BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Si na ndihmon stomaku, kur na dhemb zemra!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Si na ndihmon stomaku, kur na dhemb zemra!

    Mesazh nga LePuRuShJa 8/2/2010, 15:11

    Nėse anekėnd botės nėpėr libra, revista shkencore dhe faqe interneti lexojmė pėr ushqimet qė na bėjnė mirė pėr zemrėn, tensionin e lartė tė gjakut, diabetin, veshkat ose mėlēinė, asnjėherė nuk kemi lexuar pėr ndonjė studim qė na ndihmon tė kurojmė dhimbjen e njė dashurie qė tashmė ka mbaruar. Pėr shembull, tė gjithėve do tė na duhej njė recetė pėr t‘u shėruar nga dashuritė e palumtura dhe martesat e pasuksesshme pa hequr dorė nga kėnaqėsia qė tė dhuron ushqimi. Nėse gjatė kėsaj periudhe jemi tė detyruar tė sforcohemi pėr tė bėrė gjėra qė na ndihmojnė tė largojmė mendjen nga ankthi dhe mėrzia, sigurisht qė ushqimi qėndron nė top-listėn e tyre.

    Ekspertėt thonė se gjatė kėsaj periudhe ėshtė e rėndėsishme qė tė bėhet gjithēka e mundur pėr tė mbajtur nė nivelet e duhura dopaminėn dhe serotoninėn, hormone tė rėndėsishme pėr mirėqenien dhe humorin e mirė. Atėherė makarona dhe ēokollata pėr tė rikthyer humorin dhe pėr tė mos shtuar nė peshė? "Eat, pray, love", ėshtė njė libėr qė prej 105 javėsh ka qėndruar nė krye tė klasifikimit tė bestsellerėve tė bėrė nga prestigjiozja "New York Times". Libri flet pikėrisht pėr mėnyrė se si mund ta marrim veten emocionalisht pas njė divorci dhe njė dashurie me fund tė palumtur.

    Libri autobiografik tregon plotėsisht historinė e vėrtetė tė autores Elizabeth Gilbert. 5 milionė kopjet e shitura dhe pėrfshirja te personazhet mė tė shquara tė vitit 2008 sipas "Time" tregojnė idenė e tė ndjerit mirė me veten, duke i kushtuar shumė rėndėsi ushqimit. Sipas autores, njė meny e pasur me fruta, perime, barėra aromatike, mund tė sjellė nė formė tė shkėlqyer humorin dhe formėn trupore. Pėr shembull, sipas studimeve evropiane, francezėt janė tė vetmit qė i kalojnė shumė mirė kėto situatat e ndarjeve pa arritur tė shėndoshen. Ēdo ditė, sidomos nė periudhat e "zisė" pėr ndjenjat bėjnė nga pak ato qė u pėlqejnė: ēlodhje, joshje, lėvizje, gjėra tė mira. Megjithatė, autorja e "Eat, pray, love" nuk e vė theksin tek ushqime tė tilla si midhje dhe shampanja pėr tė shėruar zemrėn, por te peshku, frutat, mocarela, mjalti dhe vera.

    Sipas saj, shumė ushqime tė thjeshta janė tė afta qė tė ndryshojnė vullnetin mes tė cilave dhe rozmarina, borziloku dhe domatet. Pėr antropologen Helen Fisher, faza e tėrheqjes seksuale korrespondon me njė rritje tė androgjenėve femėrorė, ajo e dashurisė romantike me vlera mė tė larta tė dopaminės, ndėrsa ajo e pėrfundimit tė njė lidhjeje me rritjen e ositocinės, hormonit tė mėmėsisė. "Neuro-transmetuesit, d.m.th substancat qė nė nivel cerebral transmetojnė informacione, janė tė pėrbėra nga vitamina dhe aminoacide, ndaj pėrqendrimi i tyre mund tė rregullohet pa asnjė problem nga ushqimet. Edhe nė tavolinė prodhohen emocione dhe gjendje shpirtėrore", shpjegon njė specialist amerikan i Institutit tė Endokrinologjisė. E rėndėsishme ėshtė tė zgjedhėsh ato ushqime qė tė sigurojnė njė rrugė tė mesme tė artė mes kėnaqėsisė dhe shėndetit.

    Madje, sipas specialistėve tė ushqimit dhe psikologėve mund tė hartohet edhe njė listė e ushqimeve, qė i japin organizmit energji pozitive nė momentet e krizės sentimentale. Psikologėt kėshillojnė qė tė mos mbahen nė shtėpi ushqime tė cilave nuk mund t‘u rezistosh; hani tri vakte qoftė edhe nga pak, ndėrsa kur je nė depresion bėn mirė tė dalėsh dhe tė ecėsh ēdo ditė nė ajėr tė pastėr. Ata mendojnė se dhimbjet sentimentale mund tė luftohen mė lehtė duke ndjekur njė itinerar tė caktuar gastronomik. Ja dhe disa nga rregullat mė tė thjeshta qė duhen ndjekur nėse sapo jeni ndarė nga i dashuri. Sė pari: zgjidh ushqime tė sezonit, tė freskėta dhe me shije. Sė dyti: hiq dorė nga sheqernat dhe kripa e tepėrt. Sė treti: ha mė pak, por ushqim shumė cilėsor. Sė katėrti: zgjidh ēdo ditė gjėra tė ndryshme pėr tė ngrėnė. Sė pesti: shijoji ngadalė.

    Tė parat nė listė janė mjedrat. Shumė tė ushqyeshme dhe shumė tė shijshme pėrveēse tė pasura me vitaminė C, qė ndihmojnė nė forcimin e sistemit imunitar. Studime nė botė kanė treguar se ato janė tė pasura me njė substancė qė vepron si njė antioksidant duke ndihmuar nė parandalimin e kancerit. Ato janė gjithashtu njė burim i mirė fibrash, gjė qė ndihmon dhe nė uljen e kolesterolit. Nė vend tė dytė renditet mjalti dhe pastaj ēaji jeshil. Sipas legjendave mitologjike, Kupidi i zhyste shigjetat nė mjaltė qė tė ėmbėlsonte zemrat me dashuri. Edhe pse ushqimet me pėrmbajtje shumė tė lartė sheqeri nuk janė aq tė dobishme pėr shėndetin, mjalti bėn pėrjashtim edhe pėr shkak tė vitaminės B dhe elementėve qė pėrmban.

    Nektari i mjaltit ėshtė njė ushqim i jashtėzakonshėm nė ēdo pikė tė tė cilit ruhen mineralet, enzimat dhe lėndėt e tjera ushqyese si: hekuri, bakri, magnezi, kaliumi, fosfori, proteinat dhe vitaminat. Pastron gjakun, rregullon qarkullimin e tij, ndihmon nė shėrimin e sėmundjeve kockore, shmang forcimin e damarėve tė gjakut, shėrben si qetėsues nė sėmundjet nervore dhe ka shumė aftėsi tė tjera kuruese. Vetitė natyrore e bėjnė atė plotėsues dhe tretės tė shkėlqyer, qė hap poret e enėve tė gjakut, lehtėson rrjedhjen e gjakut menstrual, liron sekrecionet, ndihmon metabolizmin nė mbylljen e plagėve dhe lufton infeksionet.

    Mjekėsia moderne e cilėson mjaltin si njė prej antibiotikėve tė natyrės, i cili ka veti tė ndalojė zhvillimin e baktereve dhe tė shumė llojeve tė mykut. Nė listėn e kėtyre ushqimeve bėn pjesė edhe ēaji dhe vera. Ēaji jeshil, pėrveē shijes sė mirė, pėrmban edhe antioksidues qė mbrojnė organizmin nga kimikate qė dėmtojnė qelizat dhe shkaktojnė plakjen. Sipas ekspertėve, pirja e ēajit jeshil ndihmon edhe mirėmbajtjen e lėkurės sė trupit, duke e bėrė atė tė duket e re dhe e shėndetshme dhe njėkohėsisht forcon kujtesėn. Mėnyra mė e mirė pėr marrjen e dozave tė pėrditshme tė antioksiduesve ėshtė nėpėrmjet frutave dhe perimeve. Por, ēaji jeshil qėndron mbi tė gjitha, thonė ekspertėt. Shitja e tij zė ofro 13 pėr qind tė tregut botėror tė ēajit. Pas nuk ngelet edhe vera. Pjesė e ēdo studimi qė nga e kaluara, tani tė gjithė e dimė se njė gotė verė nė ditė ndihmon nė parandalimin e infarktit dhe shumė sėmundjeve tė zemrės, kancerit tė prostatės, ose rrezikut tė alzaimerit, ndėrkohė qė jo pa tė drejtė e kanė cilėsuar si "eliksir i jetėgjatėsisė".


    Lista e ushqimeve qė na "shėrojnė" zemrėn e plagosur:

    Manaferra, mjedra, ēokollatė e shkrirė, makarona, mjalti, vera, mustardė, ēaji jeshil, mango, patate tė ėmbla, xhenxhefili

      Ora ėshtė 28/4/2024, 18:28