BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    E urrej veten, sepse jam plot defekte!!!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje E urrej veten, sepse jam plot defekte!!!

    Mesazh nga LePuRuShJa 18/2/2010, 15:33

    E urrej veten, sepse jam plot defekte!!! Images

    Asnjė grua nuk mendon se ėshtė njėqind pėr qind normale, perfekte ose pa defekte. Secila prej nesh kur ėshtė para pasqyrės mund tė gjejė mijėra defekte. Adoleshentet edhe mė shumė. Mosha e pubertetit ėshtė njė periudhė e ndėrlikuar e jetės. Trupi ndryshon shumė dhe me njė shpejtėsi tė jashtėzakonshme.

    Zėri, aroma e trupit, qimet qė fillojnė tė shumohen, cikli menstrual, gjoksi qė rritet&hellip; Vajzave u kalojnė nėpėr kokė mijėra mendime dhe nuk kanė kujt t’i drejtohen pėr tė marrė njė mendim, ose nuk dinė ta kapėrcejnė kėtė vėshtirėsi qė i shtyn tė heshtin. Pėr t’u ardhur nė ndihmė femrave qė nuk janė tė kėnaqura me trupin e tyre, sė fundmi ėshtė publikuar njė libėr “Body drama”. ėshtė njė libėr inkurajues, gjenial, qė u heq tė rejave ēdolloj dyshimi rreth trupit tė tyre. Ky libėr ėshtė mjaft edukativ e zbavitės, edhe pėr gratė nė moshė, madje autorja ua kėshillon tė gjitha femrave: atyre qė kalojnė orė tė tėra nė banjė, apo tė tjerave qė po heqin para mėnjanė pėr tė bėrė ndonjė operacion plastik, ose atyre qė mbajnė gjithmonė dietė, atyre qė nuk vishen, por mbulohen me njė copė tė madhe sikur tė ishin divane, apo atyre qė mendojnė se femrat e revistave janė njė model pėr t’u arritur.

    Libri i dedikohet totalisht trupit femėror, ėshtė plot fotografi me trupa tė vėrtetė e tė shėndetshėm, por pėrveē kėsaj ėshtė shkruar nga njė ish miss bikini Amerika pėr tė ndihmuar vajzat tė kapėrcejnė problemet dhe konfliktet me trupin. “Mendoni se vetėm sepse jam zgjedhur mbretėreshė e bukurisė nuk kam problem me trupin tim?. Gaboheni”, shkruan autorja. Mes njė reviste femėrore dhe njė manuali mjekėsor, “Trupi im”, nė Amerikė ėshtė pėrzgjedhur nė dhjetėshen e librave mė tė rėndėsishėm pėr vajzat dhe autorja ėshtė ftuar tė bėjė prezantimin e saj nė shumė transmetime televizive(mes tė cilėve dhe ajo e tė famshmes Oprah Winfrey). Pėr tė krijuar njė ide mė tė qartė mbi librin, ja disa nga tematikat e trajtuara dhe pyetjet e bėra mė shpesh, tė mbledhura falė ndihmės sė njė doktoreshe amerikane, e cila ėshtė e specializuar nė mjekėsinė pėr adoleshentėt.


    Gjoksi

    Nuk kam fare ose e kam shumė tė madh. Kur vrapoj mė bezdis. edhe pse nė moshė kaq tė vogėl, gjoksi im ėshtė i rėnė si tė isha ndonjė grua nė moshė. Pėrveē kėsaj diēka tjetėr qė mė shqetėson kur dal para pasqyrės, ėshtė se njėrin gji e kam mė tė vogėl se tjetrin. Ky ndryshim vėrehet menjėherė kur i sheh. O Zot po ēmendem! E si mund tė mė afrohen meshkujt nė kėtė gjendje qė jam?


    Vagina

    E urrej pamjen e saj. Ka forma tė ēuditshme, mė dhemb, mė bėhen pis mbathjet. edhe pse jam ende e virgjėr, ciklin e kam tė ērregullt dhe mė vijnė shumė.


    Lėkura

    Fytyra ime ėshtė e mbushur me pika tė zeza. Unė djersij mė shumė se moshataret e mia. Mė pėlqen shumė tė bėj solar. Lahem shumė shpesh, por pėrsėri mbaj erė. Mishin e kam tė qullėt. edhe &lsquo;pearcing’ qė kam vėnė nuk po mė shėrohet. Nė disa zona tė trupit lėkura ėshtė mė e nxirė se nė disa tė tjera.


    Qimet, flokėt dhe goja

    Kam qime sikur tė isha mashkull. Kur depiloj kėmbėt lėkura mė mbushet plot pika tė kuqe. Mė kanė dalė mustaqet. Flokėt mė janė djegur dhe kanė njė pamje shumė tė ēuditshme. Kafshoj thonjtė dhe shkul flokėt. Dhėmbėt i kam tė verdhė dhe ndiej qė goja ime mban aromė tė tmerrshme.


    Format

    Mė duket vetja shumė e shėndoshė. Nuk do tė jem kurrė e dobėt sa dua. Jam mbipeshė. Unė ha po aq sa edhe shoqet e mia, por jam e vetmja qė shėndoshem. Jam e shqetėsuar, sepse Trupi im sa vjen e pėrkeqėsohet. Jam e fiksuar pas paraqitjes sime.?Pėrse e urren trupin tėnd?
    Zakonisht fillojmė tė ndėrgjegjėsohemi nė periudhėn e adoleshencės. Nė kėtė periudhė nisin edhe komplekset pėr trupin tonė. Mė kalimin e viteve, imazhi qė kemi pėr trupin mbetet i rrėnjosur te ne. Shumė e shėndoshė ose shumė e dobėt: disa komente tė prindėrve ose kritika tė rėnda na fiksohen pėrgjithmonė. Ende sot, pjesa mė e madhe e adoleshentėve ka njė vizion tė paqartė pėr trupin e vet dhe nė rastet mė tė kėqija ato mund tė jetė tė pėrfshira nga “dismorfofobia” (refuzimi i paraqitjes sė jashtme). Tendenca pėr tė refuzuar trupin ėshtė tipike e femrave qė janė duke kaluar momente krize.


    Tė jesh si modele


    Nė jetėn e pėrditshme, asnjė femėr, pėrveē modeleve nuk mund t’u nėnshtrohet rregullave tė rrepta tė modės dhe imazheve tė revistave, qė tė imponojnė tė jesh e bukur dhe joshėse nė ēdo rast. Kėto imazhe tė bėjnė tė dyshosh te Trupi yt: busti, barku, kofshėt, gjoksi, vithet... por bėhet fjalė pėr njė pėlqim personal. Kėto komplekse prekin veēanėrisht femrat qė nuk arrijnė t’i pranojnė defektet e tyre, tė cilat janė shumė tė mėdha nė krahasim me ato qė propozojnė gazetat dhe televizorėt.


    Fiksimi pas pamjes fizike


    Kur je e fiksuar te njė defekt, qė nuk do tė dėshiroje ta kishe nė trupin tėnd, nuk shikon gjė tjetėr veē tij! Je e bindur se tė gjithė e vėnė re menjėherė dhe tė duket sikur tė tjerėt fillojnė tė tė vėnė lojė pas shpine pėr “anomalinė” tėnde. &lsquo;Hunda e shtrembėr’ dhe &lsquo;tė ndenjurat’ bėhen fiksimi yt, qė medoemos duhet luftuar! Mungesa e perfeksionit qė tė qarkullon nė mendje ėshtė vetėm rezultat i distancės mes imazhit tė idealizuar tė vetvetes dhe imazhit tė reflektuar nė pasqyrė, tė cilat nuk meritojnė tė merren nė konsideratė!?

    Mungesa e vetėvlerėsimit

    Refuzimi i trupit ėshtė shenjė e njė vlerėsimi tė dobėt pėr vetveten. Ndihesh gjatė gjithė kohės nė siklet, gjė e cila lidhet pak a shumė me njė pakėnaqėsi anatomike tė vetes. Nė kėtė rast duhet tė rigjesh besimin nė vetvete dhe tė mos fokusohesh vetėm te Trupi yt! Sa mė shumė vėmendje t’u kushtosh kėtyre “defekteve”, aq mė tė mėdha do tė tė duken ato. edhe top-modelet mendojnė se kanė shumė defekte. Hiqni dorė nga kjo gjė dhe vlerėsojini defektet, sepse vetėm nė kėtė mėnyrė keni pėr t’u ndier mirė nė mendje dhe me trupin tuaj.

      Ora ėshtė 17/5/2024, 12:15