BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Pėrfundoi procesi gjyqėsor lidhur me "Fondin Haradinaj"

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    12022010

    Buzqeshje Pėrfundoi procesi gjyqėsor lidhur me "Fondin Haradinaj"

    Mesazh nga Albatros

    Nė Gjykatėn e Qarkut nė Prishtinė sot pėrfundoi procesi gjyqėsor lidhur me transaksionet financiare nė llogari tė "Fondit Haradinaj". Milazim Abazi, ish drejtor i pėrgjithshėm i Kasabankės dhe Hashim Sejdiu, ish shef drejtor i filialit tė Kasabankės nė Prishtinė, janė shpallur tė pafajshėm dhe janė liruar nga tė gjitha akuzat. Jahja Lluka, shef i kabinetit tė ish-Kryeministrit Agim Ēeku, ėshtė dėnuar me kusht, me 10 muaj burg dhe me 10.000 euro. Aktgjykimi i shpallur nga trupi gjykues, i cili pėrbėhej nga dy gjykatės tė EULEX it dhe njė gjykatės vendor, ėshtė marė pas pesė seancash gjyqėsore, nė tė cilat janė paraqitur njė sėrė provash, dokumentesh e dėshmish lidhur me dyshimet e paraqitura nga prokurori.

    Jahja Lluka ishte i akuzuar lidhur me mėnyrėn e deponimeve dhe tėrheqjes sė parave nė llogarinė e "Fondit Haradinaj" nė Kasabankė, Bankėn e Re tė Kosovės dhe Bankėn Ekonomike. Sipas aktakuzės, ai kishte rėnė ndesh me ligjin, duke deponuar dhe duke tėrhequr shuma tė mėdha parash, edhe nė emėr tė personave tė tretė. Por, Lluka ka thėnė se tė gjitha transaksionet e kryera prej tij nė llogari tė "Fondit Haradinaj" ishin kryer konform ligjit, nė mėnyrė transparente dhe nė mėnyrė tė hapur pėr tė gjithė tė interesuarit. Abazi dhe Sejdiu akuzoheshin pėr mosraportim tė transaksioneve financiare nė llogarinė e "Fondit Haradinaj" nė Kasabankė. Gjatė shqyrtimit kryesor para trupit gjykues u provua se me asnjė dispozitė ligjore ata nuk ishin tė obliguar tė merreshin me paraqitjen e transaksioneve financiare qė konsiderohen tė dyshimta. Po ashtu, u provua edhe asnjėri prej tyre nuk kishte kryer asnjė veprim qė do tė pamundėsonte raportimin e transaksioneve financiare, siē parashihet me ligj.

    Aktgjykimi i trupit gjykues tė Gjykatės sė Qarkut nė Prishtinė lidhur me transaksionet financiare nė "Fondin Haradinaj i jep fund tė njė procesi tė gjatė gjyqėsor, i cili kishte filluar para gati tre vjetėsh. Ky proces kishte filluar nga gjykatėsit e UNMIK ut, por ai iu la gjykatėsve tė EULEX it, pas disa seancave tė ndėrprera pėr arsye tė ndryshme. "Fondi Haradinaj" ishte themeluar me qėllim tė sigurimit tė mjeteve pėr mbrojtjen juridike e ish kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili ishte akuzuar nga Tribunali i Hagės. Nė kohėn e themelimit tė kėtij fondi, institucionet e Kosovės nuk kishin kompetenca tė siguronin ndihmė juridike pėr mbrojtjen e zyrtarėve tė lartė tė vendit nė gjykatat ndėrkombėtare. Transaksionet financiare nė llogari tė "Fondit Haradinaj" nė Kasabankė, tė cilat ishin shpallur si "tė dyshimta", ishin kryer nė kohėn qė Bordi Drejtues dhe menaxhmenti i kėsaj banke po zhvillonin negociata pėr shitjen e aseteve tė bankės. Ish drejtoi i pėrgjithshėm i Kasabankės, Milazim Abazi, dyshon se ngritja e aktakuzės ndaj tij mu nė kėtė kohė ėshtė bėrė me qėllim tė pamundėsimit tė pjesėmarrjes sė tij nė kėto negociata dhe me qėllim tė uljes sė vlerės sė aseteve tė bankės. Asetet e Kasabankės i janė shitur bankės sllovene "Nova Lublanska Banka NLB".
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 8/5/2024, 15:49