BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Bardin se mund harresa

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Bardin se mund harresa

    Mesazh nga Albatros 13/2/2010, 17:41

    Bardin se mund harresa Kujtim_14

    Ēdo numėr i botuar, vite me radhė, i revistės letrare “,JETA E RE”– ishte vepėr madhore e Esad Mekulit nė veēanti, dhe njėkohėsisht tė krijuesve shqiptarė dhe botėrorė...

    Esad Mekuli ėshtė njėri ndėr poetėt mė tė spikatur tė letėrsisė shqipe tė viteve `30. Poetika e tij, e rėndėsishme si pėr nga vlera artistike, ashtu edhe pėr nga domethėnia historike letrare, vazhdimisht ka zgjuar nė masė tė madhe interesim dhe shqyrtim tė gjithanshėm. Me pėrmbajtjen dhe strukturėn e krijimtarisė sė tij, Mekuli inkuadrohet nė grupin e krijuesve tė letėrsisė shqipe tė viteve `30 tė shekullit tonė.

    Dhembje, revoltė dhe ironi

    Libri me vjersha nga ishulli i mallkuar “Avsha Ada” i Mekulit ėshtė njė pėrmbledhje vjershash tė frymėzuara nga njė ambient i ri (me plagė tė vjetra), nga realiteti i hidhur nė Turqi. Edhe nė kėtė tufė vargjesh si nė tėrė krijimtarinė e tij, hetohet ajo nota sociale dhe pėrkushtimi kah problemet e kohės. Mekuli nė ēdo kohė dhe nė ēdo ambient ėshtė i angazhuar. Edhe pse ėshtė thėnė se: Ajo qė inspiron artin ėshtė e keqja..., prapėseprapė arti nuk ėshtė i thirrur vetėm ta prezantojė atė tė keqe, por edhe ta luftojė.” Vepra dhe fjala e Esad Mekulit, sė kėndejmi, vihet nė funksion tė idealeve tė kohės dhe tė ambientit tė ri, Avsha Ada. Edhe kėtu poeti nuk qėndron nė pozita neutrale as indiferente, as nė anėn e mė tė fortėve. Por, pėrkundrazi ai, duke qėndruar nė anėn e tė pėrndjekurve sfidon tė keqen dhe tė fuqishmin. Nė kėtė antagonizėm dhe nė kėtė luftė njeriu i tij vazhdimisht mbetet kudo njeri. Avsha Ada”, “,Bisedė me Ismajlin”, “Fshati nė mėngjes”, “Hapsanja”, “Bekshiu”, “Shpresa”, “Ciganėt”, “Dy botėra”, “Sharap Bajram”, “Shishe mbi pullaz”, “Alltėn kum” dhe “Pse”- janė tė 12 vjershat e lidhura nė njė rreth tė ngushtė kuptimi qė pėrbėjnė kėtė libėr tė vogėl, por tė pasur me atė qė na ofron Mekuli.

    Mekuli kėtė ironi e sjell nė thjerrėz poetike duke na kumtuar tė vėrtetat elementare. Avsha Ada, vend i shkretė, ishull i shkėputur, mbi tė cilin edhe jeta edhe historia kanė gabuar. Njė kėnd mjaft i caktuar i tė vėzhguarit, i qartė qysh nė kėtė poezi, ku ishulli ėshtė “vatėr e pėrleshjeve shekullore”, na sugjeron pėrcaktimin etik dhe poetik tė krijuesit dhe postulatet e tij jetėsore. Tė gjitha kėto nė kuadrin e njė revolte specifike duke prezantuar dhe insistuar nė bukurinė e Avsha Adės, ai na ofron kėtė bukuri, ndonjėherė si revoltė ose lutje pėr vendin e mallkuar. Poeti kėtė e ka shkruar si poezi tė llojit tė vet tė dhembjes dhe admirimit. Nė poezinė “Bisedė me Ismajlin”, me kumtesat nė formė monologjike, poeti me njė shqetėsim esencial dhe kob tė ishullit, na ofron njė informacion tė fortė jetėsor. Me anė tė lundrimit nė anije tė bardhė (ēfarė ironie) arrijnė pushtuesit dhe pėrhapin shqetėsim midis njerėzve, tė cilėt nė shekuj jetojnė sė bashku ,, mė pak nė gėzim, mė tepėr nė mjerim.” Mekuli na ofron njė panoramė poetike tė llojit tė vet tė Avsha Adės: prej limaneve, rrugėve, ēajtoreve, dokeve orientale, gjer te shpirti i qytetit - tė personifikuara nė fytyrat e peshkatarėve, bejlerėve, hanėmllareve tė shehrit, snobeve, kuletė-mbushur, pastaj pasardhėsit e tyre, etj. Mė tutje, poeti nė formė kontrasti na i afron dy botėra, dy shtresa njerėzish: 1. Ajsha – nuse me dimi gjer nė kėrēik dhe 2. Sheherjanet, me minifund dhe bikini kostume. Ēdo poezi ėshtė medaljon i veēantė i bukurisė dhe medaljon i pikėllimit. Motivet sociale, temė e shpeshtė nė kėtė libėr, i japin pėrshtypje kėtij dimensioni tė dytė. Poetėt me imagjinatė tė fortė kanė sukses nė pėrpjekjen e njohjes gjer te identiteti i asaj objektives nė subjektive, duke i dhuruar qenies sė poezisė dinjitetin njerėzor. Nė kėtė kuadėr zhduken relacionet hapėsinore, poezia prek bregdetet, tė cilat edhe nuk i lidhin urat e vėrteta: dashuria ėshtė ajo, e cila paramendon ēdo akt tė vėrtetė poetik. Poeti ėshtė ai qė ndėrton ura njerėzore. Nė kėtė kontekst, vjershat e Esad Mekulit nuk janė vetėm njė shėnim lirik nė margjinat e verės, tė takuar nė Avsha Adė, por ato janė dėshmi tė poetit qė ka qenė e hapur dhe e afėrt pėr vuajtjen e ēdokujt.

    Ėndrra, virtyti dhe zėri i ndėrgjegjes

    Nė anijen “Shpresa”, nė poezinė me tė njėjtin emėr agojnė mėngjeset e zbrazta, pa peshk, derisa peshkatarėt ėndėrrojnė “etėn tjetėr”. Vjersha “Hapsana”, ėshtė thelbi i kėtij libri. Kjo ėshtė pamje posaēėrisht e suksesshme e kėsaj revolte metafizike. “Hapsana”, kjo fortifikatė nė fortifikatė, kjo botė droje dhe drite, qė nė Avsha Adė ėshtė e zbrazėt. Esadi nė kėtė vjershė qartė e paraqet kėtė iluzion hapėsinor. Kėtė mund ta bėjė dikush i huaj, qė nuk i mbetėt mė vend nė ishullth.” Nė tė vėrtetė, ajo “mbetet e hapur as e gjallė, as e vdekur.” Edhe nė ishull vetėm mysafirėt e paftuar shkaktojnė pengesa dhe prishin harmoninė shekullore. Ėshtė jashtė “Hapsanės” edhe jashtė ishullit, sipas parashikimit poetik tė Mekulit, qėndron bota e dėshiruar.

    Nėn pamjen idilike tė “Sharap Bajramit”, festės sė verės, hareve, kur kėnaqėsia vetė pėr vete pėrjetohet, fshihet, tragjikja dhe drama njerėzore e banorit tė Avsha Adės. Fati i kėtij ishulli ia ka prerė akuzėn dhe vulėn e pėrhershme. Bukuria e aktit poetik ėshtė medium nė tė cilin tė gjitha kėto kundėrthėnie harmonizohen nė njė balancim tė urtė tė shprehjes poetike duke i dhėnė, nė shikim shėnime tė rastit njė dimension tė thellė, tė rėndėsisė dhe peshėn e akuzės subtile. Nė kėtė aspekt ėshtė pėrmasė e kėsaj poezie dhe rėndėsisė sė pėrgjithshme tė librit.

    Ėndrra e Esad Mekulit nuk ishte ėndėrr e robit, por virtyt i atdhetarit dhe shkrimtarit tė mirėfilltė, veprimtarit tė menēur, guximtarit tė urtė, bardit tė sakrifikuar, largpamėsit dhe ēlirimtarit tė paepur – ėshtė Ai me fjalėn dhe veprėn e Tij, ėshtė krenaria dhe kujtesa jonė kombėtare. Mbi tė gjitha: Ai ėshtė mendje e zgjuar, forcė e ndėrdijes dhe ndėrgjegje e kohės sonė dhe kohėve nė vijim...

      Ora ėshtė 9/5/2024, 02:40