BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    "E drejta e vetėvendosjes: Rasti i Kosovės", vlerė reale e ēėshtjes kombėtare

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje "E drejta e vetėvendosjes: Rasti i Kosovės", vlerė reale e ēėshtjes kombėtare

    Mesazh nga Albatros 21/2/2010, 17:52

    Libri qė autori Bytyēi, i keni dhėnė nė dorė lexuesit shqiptar, ėshtė njė vlerė reale e shtuar nė korpusin e madh bibliotekar tė trajtimit tė ēėshtjes sonė kombėtare.

    Libri i "E drejta e vetėvendosjes: Rasti i Kosovės" ėshtė ndėrtuar mbi njė bazė shumė tė pasur argumentesh bindės jo vetėm pėr tė tėrė ata qė merren me aspektin historik dhe bashkėkohor tė ēėshtjes "Kosova", por edhe pėr juristėt dhe njerėzit e tė Drejtės Ndėrkombėtare. Nė kėtė drejtim do tė thoja se nė libėr i ėshtė dhėnė vendi i merituar:

    1.- Anės juridike ndėrkombėtare dhe udhėtimit tė Kosovės, qė nga shpallja e Pavarėsisė mė 1912-n, pushtimit sllav tė saj nėn Jugosllavinė e parė Mbretėrore dhe nėn Federatėn Jugosllave dhe deri me shtypjen nga ana e Serbisė dhe regjimit tė Milosheviēit. Nė mėnyrė tė veēantė ėshtė argumentuar e drejta e Kosovės pėr tė qenė e pavarur bazuar nė argumentet juridikė tė sė Drejtės Ndėrkombėtare si ish-njėsi pėrbėrėse e Federatės Jugosllave dhe jo e asaj serbe;

    2.- Aspektit historik tė dramės shqiptare nė Kosovė: Kjo ėshtė dhėnė nė libėr me njė mori referencash dhe autorėsh mė sė shumti tė huaj dhe ku njė pjesė e madhe e tyre janė cituar pėr herė tė parė, tė cilėt vėrtetojnė pėrkatėsinė kombėtare, autoktoninė dhe tė drejtėn e shqiptarėve tė Kosovės pėr vetėvendosje. Pėr kėtė dua tė pėrshėndes autorin sidomos pėr sfidat ndaj autorėve shovinistė serbė duke hedhur poshtė argumentet e tyre antishkencorė;

    3.- Tė drejtės sė humbur tė Serbisė ndaj Kosovės pėr shkak tė ushtrimit tė dhunės sė tė gjitha formave dhe gjenocidit ndaj shqiptarėve tė Kosovės, thjesht pėr arsye etnike dhe fetare.

    4.- Krahasimit tė rastit tė Kosovės me shembuj tė tjerė tė cilėt e kishin fituar pavarėsinė, si Mali i Zi, Maqedonia, dhe natyra unike e kėtij rasti……..

    5.- Pasqyrimit nė kėtė libėr tė tė tėrė procesit tė pavarėsisė, shkallėt nė tė cilat kaloi ai qė nga pėrpjekjet pėr mbijetesė, shkollim, autonomi, republikė, rezistencė paqėsore, ndėrkombėtarizim, e deri nė rezistencėn e armatosur, ndėrhyrjen ndėrkombėtare, ndėrtimin e institucioneve demokratike tė Kosovės, pavarėsinė, njohjen ndėrkombėtare…

    Mendoj se autori ka arritur tė pasqyrojė shumė mire harmonizimin e rolit tė faktorit tė brendshėm shqiptar nė Kosovė, rezistencėn e pamposhtur tė popullatės, rolin e partive politike dhe tė UĒK – sė, me faktorin ndėrkombėtar, duke i dhėnė lexuesit tablonė realiste tė tė tėrė elementėve qė konverguan nė Pavarėsinė e Kosovės. Merita e tij qėndron ne faktin se njohja e kėsaj pavarėsie tė fituar nė kėtė mėnyrė ėshtė argumentuar dhe justifikuar nė kėtė libėr me tė drejtėn ndėrkombėtare, ē’ka pėrbėn edhe debatin e fundit tė sotshėm i cili pret njė opinion nga Gjykata Ndėrkombėtare e Hagės , kėrkuar nga serbėt dhe sponsorizuar pro dhe kundra nga dy fuqitė mė tė mėdha, ShBA dhe Rusia, si dhe aleatėt e tyre respektivė.

    Tani qė jemi nė prag tė dyvjetorit tė shpalljes sė Pavarėsisė mund tė themi se vėllezėrit tanė ia dolėn qė tė bėnin zgjedhje tė lira tė pėrgjithshme dhe lokale; tė formonin Parlamentin si Pushtet Legjislativ dhe fill mė pas edhe Qeverinė; tė strukturonin Pushtetin Lokal dhe ta ushtronin atė me anė tė tė pėrzgjedhurve; tė ndėrtonin sistemin Gjyqėsor nė tė gjitha shkallėt, qė nga ajo Komunale e deri tek ajo Supreme dhe Kushtetuese; tė ndėrtonin Sistemin e Medias sė lirė tė shkruar dhe audiovizive; tė ndėrtonin shoqėrinė civile dhe tė forconin zėrat e pavarur; tė ngrinin njė Polici tė stėrvitur mirė dhe njė Forcė Ushtarake tė standardeve tė NATO – s, t’i hapnin rrugėn privatizimit dhe ekonomisė sė tregut tė lirė; tė ndėrtonin njė politikė tė jashtme tė njė vendi tė pavarur dhe tė shtrijnė shėrbimin diplomatik nė shumė vende tė botės. Tė tėra kėto janė pasqyruar me mjeshtėri nė libėr.

    Duke pas jetuar dhe dėshmuar pėr vite tė tėra tėrė kėtė zhvillim qė nga ēlirimi deri nė shpalljen e Pavarėsisė, mund tė them se kam gjetur nė librin e Enver Bytyēit thuajse tėrė atė ēfarė kam parė dhe vėzhguar. Kjo e bėn kėtė libėr edhe mė me vlerė.

    Si njė lexues i veprave tė tjera tė z. Bytyēi e falėnderoj shumė pėr kėtė kontribut tė ēmuar nė fushėn e studimeve pėr Kosovėn dhe sidomos pėr aftėsinė pėr ta bėrė Kosovėn qendėr tė studimeve tė veta. Themeli juridik ndėrkombėtar i konstruksionit tė librit i plotėsuar me ngrehinėn historike dhe i shoqėruar me njė tis lavdie pėr Kosovėn e cila mė nė fund ka plotėsuar njė pjesė tė ėndrrės se vet, vetėm sa kanė ndriēuar tė vėrtetėn. Kjo nderon edhe autorin edhe ne miqtė e tij.

      Ora ėshtė 9/5/2024, 04:18