin pėrbrenda kodeve tė komunikimit letrar.

    Mund tė flitet pėr periodizimet, rrymat, prirjet, qarqet, periudhat, brezat nė njėrėn anė, sikundėr qė mund tė flitet edhe pėr kriterin ideologjik tė Historisė sė letėrsisė shqipe, madje edhe pėr ndarjen e shkrimtarėve nė dy tabore: shkrimtarė pėrparimtarė dhe shkrimtarė reaksionarė. Kėshtu qė thėnia e P.Valery se ” Historia e letėrsisė nuk duhet tė jetė histori e autorėve ((…)Njė histori e tillė mund tė hartohet pa pėrmendur as edhe njė shkrimtar”, nė njė mėnyrė apo tjetėr mund tė dėshmojė pėr kompleksitetin e problematikės qė ka tė bėjė me pėrcaktimin e vlerės letrare, se a ka pasur deri mė tani vetėm histori autorėsh apo vetėm histori veprash letrare. Prej kėtu do tė vlente, nė kėtė rast, edhe konstatimi i Umberto Ecos se : “ Njė histori e letėrsisė mund tė jetė shkruar thjesht si njė doracak, nganjėherė ajo bėhet nė tė njėjtėn kohė identifikuese veprash dhe histori idesh…”

    Vijon…

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 8/5/2024, 23:32