BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Hamarberg: Nuk ėshtė koha pėr kthim

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    12022010

    Buzqeshje Hamarberg: Nuk ėshtė koha pėr kthim

    Mesazh nga Albatros

    “Nuk ėshtė koha pėr kthim tė detyrueshėm tė tė zhvendosurve nė Kosovė”, ka thėnė nė Prishtinė, komisionari pėr tė Drejtat e Njeriut i Kėshillit tė Evropės, Tomas Hamarberg. Ai ka kritikuar shtetet evropiane se po i bėjnė presion Prishtinės t’i pranojė tė kthyerit, ndonėse kjo bie ndesh me kushtet nė Kosovė. Ai e ka quajtur skandal dhe turp ekzistimin e mėtejmė tė kampeve rome tė kontaminuara me plumb nė veri tė Kosovės.

    Komisionari pėr tė Drejtat e Njeriut i Kėshillit tė Evropės, Tomas Hamarberg, ka shprehur shqetėsimin e thellė pėr kthimin e detyrueshėm tė njerėzve qė janė strehuar nė shtetet evropiane.

    “Nuk ėshtė koha e duhur pėr tė kthyerit nė pėrgjithėsi, e lėre mė pėr kthim tė detyrueshėm”, ka thėnė Hamarberg, pas vizitės dyditėshe qė i ka bėrė Kosovės, nė pėrpjekje pėr tė analizuar situatėn pas kthimit tė detyrueshėm tė kosovarėve nga ana e disa shteteve evropiane.

    Vetėm vitin e kaluar, sipas tė dhėnave tė OKB-sė, janė kthyer mė shumė se 2,500 persona nga shtetet evropiane, kryesisht nga Austria, Gjermania, Suedia dhe Zvicra.

    Pėr t’i pėrmbushur kriteret pėr liberalizim vizash, Kosova po vazhdon tė nėnshkruajė marrėveshje pėr riatdhesimin e kosovarėve, por sipas Hamerbergut, kushtet nė Kosovė nuk e lejojnė njė kthim tė tillė.

    Ai e ka ngritur kėtė ēėshtje, pasi, siē ka thėnė, ka indikacione, se numri i tė detyruarve pėr t’u kthyer, do tė rritet nė vitet e ardhshme.

    “Kemi pėrshtypjen se Kosova nuk ėshtė e gatshme qė tė pranojė numėr tė madh tė njerėzve qė do tė ktheheshin nė kėtė fazė”.

    “Fuqitė e mėdha evropiane, mendoj nė Gjermaninė, Suedinė, Zvicrėn dhe Austrinė tė mos e shfrytėzojnė rastin qė t’i bėjnė njė lloj presioni politik Kosovės pėr tė pranuar nė kėtė fazė numėr tė madh tė personave, qė kthehen nė mėnyrė tė detyrueshme”, ka theksuar Hamarberg.

    Shqetėsimet e Hamarbegut janė thelluar, kur, siē ka thėnė, ka marrė vesh se disa nga tė kthyerit nga shtetet evropiane janė rivendosur nė kampet e kontaminuara me plumb nė veri tė vendit, tė cilat ende vazhdojnė tė paraqesin rrezik tė madh pėr shėndetin e njeriut.

    “Nevojitet veprim i menjėhershėm. Unė, nė njėfarė mėnyre, e ndjej veten tė turpėruar qė kjo po ndodh nė Evropėn e ditėve tona, nė epokėn qė po e jetojmė”.

    “Ky ėshtė njė skandal dhe sigurisht se kjo gjė do tė kėrkojė shqyrtim, analizė pėr tė parė se si dhe pse ka ardhur deri te kjo, pasi kanė kaluar 10 vjet dhe nuk kemi parė tė ndėrmerren masa apo veprime, tė cilat do tė ndryshonin gjendjen pėr tė mirė”, ėshtė shprehur Hamarberg.

    Pėrgjegjės pėr ekzistimin e kampeve, ai e ka bėrė edhe komunitetin ndėrkombėtar nė Kosovė, meqė, siē ka thėnė, administrimi i rajonit ku gjenden kampet, ėshtė bėrė kryesisht nga ndėrkombėtarėt.

    Kampet rome nė veri ekzistojnė qė nga vitit 1999. Rekomandime pėr mbylljen e tyre janė dhėnė, jo vetėm nga Kėshilli i Evropės, por edhe nga organizata tjera pėr tė Drejtat e Njeriut.

    Ndėrkohė, numėr i madh i banorėve nėpėr kampe vuajnė nga sėmundje tė ndryshme, tė shkaktuara nga pėrqendrimi i lartė i sasisė sė plumbit nė gjak, sasi kjo qė gjendet nė zonėn ku janė tė vendosura kampet.
    Share this post on: reddit

    No Comment.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 8/5/2024, 19:14