BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Kryeparlamentari Krasniqi priti njė grup deputetėsh nga Maqedonia

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    12022010

    Buzqeshje Kryeparlamentari Krasniqi priti njė grup deputetėsh nga Maqedonia

    Mesazh nga Albatros

    Kryetari i Kuvendit tė Republikės sė Kosovės,Jakup Krasniqi, ka pritur sot njė grup deputetėsh nga Parlamenti i Maqedonisė, anėtarė tė Lėvizjes pėr Lobim Mjedisor (BELLS), i kryesuar nga Jovan Llazarev. Anėtarėt e kėtij delegacioni, nė mesin e tė cilit kishte edhe anėtarė nga ekipi menaxhues (joqeveritar) tė Projektit BELLS-Serbija angazhohen pėr zhvillim tė qėndrueshėm urban dhe rregullativė ligjore pėr ruajtjen e mjedisit jetėsor, jo vetėm nė vendet e tyre, por edhe nė planin global.Nė kėtė takim, nė tė cilin merrnin pjesė edhe Sabri Hamiti e Xhavit Haliti, nė cilėsinė e kryetarit dhe nėnkryetarit tė Komisionit pėr Punė tė Jashtme dhe anėtari tjetėr i Kryesisė, Sllobodan Petroviq, kryeparlamentari Krasniqi u ka uruar mysafirėve mirėseardhje nė Republikėn e Kosovės dhe punė tė suksesshme nė takimet e tyre qė kanė tė bėjnė me ruajtjen e mjedisit nė Kosovė (vizita termocentraleve tė Kosovės, Ferronikelit, e ndotėsve tė tjerė).

    Ai ka theksuar se ēėshtja e ambientit mbetet preokupim i pėrhershėm i tė gjithė deputetėve dhe i institucioneve shtetėrore tė Kosovės. Krasniqi, nė vazhdim, ka folur pėr punėn e Kuvendit pėr miratimin e legjislacionit, pėrfshirė edhe atė pėr decentralizimin, tė drejtat dhe liritė e njeriut dhe tė komuniteteve, pėr trashėgiminė kulturore etj, si dhe atė pėr mbrojtjen e mjedisit jetėsor.Krasniqi ka falėnderuar pėr mbėshtetjen e Maqedonisė pėr Kosovėn, kurse lidhjen e marrėdhėnieve diplomatike nė nivel ambasadash e ka cilėsuar si hapje tė mundėsive tė gjera pėr thellimin e marrėdhėnieve ndėrmjet dy vendeve, nė tė gjitha sferat e jetės.Kryesuesi delegacionit, Jovan Llazarev, ka folur pėr shtrirjen e Lėvizjes pėr Lobim Mjedisor (BELLS) nė Maqedoni, Shqipėri dhe Mal tė Zi (nė nivel parlamentar). Nė takimet e kėsaj lėvizjeje kanė marrė pjesė edhe dy deputetė nga Kosova, kurse Serbia ėshtė pėrfaqėsuar nė nivel joqeveritar, ka thėnė Llazarev, i cili ka ngritur shqetėsimin pėr ndotjet e ambientit nga termocentralet dhe kombinatet kimike nė vendet e Ballkanit. Duke e marrė fjalėn nė kėtė takim, Sabri Hamiti ka theksuar lidhjet e shumanshme dhe tė fuqishme ndėrmjet popullit tė Kosovės dhe atij tė Maqedonisė.

    Ai, ndėrkaq, ka vlerėsuar se megjithėkėtė, nuk kėnaq niveli i bashkėpunimit ndėrmjet dy vendeve dhe as bashkėpunimi ndėrparlamentar.Xhavit Haliti ka ngritur shqetėsimin pėr degradimin e pyjeve dhe lumenjve tė Kosovės, duke vlerėsuar se nevojitet njė bashkėpunim i tė gjitha vendeve tė Ballkanit Perėndimor pėr ruajtjen e mjedisit dhe pėr pėrafrimin e legjislacionit pėr kėtė fushė.Edhe Sllobodan Petroviq ėshtė pajtuar pėr domosdoshmėrinė e bashkėpunimit rajonal pėr ruajtjen e mjedisit. E kėtij mendimi ka qenė edhe deputetja nga Maqedonia, Zymrete Jakupi (nėnkryetare e Parlamentit tė Grave) dhe mysafirja nga Serbia, Aleksandra Knez-Milojkoviq.Deputeti tjetėr nga Maqedonia, Abedin Zymberi, ndėrkaq, ėshtė angazhuar qė tė thellohet bashkėpunimi ndėrmjet Kuvendit tė Kosovės dhe Parlamentit tė Maqedonisė dhe tė krijohen grupet e miqėsisė nė parlamentet e tė dy vendeve.
    Share this post on: reddit

    No Comment.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 8/5/2024, 23:37