BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    “Zėrat e Shqipes”, promovohet nė Londėr

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje “Zėrat e Shqipes”, promovohet nė Londėr

    Mesazh nga Albatros 13/2/2010, 17:16

    Tematika e poezive tė pėrfshira nė kėtė antologji variojnė nga ato me karakter universal deri tek ato me karakter kombėtar.

    “Zėrat e Shqipes”, ėshtė antologjia e poezisė bashkėkohore shqipe, e botuar anglisht kėto ditė nė Londėr, nėn kujdesin e publicistit, poetit dhe studiuesit Fatmir Terziu. Kjo ėshtė njė pėrpjekje e parė, por e rėndėsishme pėr njohjen e kontributeve letrare tė disa prej autorėve mė tė spikatur tė periudhės post-soc-realiste nga njė publik i huaj, konkretisht ai anglez. Kjo antologji pėrfshin poetė tė konfirmuar nga kritika letrare ndėr vite dhe emra tė shquar si Xhevahir Spahiu apo Fatos Arapi, ashtu sikundėr dhe prurje tė reja me kontributet e tyre poetike. Shtrirja gjeografike ėshtė vėrtet e larmishme, duke pėrfshirė shqiptarė nga tė gjitha trevat e Ballkanit, si dhe autorė tė diasporės, tė cilėt prej vitesh kanė kontribuar nė antologji tė ndryshme, apo kanė botuar pėrmbledhje poetike nė vendet ku jetojnė dhe punojnė.

    Tematika e poezive tė pėrfshira nė kėtė antologji variojnė nga ato me karakter universal deri tek ato me karakter kombėtar si poezia e mirėnjohur e Fatos Arapit “Atdheu” apo “Rrėnjėt” e shkrimtares dhe poetes Vilheme Vranari. Gjithashtu poezi tė shkruara nga poetė tė diasporės, si ajo “Londėr” e Fatmir Terziut apo “Nju Jorku i patretshėm” i poetit dhe botuesit Petraq Risto sjellin flladin dhe aromėn e vendeve tė largėta ku autorėt prej vitesh kanė gjetur shtėpinė e tyre tė dytė. Tė tjerė poetė, pjesė e kėsaj antologjie, janė Sazan Goliku, poeti dhe gazetari Agim Gjakova, poetja Ilirjana Sulkuqi apo Rozi Theohari.

      Ora ėshtė 8/5/2024, 18:34