BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    “Big Brother”, largohet Valentina, hyn Renato

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje “Big Brother”, largohet Valentina, hyn Renato

    Mesazh nga Albatros 7/2/2010, 17:46

    “Big Brother”, largohet Valentina, hyn Renato Valentina1

    Bazuar nė votat e publikut, Valentina ka lėnė pėrfundimisht shtėpinė e “Big Brother”, duke hequr dorė nga ēmimi i madh. Tė shtunėn mbrėma njė konkurrent i ri ka hyrė nė shtėpi. Ai ėshtė Renato nga Tirana, 23 vjeē.

    Nata e spektaklit tė tretė tė “Big Brother” nė “Top Channel” ka vijuar edhe njė herė me emocionet dhe surprizat e javės, nė qendėr tė sė cilave kanė qenė ngjarjet mė domethėnėse, ku janė pėrfshirė konkurrentėt e kėtij edicioni: debati i Jetmirit me Valentinėn dhe ndodhia e pazakontė e sė enjtes, sėmundja e Gjimit. Kėto kanė zėnė vend gjatė spektaklit, ashtu si edhe mjaft episode tė tjera.

    Sėmundja largon Gjimin nga BB

    Nė spektaklin e sė shtunės u tregua arsyeja e largimit tė Gjimit nga shtėpia. Thjesht, sėmundja e papritur ka qenė shkaku qė ai ka lėnė pėrfundimisht shtėpinė, pėr ē’gjė ėshtė informuar edhe familja e tij. Gjimi, pasi ėshtė vizituar nga mjeku, ėshtė ēuar urgjentisht nė spital, ku i ėshtė nėnshtruar njė ndėrhyrjeje kirurgjikale dhe ky fakt e ka larguar pėrfundimisht nga ky “reality show”. Me njė klip, Vėllai i Madh e ka pėrshėndetur Gjimin pėr kontributin qė ka dhėnė gjatė qėndrimit nė shtėpi. Ndėrkaq, Gjimi ka falėnderuar pėr kėtė eksperiencė tė bukur banorėt dhe stafin e spitalit, nga ku u kėrkon banorėve qė ta mbajnė mend pėr momentet e bukura qė kanė kaluar sė bashku.

    Eliminohet Valentina, hyn Renato

    Valentina ėshtė konkurrentja e parė, e cila largohet me votat e publikut prej shtėpisė. Valentina e ka pėrjetuar nė mėnyra tė ndryshme kėtė kandidim. Me largimin e Valentinės, Vėllai i Madh ka vendosur qė njė tjetėr konkurrent tė bėhet pjesė e shtėpisė. Ai quhet Renato, tė cilin e para e ka takuar Valentina. Ajo i ka dhėnė atij disa kėshilla pėr mėnyrėn se si duhet tė sillet brenda shtėpisė.

    Graciela dhe jeta e saj

    Pėr shumė nga banorėt ka ende detaje nga jeta qė nuk janė zbuluar akoma. I tillė ėshtė edhe rasti i Gracielės, vajzės nga Shkodra. Jeta e saj nuk ka qenė e lehtė, sikundėr edhe hyrja e saj brenda shtėpisė sė “Big Brother”, pėr tė cilėn ka sakrifikuar shumė. Graciela ka humbur tė ėmėn dhe tani personi mė i rėndėsishėm pėr tė ėshtė i ati, i cili edhe pse i verbėr, ėshtė njė njeri mjaft i veēantė. Gjatė njė klipi mėsohet mė shumė pėr lidhjen e veēantė qė ekziston mes tė dyve. Pėrmes njė klipi, Vėllai i Madh ka surprizuar Gracielėn me njė mesazh nga i ati. Mė pas, nė dhomėn e rrėfimit, vajza nga Shkodra gjen edhe njė surprizė. Njė kornizė me njė montazh fotosh nga mė tė rėndėsishmet brenda shtėpisė, si dhe tė familjes sė saj ka qenė dhurata tjetėr pėr tė.

    Humbasin provėn e javės

    Edhe kėsaj jave, objekti i provės ka qenė Shqipėria. Atyre u ėshtė dashur tė pėrgatisin njė pije tradicionale, qė ishte rakia dhe disa pjata tipike shqiptare. Gjithashtu, banorėve u ėshtė dashur tė mėsojnė dhe tė interpretojnė kėngė e valle tradicionale shqiptare. Rakia ėshtė provuar nė studion e spektaklit, ndėrsa banorėt kanė interpretuar edhe njė kėngė popullore e pas saj edhe njė valle. Me gjithė pėrpjekjen, ata kanė humbur provėn dhe kėshtu iu ėshtė pėrgjysmuar buxheti i javės.

      Ora ėshtė 27/4/2024, 05:00