BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Vaksinė eksperimentale e kancerit nė tru, jetėgjatėsia nė SHBA

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Vaksinė eksperimentale e kancerit nė tru, jetėgjatėsia nė SHBA

    Mesazh nga Vizitor 9/2/2009, 04:08

    Vaksinė eksperimentale e kancerit nė tru, jetėgjatėsia nė SHBA

    --------------------------------------------------------------------------------

    Vaksinė eksperimentale e kancerit nė tru, jetėgjatėsia nė SHBA

    Vaksina e re parandalon rishfaqjen e kancerit nė tru

    Njė vaksinė e re kundėr kancerit nė tru ka filluar tė eksperimentohet nė rreth 20 spitale tė Shteteve tė Bashkuara dhe deri tani mjekėt dhe pacientėt shprehen tė kėnaqur me rezultatet e pėrdorimit tė saj. Vaksina, nė fakt parandalon rishfaqjen kėtij tumori vdekjeprurės pas heqjes me operacion. Dhe pėr shumė pacientė qė pėrpiqen me ēdo kusht tė gjėjnė njė mėnyrė shėrimi, kjo vaksinė ka ngjallur shpresa tė mėdha.
    Rajan Degrand nga Saint Luisi, jetonte ėndėrėn amerikane; i martuar, me dy fėmijė, dhe pronar i suksesshėm i njė kompanie pėr prodhimin e pajisjeve pėr lojėn e golfit. Katėr vjet mė parė, nė moshėn 32 vjeēare ai filloi tė vuante nga dhimbje tė forta tė kokės. Mjekėt e vizituan dhe gjatė njė skanimi, ata zbuluan njė tumor, nė pjesėn ballore.
    Kirurgėt e operuan dhe ia hoqėn tumorin, por jo sėmundjen qė fshihej pas tij. Rajan vuante nga njė formė vdekjeprurėse e kancerit nė tru. Kur ndodhej vetėm ai edhe qante. Frika mė e madhe ishte se po tė vdiste ēfarė do tė ndodhte me familjen e tij e kush do tė kujdesej pėr ta.
    Mjekėt i thanė familjes Degrand se me kėtė lloj tumori njeriu mund tė jetojė jo mė shumė se njė vit.
    Bashkėshorja e Rajanit, Kejt tregon se mjekėt i thanė se s’mund tė bėnin gjė pėr shėrimin e tij, pėrveē trajtimeve tė zakonėshme qė mund tė lehtėsonin dhimbjet dhe qė nuk sillnin shėrim.
    Por Rajan nuk e pranoi kėtė fat. Ai u interesua nė mbarė vendin pėr tė gjetur ndonjė trajtim eksperimental dhe pėrfundoi nė universitetin Duke, ku mjekėt po provonin njė vaksinė pėr parandalimin e rishfaqjes sė tumorėve nė tru, njėsoj si nė rastin e Rajanit.
    Qė nga ajo kohė, njė herė nė muaj, Rajan Degrand shkon me aeroplan nga Saint Luisi ku banon, pėr nė Durham tė Karolinės sė veriut pėr tė marrė vaksinėn me inxheksion. E mira tjetėr ėshtė se vaksina godet vetėm qelizat kanceroze, ēka do tė thotė se Rajan nuk ndjen asnjė efekt anėsor. E vetmja shenjė qė vihet re pas inxheksionit ėshtė njė fryrje e vogėl nė vendin e gjilpėrės.
    Doktor Sampson thotė se pacientėt qė kanė marrė kėtė vaksinė 5, 6 vjet mė parė vazhdojnė tė jetojnė. Mė parė, pacientėt me kėtė lloj tumori nė tru nuk jetonin mė shumė se njė vit. Vaksina tani po eksperimentohet nė 20 spitale nė mbarė Shtetet e Bashkuara. Eksertėt thonė se ėshtė ende herėt tė thuhet qė kjo vaksinė ėshtė kurė shėrimi, por fakti ėshtė se ajo ka ngjallur mjaft shpresa.

    Studim 40 vjeēar mbi jetėgjatėsinė nė SHBA

    Rezultatet e njė studimi qė mbėshteten nė tė dhėnat e grumbulluara nga viti 1961-2001, flasin pėr njė shtim tė jetėgjatėsisė mes amerikanėve. Por autorėt e studimit vėnė nė dukje se jo tė gjithė amerikanėt hyjnė nė kėtė kategori.
    Qė nga viti 1961 deri mė 2001 jetėgjatėsia u rrit 6 vjet pėr gratė dhe 7 vjet pėr burrat. Por studimi tregon se disa amerikanė nuk kanė pėrfituar nga ky shtim i jetėgjatėsisė. Ekspertėt pranė universitetit tė Harvardit dhe universitetit Uashington morrėn nė shqyrtim prirjet e jetėgjatėsisė nė mbarė vendin dhe vunė re se jo vetėm qė disa amerikanė nuk jetonin mė gjatė, por nė fakt jetonin mė shkurt.
    Nga viti 1983 deri mė 1999, burrat nė 11 rajone tė vendit dhe gratė nė 180 rajone ishin tė prirur pėr tė jetonin njė vit mė pak. Rajone ku jetėgjatėsia pritej tė binte ishin ato nė pjesėn jugore pėrgjatė lumit Misisipi si dhe nė rajonin e maleve Apalashe. Nė studim jepen njė numėr arsyesh pėr kėtė rėnie, pėrfshi shtimin e rasteve tė vdekjeve nga kanceri i mushkėrive, sėmundje tė zemrės, diabeti dhe sėmundje tė tjera jo infektive.
    Sipas studimit, meshkujt vdesin parakohe edhe si pasojė e krimeve me dhunė/vrasjeve dhe pėrhapjes sė virusit HIV qė shkakton sidėn. Njė tjetėr arėsye qė ofron studimi ėshtė edhe kujdesi i pamjaftueshėm shėndetėsor pėr shumė amerikanė nė zona tė varfėra dhe rekomandon pėrmirėsimin e kėtij shėrbimi.

      Ora ėshtė 2/5/2024, 04:25