BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Nė botėn e ėndrrave!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Nė botėn e ėndrrave!

    Mesazh nga LePuRuShJa 16/2/2010, 15:15

    Nė botėn e ėndrrave! Fl1_2611


    Meshkujt ėndėrrojnė aventurėn, femrat situata reale. Ky ndryshim respektohet edhe nė fėmijėri.

    Emocionet, dėshirat, simpatitė pėrkthehen si vizione ėndrrash tė lidhura para sė gjithash me seksin, moshėn dhe personalitetin. ēdo natė nė ėndrrat tona dalim nga sjelljet e pėrditshme pėr t’u shndėrruar nė personazhet mė fantastikė. Mund tė ndryshojmė rol, profesion, moshė, identitet madje edhe seks.

    Nuk ka asgjė tė keqe nė kėtė: &quot;transformimi&quot; ėshtė mėnyra e tėrthortė nėpėrmjet sė cilės e pandėrgjegjshmja transmeton frikėn, pasiguritė, dėshirat dhe fantazitė.

    * ėndrrat mund tė jenė ekstravagante apo tė zakonshme. E vetmja gjė e rėndėsishme ėshtė tė mos i marrim siē janė: pas imazhit mė tė drejtpėrdrejtė fshihet gjithnjė njė kuptim i dytė dhe pėr fat tė keq pėrkthimi nuk ėshtė i drejtpėrdrejtė, veēse pėr njė tip tė limituar simbolesh.

    * Analizat e mijėra ėndrrave, megjithatė kanė bėrė tė mundur tė individualizohen skemat qė duhen. Kėto &quot;kopje&quot; janė tė lidhura para sė gjithash me seksin tė cilit i pėrkasin, moshėn dhe personalitetin e ėndėrruesit. Edhe ngjarjet mė tė, rėndėsishme, tė jetės tentojnė t'i japin formė &quot;skenarėve&quot; qė mund tė pėrjetojmė, me disa variacione nė ėndrrat e tė gjithėve.

    Mashkullore dhe femėrore

    Seksi pėrkatės ėshtė faktori i parė qė influencon nė mėnyrėn se si ėndėrrohet. Kėshtu mund tė ndajmė karakteristikat tipike tė ėndrrave tė grave dhe tė tjera tė pėrbashkėta me eksperiencėn ėndėrruese tė burrave.

    * Dy botėt e ndryshme ėndėrruese janė tė influencuara nė njė pjesė nga karakteristikat biologjike (hormonet, ndryshimet neurologjike dhe anatomike) dhe nė njė pjesė nga kultura tipike e njėrit apo e tjetrit seks (sensibiliteti mė i madh dhe aftėsia mė e madhe komunikuese e grave; emancipim i mė i madh nga familja, e burrit...).

    * Po le tė shohim mė tė detajuara ndryshimet.

    ėndrrat e saj

    Gruaja ėshtė pothuajse gjithnjė protagoniste e ėndrrave tė saj dhe me vėshtirėsi ėndėrron njė qenie tjetėr apo e bėn njė personazh themelor tė fantazive tė saj ėndėrruese.

    * Pranė saj sheh persona tė njohur, familjarė. Edhe kur ėndėrron aventurėn e ndaluar ėshtė mė e lehtė qė imazhet tė jenė psh, partneri i saj, fqinji..., pra jo njė fare i panjohur.

    * Nė pėrgjithėsi pėrqindja e burrave dhe e grave nė fantazitė ėndėrruese ėshtė ekuivalente. Raportet me ta janė tė qeta dhe miqėsore. Vetėm rrallė takimet degjenerojnė nė zėnie dhe agresione fizike.

    * Njė nga aktivitetet mė tė zakonshme pėr gratė nė ėndėrr ėshtė tė folurit.
    * Ambienti nė tė cilin zhvillohet ėndrra ėshtė zakonisht i njohur. Mund tė jetė shtėpia, ose njė vend tė cilin jemi mėsuar ta frekuentojmė, ose njė qytet nė tė cilin shkohet zakonisht.

    * Ashtu sikurse ndodh nė realitet, edhe nė ėndrra gratė janė mė tė vėmendshme ndaj veēorive, si psh fytyrėn e personave, format dhe ngjyrėn e veshjeve. Perceptojnė dhe kujtojnė aromat, ngjyrat, shijet.

    * Janė pastaj momente tė veēanta nė tė cilėt bėhen edhe mė tė vėmendshme dhe tė ndjeshme, si psh, nė fazėn e ciklit kur shfaqen menstruacionet, ose gjatė shtatzėnisė. ėndrrat rezultojnė mė tė gjalla, dhe pėrmbajtja e tyre bėhet mė e detajuar. Gratė ėndėrrojnė shpesh ambiente tė mbyllura dhe janė shumė tė shpeshta referimet e ujit: kėshtu mund tė imagjinojnė sikur gjenden nė njė vaskė apo nė njė pishinė, ose sikur shohin ujin qė rrjedh apo tė shkumėzojė nė njė ujėvarė. Ndryshon perceptimi i vetė trupit qė, duket se rritet apo zvogėlohet.

    ėndrrat e tij

    Burri ėndėrron mė shpesh sesa gratė sikur ndėrron personalitet dhe transformohet nė njė hero tė guximshėm, ndoshta duke huazuar karakteristikat e personazheve tė filmave tė aksionit, kronikės sė zezė.

    * Nėse personazhi i zgjedhur ėshtė shumė rebel mund deri edhe tė zgjidhet tė mos e interpretojė personalisht as nė ėndėrr dhe tė kalojė nė njė rol tė vogėl, duke e lėnė tė &quot;keqin&quot; tė veprojė si protagonist, ndoshta duke i huazuar pamjen e njė miku apo tė njė vėllai.

    * Personazhet e tjera qė popullojnė ėndrrat e meshkujve janė pak, dhe nė pjesėn mė ta madhe meshkuj. Gratė e pakta prezente nuk janė domosdoshmėrish tė njohura.

    Pėrkundrazi, njė konstante e ėndrrave erotike (mė tė shpeshta tek burrat sesa tek gratė), ėshtė ajo e pasjes sė njė partnereje qė nuk e ke parė kurrė mė parė.

    * Nė fantazitė e ėndrrave janė tė shpeshta ndeshjet fizike dhe ngushėllimi me dhunėn. Kundėrshtarėt e ėndėrruesit janė shpesh tė panjohur.

    * Nė pėrgjithėsi ėndrra e tyre ėshtė mė e populluar dhe mė e pasur se e femrave, por mashkulli nė zgjim kujton shumė pak detaje.

    * Veprimi zhvillohet nė hapėsira tė jashtme dhe nė vende jo precize. Vendi mė i zakonshėm ndaj tė cilit referohen ėshtė vendi i punės (ndodh shpesh qė burri tė ėndėrrojė shefin, kolegėt, njė tratativė tė rėndėsishme ose nė ėndėrr t'i referohet parave qė, edhe pse, ēuditėrisht ėndėrron sikur gjen apo mbledh para tė vogla metalike dhe pothuajse kurrė kartėmonedha.

    Fantazitė erotike

    * Ndryshimi i parė mes ėndrrave erotike tė atij dhe asaj ėshtė nė faktin se meshkujt kanė partnere ėndrre tė panjohura, gratė, pėrkundrazi, takojnė persona realė.

    * Meshkujt pastaj, veprojnė pėr &quot;kompensim&quot;. Pėrballė njė vėshtirėsie apo njė dėshtimi janė tė predispozuar tė ėndėrrojnė situata siguruese apo ngushėlluese.

    * Gratė, pėrkundrazi e prezantojmė nė mėnyrė mė direkte shqetėsimin e tyre. Edhe ėndėrrimi i njė tradhtie, mė shumė se fantazi. tek femrat ėshtė shpesh sinjal i njė momenti vėshtirėsie nė jetėn e ēiftit.

    Roli i moshės

    Edhe mosha luan njė rol tė rėndėsishėm nė mėnyrėn si ėndėrrohet dhe nė temat e ėndrrave. Zakonisht ėndrrat e fėmijėrisė janė mė tė shkurtra dhe ndjekin njė vijė tė drejtė, krahasimisht me ato tė moshės sė rritur, megjithėse nė vetvete shpesh pėrfytyrimet janė indirekte.

    * Ndryshimi mes ėndrrave tė meshkujve dhe atyre tė femrave ekziston edhe nė moshėn e fėmijėrisė. ėndrrat e djelmoshave janė mė me gjallėri. me takime dhe aventura, ndėrsa ato tė vogėlusheve janė mė paqėsore edhe pse janė mė tė shpeshta makthet (mes mė tė shumtave janė: sikur ndiqen, sikur bien nė boshllėk, sikur humbin njė person tė dashur).

    * Nė ėndrrat e fėmijėve tė vegjėl shpesh gjejmė si personazhe edhe kafshėt: djemtė ėndėrrojnė zakonisht kafshė tė mėdha (arinj, ujqėr, luanė) me tė cilėt duhet tė ndeshen; moshataret e tyre ėndėrrojnė gjitarė dhe kafshė mė tė vogla (sidomos macet dhe minjtė). Si meshkujt dhe femrat ėndėrrojnė kafshė &quot;tė neveritshme&quot; si insekte dhe gjarpėrinj.

    * Nė adoleshencė temat bėhen mė &quot;tė pjekura&quot; dhe ėndrrat bėhen mė komplekse: vajzat fillojnė tė ėndėrrojnė vetveten nė njė raport me dikė tjetėr (njė mėsues, njė tė dashur); ndėrsa djelmoshat e rinj, mė shpesh shihen vetėm, nė situata aventurore: ėndėrrojnė sikur ndeshen apo sikur sulmohen.

    Sa vlerė kanė rastet e jetuara

    Mbi ėndrrat kanė njė influencė tė madhe edhe ngjarjet e rėndėsishme tė jetės sė secilit, sidomos nėse janė dramatike apo qė sjellin ndryshime tė mėdha nė zakonet e pėrditshme. Trauma, aksidente, vdekje, martesa, divorce dhe ngjarje tė tjera veēanėrisht intensive prezantohen nė njė mėnyrė tipike nė ėndrrat tona.

    * Njė statistikė ka treguar se ėndrrat e njerėzve tė martuar janė mė tė qeta dhe &quot;miqėsore&quot; krahasuar me ato tė personave qė pėrballojnė njė ndarje (qė i kanė mė tė mbushura me makthe dhe imazhe kėrcėnuese) .

    * Pas humbjes sė njė personi tė dashur, ndodh shpesh qė ta ėndėrrojmė ēdo natė pėr javė tė tėra. Edhe njė aksident nė tė cilėn kemi qenė protagonistė mund tė zėrė vend nė pėrfytyrime tė ngjashme dhe tė prezantohen si njė tmerr i vazhdueshėm.

    * Nė rastin e sėmundjeve fizike mund tė ėndėrrohet njė shqetėsim akoma mė parė se tė manifestohet.

    Fjalėt pėr t'i treguar

    Jo tė gjithė ėndėrrojmė nė tė njėjtėn mėnyrė. Imagjinata jonė ėndėrruese mund tė jetė pak a shumė e gjallė, emocionuese, e detajuar dhe emocionuese.
    Edhe saktėsia e kujtimeve ėshtė e ndryshme: ka qė kur zgjohen arrijnė tė kujtojnė nė mėnyrė perfekte ėndrrat, ka qe kujtojnė vetėm copėza. Pikėrisht pėr kėtė tregimet janė pak a shumė tė artikuluara.

    * Shprehja mė e pėrdorur nė mėnyrė absolute kur tregojmė njė ėndėrr ėshtė &quot;nė njė farė pike&quot;. Kjo ndodh sepse nė ėndėrr humbim sensi, e kohės dhe tė hapėsirės. Pėr tė njėjtin motiv, foljet janė tė shprehura zakonisht nė kohėn e pakryer (ndodhesha nė makinė ... ) ose duke kaluar nė tė kryerėn e plotė (kisha dalluar diēka tė ēuditshme...).

    * Njė analizė statistike e termave dhe shprehjeve mė tė pėrdorura pėr tė treguar ėndrrat ka zbuluar se djemtė dhe burrat tentojnė tė pėrdorin mė shumė fjali dhe fjalė qė tė ēojnė nė instinktet e tyre agresive apo seksuale.

    * Gjatė fazės menstruale, gratė janė mė tė kujdesshme dhe tė sakta nė pėrshkrimin e emocioneve dhe ndjenjave. Duket se kjo i detyrohet faktit qė variacioni hormonal i bėn mė tė ndjeshme ndaj shprehjes me fjalė, dhe mė perceptuese ndaj ndjenjave tė tė pandėrgjegjshmes sė tyre.

      Ora ėshtė 9/5/2024, 00:26