BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Beteja e joshjes

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    09022010

    Buzqeshje Beteja e joshjes

    Mesazh nga Albatros

    Nė Mitrovicėn veriore kėtė vit planifikohen tė mbahen dy palė zgjedhje lokale, tė organizuara nga Qeveria e Kosovės dhe ajo e Serbisė. Institucionet e Kosovės, pėrmes zgjedhjeve, po ofrojnė krijimin e komunės sė Mitrovicės Veriore. Ndėrsa, Beogradi po synon sforcimin e strukturave paralele. Kjo luftė e dy kryeqyteteve, pėr joshjen e serbėve, sipas analistėve mund tė shkaktojė njė pranverė tė nxehtė nė veri.
    Njė nga pikat e strategjisė pėr integrimin e veriut, tė hartuar nga Qeveria dhe ICO-ja, ėshtė mbajtja e zgjedhjeve lokale nė Mitrovicė, si dhe nė komunat tjera veriore.

    Por ēėshtja, sipas analistėve, komplikohet, pasi qė zgjedhjet nė veri po i planifikon edhe Qeveria e Serbisė pothuaj tė njėjtėn kohė me zgjedhjet kosovare.

    Zėdhėnėsi i Presidencės, Xhavit Beqiri, thotė se presidenti ėshtė duke u konsuluar me udhėheqės tė institucioneve vendėse dhe ndėrkombėtare, pėrkitazi me shpalljen e zgjedhjeve pėr komunėn e re tė Mitrovicės.

    “Presidenti Sejdiu ėshtė nė konsultime tė vazhdueshme me tė gjitha institucionet e Kosovės, me Qeverinė, me MAPL-nė, me ICO-nė dhe me pėrfaqėsues ndėrkombėtar. Porsa tė ketė marrė konfirmimin nga kėto institucione, se janė kryer tė gjitha aspektet teknike dhe se gjithēka ėshtė gati pėr shpalljen e zgjedhjeve, do ta bėjė kėtė”.

    “Qasja e institucioneve tė Republikės sė Kosovės, ėshtė qė mos tė ketė qasje, e cila do tė pėrkeqėsonte gjendjen nė atė pjesė tė vendit, por tė ofrohet njė ofertė serioze dhe e sinqertė, qė ata tė gjejnė perspektivėn e tyre nė integrimin nė institucionet e Kosovės”, thekson Beqiri.

    Por, nė anėn tjetėr, njė nga politikanėt serbė tė pjesės veriore tė Kosovės, Marko Jakshiq, thotė se serbėt e kėtushėm do tė tregojnė patriotizmin e tyre, nėse nuk dalin nė zgjedhjet e organizuara nga Qeveria e Kosovės.

    “Personalisht, mendoj se serbėt nė veriun e Kosovės, sikur bashkėkombėsit e vet nė pjesėt tjera tė Kosovės, nuk do tė dalin nė zgjedhjet e organizuara nga Qeveria e Hashim Thaēit”.

    “Arsyeja ėshtė se kėtu ekziston njė situatė, njė klimė; ekzistojnė rrethana shumė mė ndryshe nga ato nė pjesėt tjera dhe, njėkohėsisht, ėshtė shumė mė e madhe lidhshmėria e kėsaj pjese tė Kosovės me shtetin amė”, shprehet Jakshiq.

    Para pak ditėsh, Zyra Civile Ndėrkombėtare ka themeluar ekipin pėrgatitor pėr krijimin e komunės sė Mitrovicės veriore.

    Kjo u pa si njė sinjal se, pas dhjetė vjetėsh jashtė kontrollit tė institucioneve tė Kosovės, banorėt e kėsaj pjese, mbase kanė ndėrruar mendje.

    Megjithatė, analisti politik Shkėlzen Maliqi, shpreh mendimin se mbajtja e dy palė zgjedhjeve, mund ta rrezikojė edhe projektin pėr themelimin e komunės sė re tė Mitrovicės veriore, por edhe tė vetė strategjisė pėr veriun.

    “Kjo mund ta komplikojė nismėn e Qeverisė dhe tė ICO-s qė tė futet rendi nė veri, mė nė fund. Por, vetė fakti se ata po mbahen gati nė tė njėjtėn kohė, ndoshta mund tė vijė deri te njė pikė e pėrbashkėt, qė tė dy palėt tė nxjerrin tė njėjtėn udhėheqėsi legjitime”.

    “Ose, nėse kjo ėshtė marrėveshje tash pėr tash sekrete, por, me gjasė ėshtė njė ndėrmarrje konkurruese, ku Beogradi do tė bėjė njė paritet, prapė njė strukturė paralele, ku supozojmė se do tė ketė mė shumė votues pėr zgjedhjet e tyre, nėse ato natyrisht lejohen, qė pastaj tė thonė se kėto organe janė legjitime dhe jo ata, qė i nxjerr Qeveria e Kosovės”, thotė Maliqi.

    Por, ende pa u mbajtur, institucionet e Kosovės i cilėsojnė zgjedhjet serbe tė paligjshme, ndėrsa organet qė mund tė dalin nga to, tė papranueshme.

    Megjithatė, nuk dihet nėse institucionet do ta pengojnė mbajtjen e tyre, gjė qė nuk ka ndodhur nė asnjėrėn nga zgjedhjet e organizuara nga Serbia nė Kosovė.

    Zėdhėnėsi i Presidencės, Xhavit Beqiri, thotė se institucionet janė tė vendosura qė ta shtrijnė kontrollin nė veri, rrjedhimisht, organet paralele do tė jenė tė papranueshme.

    “Sa i pėrket tė ashtuquajturave zgjedhje, qė do t’i organizojė Republika e Serbisė nė Kosovė, ato janė jolegjitime, dhe si tė tilla do tė trajtohen”.

    “Organet qė mund tė dalin nga ato zgjedhje, janė jolegjitime dhe tė papranueshme pėr institucionet dhe pėr popullin Kosovės”, thekson Beqiri.

    Por, sipas Jakshiqit, Beogradi ėshtė i vendosur tė mbajė zgjedhje lokale, nė veri kah mesi i kėtij viti.

    “Ajo qė ėshtė me rėndėsi, ėshtė fakti se Beogradi ėshtė shumė i vendosur lidhur me zgjedhjet kėtu, nė krahasim me zgjedhjet nė pjesėt tjera tė Kosovės dhe se iu dėrgon sinjale serbėve se dalja e serbėve nė zgjedhje tė organizuara nga pushteti secesionist do tė ishte akt tradhtie”.

    “Mendoj se ky ėshtė njė moment shumė me rėndėsi qė serbėt tė mos paraqiten nė kėto zgjedhje”, thotė Jakshiq.

    Duke i pasur parasysh kėto qėndrime kontradiktore, analisti Shkėlzen Maliqi vlerėson se situata nė veri edhe mund tė pėrshkallėzohet. Kjo, sipas tij, do tė rrezikonte zbatimin e strategjisė.

    “Nuk di se ēka do tė ndodhė. Ka gjasa qė vetė serbėt atje, forcat radikale, tė provokojnė edhe trazira, edhe forma tė presionit dhe mund tė ndodhė qė kjo punė tė shtyhet pėr mė vonė, sepse, nė kėto rrethana nuk do tė mund tė dilet me njė zgjidhje qė shkon nė favor tė projektit tė Qeverisė pėr futjen e veriut nė sistemin kosovar”.

    “Mendoj se kjo ėshtė njė manovėr e Beogradit dhe e radikalėve, qė duan tė sigurojnė njė obstruksion. Ėshtė lojė e rrezikshme. Mund tė kemi njė pranverė pak mė tė nxehtė nė veri tė Kosovės”, vlerėson Maliqi.

    Megjithatė, Maliqi mendon qė ėshtė hera e parė qė institucionet vendėse dhe ndėrkombėtare, pėrmes strategjisė pėr veriun, u kanė ofruar serbėve tė pjesės veriore, ofertė konkrete dhe serioze, pse duhet tė mbėshteten nė institucionet kosovare dhe jo ato tė Serbisė.

    Por, pėr t’i bindur ata, Maliqi konsideron se duhet edhe shumė kohė.
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 8/5/2024, 06:41